• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025
në BOTA

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave. Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës – dhe të përparojnë në fushëbetejë – teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.

Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Gjatë natës së 19 korrikut, Rusia lëshoi rreth 380 dronë, raketa lundruese dhe balistike drejt dhjetëra qyteteve ukrainase, tha ushtria. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Odesa u godit, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve të emergjencës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se gjithsej gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Odesa. Në verilindje, në rajonin e Dnipropetrovskut, qyteti i Pavlohradit gjithashtu u sulmua, sipas Serhiy Lysak, kre i administratës ushtarake rajonale.

Lexo edhe:

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Në fushëbetejë, Rusia po avancon ngadalë, megjithëse në javët e fundit përparimi i saj është matur vetëm në metra. Po ashtu, po rriten shqetësimet për mundësinë e rrethimit të qytetit të Pokrovskut, pasi forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në verilindje të qytetit./REL

Etiketa: LuftaraketaRusiaTrumpukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
Para

Radhë kilometrike në Qafë Botë

TË GJITHA

Kroacia rrit pagën minimale në 1050 euro

20:32 : 29/10/2025

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com