• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Një lulishte me vlerë sociale dhe simbolike në zemër të Kukësit po betonizohet me bekimin e bashkisë në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike, në kulmin e një aksioni që pretendon se po u kthen hapësirat publike qytetarëve.

08:51 : 18/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA.

“Qëllimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për argëtim, aktivitet fizik për të gjitha grupmoshat, në një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë,” reklamoi kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj në një postim në faqen e tij në Facebook.

Por projekti i Bashkisë ka zemëruar banorët, këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen kundër planeve për betonizim.

Lexo edhe:

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

Lulishtja në zemër të Kukësit nuk është vetëm një vend pushimi, por ka edhe një vlerë simbolike. Ajo është ngritur mbi kampin e përkohshëm të strehimit për qindra familje kosovare gjatë krizës humanitare të vitit 1999.

“Në verën e vitit 1999, pas largimit të refugjatëve nga Kosova, “CARE International” financoi me një vlerë prej 350 mijë USD me kërkesën tonë për ndërtimin e lulishtes, pikërisht në vendin ku kishin qëndruar dhjetra traktorë me familje nga Kosova,” kujton Safet Sula, ish-kryetar i Bashkisë së Kukësit në vitet 1996-2000.

Dizenjimi dhe mbikëqyrja e punimeve iu besua asokohe lulishtarit të ndjerë, Mehmet Leza, i cili vendosi edhe mbjelljen e drurëve dekorativë. Sula thotë se lulishtja për asnjë arsye nuk duhet të prishet.

“Lulishtja që është thuajse e vetme, i duhet qytetarëve të Kukësit,” tha ai për BIRN.

Financimi i vitit 1999 nuk ishte i vetmi. Para të tjera të taksapaguesve u investuan në vitin 2018 si pjesë e projektit të madh qeveritar të quajtur “Rilindja Urbane”. Nga fondi prej 147 milionë lekësh për shtrimin e rrugës me gurë dekorativë dhe lyerjen e fasadave, lulishtja përfitoi një fond prej 59.5 milionë lekësh.

Aurora Guska, avokate në profesion dhe banore e zonës thotë se lulishtja është “krenaria e Kukësit” dhe nuk duhet të prishet. Edhe Artan Laçi, një tregtar në zone, e quan ndërhyrjen e fundit një lajthitje.

“Në vend që lulishtja të pasurohet dhe të kompozohet me bimë dhe lule, ajo betonizohet,” theksoi ai.

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor adreson gjithashtu kritika jo vetëm për betonizimin, por edhe për mungesën e transparencës dhe të konsultimit me komunitetin.

“Jam kundër, totalisht kundër këtij projekti, pasi prish dekorin dhe strukturën e lulishtes. Ka disa vende tjera ku mund të zhvillohej projekti, pikërisht në zona të pazhvilluara brenda lagjeve apo në sheshe të lira ku sot parkohen automjete,” tha Demalia.

“Nuk ka konsultime me grupet e interesit, qytetarët dhe shoqërinë civile. Shpërndarja e informacionit duhet të bëhej para se të fillonte investimi,” shtoi ai, duke theksuar se banorët ishin shpërfillur totalisht.

Urbanisti Andrit Shehu kujton se eksperienca me lojërat në ambiente të hapura ka qenë e hidhur.

“Pajisjet e këtyre lojërave dëmtohen për një kohë të shkurtër dhe sipërfaqja mbetet veçse një karakatinë,” tha Shehu, ish-drejtor i Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Kukës.

Një punonjës i sektorit të gjelbërimit, i cili foli në kushtet e anonimatit është gjithashtu i dëshpëruar me betonizimin.

“E kemi mbajtë me shumë vështirësi këtë lulishte, pasi dihet mungesa e ujit industrial në Kukës. Për vaditjen e saj ka financuar rreth 10 mijë USD një emigrant nga Kukësi që punon e jeton në SHBA në hapjen e një pusi, ndërsa tani i vënë kazmën barit,” tha ai.

Bashkia e Kukësit refuzoi të japë informacione shtesë për projektin e lulishtes, ndërsa deputetë të zonës dhe prefekti i zhvlerësuan shqetësimet e banorëve.

“Kryetari i Bashkisë, zoti Halilaj i ka sqaruar të gjitha përmes faqes së tij zyrtare në FB. Nuk kemi asgjë për të shtuar. Theksojnë se projekti është bërë nga zyra e urbanistikës në bashki,” tha sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Fadil Morina.

“Nuk ka asnjë problem. Është një park për fëmijë,” tha deputeti socialist, Eduard Shalsi përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp, ndërsa akuzoi këtë reporter për “interpretime të gabuara”.

Prefekti Dritan Baji tha se nuk kishte dijeni për projektin, pasi “kemi pavarësi pushtetesh”.

Ndryshe nga zyrtarët e mësipërm, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit, Albert Muja shpreh shqetësimin për mosrespektimin e procedurave, pasi projekti nuk ka kaluar përmes Këshillit.

“Çdo investim duhet të kalojë në Këshillin e Bashkisë. Është një hapësirë publike e gjelbërt që është betonizuar dhe i është dhënë një organizatë të huaj për të investuar. Shkelja ka të bëjë me lejen. Nuk kemi asnjë dokument që është financuese TIKA, apo kush është TIKA,” tha Muja, ndërsa thekson se kryetari i Bashkisë do të thirret në mbledhjen e ardhshme për të raportuar për këtë çështje.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Bashkinë e Kukësit, i cili për momentin është mjaftuar me një komunikim verbal me përfaqësuesit e bashkisë për betonizimin e lulishtes.

“Kam kërkuar informacion lidhur me këtë problem dhe përgjigja e bashkisë ka qenë për një kënd lojrash për fëmijë. Në vijim do bëjmë verifikimet e duhura dhe do procedojmë, por me sa jam informuar, punimet janë pezulluar,” i tha BIRN Besar Tota, drejtor i IKMT-së për qarkun e Kukësit./ BIRN

Etiketa: betonizimEdi Ramaikmtkukesleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Show” i mbrëmjes/ Fadromat e IKMT-së ngrenë shqiptarët nga kafenetë e stadiumit “Air Albania”

21:44 : 16/07/2025
Para

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

TË GJITHA

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com