• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania synon të kthehet në epiqendrën e prodhimit të çipeve në Evropë

10:39 : 17/07/2025
në BOTA

Qeveria gjermane dëshiron ta bëjë Gjermaninë qendrën kryesore të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Evropë. Qëllimi është të promovojë teknologjitë e së ardhmes, siç është inteligjenca artificiale.

Qeveria federale dëshiron të konsolidojë Gjermaninë si lidere evropiane në prodhimin e gjysmëpërçuesve. “Ne do të krijojmë stimuj për të rritur prodhimin e gjysmëpërçuesve, pajisjeve dhe produkteve paraprake në Gjermani me të paktën tre fabrika të reja”, thuhet në agjendën e re të teknologjisë së lartë, të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne po sjellim fabrika të reja gjysmëpërçuesish në Gjermani dhe po konsolidojmë Gjermaninë si qendrën kryesore të prodhimit të gjysëmpërçuesve në Evropë”, shton Ministria Federale e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Hapësirës në dokument. Nuk jepen hollësi të tjera. Agjenda do të miratohet nga qeveria në korrik.

TSMC ndërton një fabrikë gjysëmpërçuesish në Dresden

Mikrogjysmëpërçuesit janë të nevojshëm për tranzicionin energjetik, përkatësisht për teknologjitë e erës dhe diellit dhe automobilët elektrikë, si dhe për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Gjysmëpërçuesit janë komponentë të vegjël, por shumë bazë për shumë produkte aktuale. Gjysmëpërçuest inteligjentë dhe me efikasitet energjetik për IA do të zhvillohen dhe prodhohen kryesisht në Gjermani. Një projekt pilot i parë për një superkompjuter në automjete do të lançohet këtë vit.

Lexo edhe:

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

Tregu i punës në Evropë po ndryshon! Cilat janë profesionet më të kërkuara në vitin 2025?

Qeveria e kaluar gjermane kishte vendosur tashmë një objektiv për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin e gjysmëpërçuesve, por ndeshi në pengesë kur kompania amerikane Intel anuloi përkohësisht ndërtimin e një fabrike në Magdeburg. Kompania amerikane Wolfspeed gjithashtu shtyu ndërtimin e një fabrike të planifikuar gjysmëpërçuesish në Ensdorf, në landin e Zarës (Saarland), në tetor. Nga ana tjetër, ndërmarrja e përbashkët e Kompanisë Evropiane të Prodhimit të Gjysmëpërçuesve (ESMC), e formuar nga TSMC, Bosch dhe Infineon, po ndërton që nga vera një fabrikë gjysmëpërçuesish të teknologjisë së fundit në Dresden.

Ministrja Federale e Kërkimit Shkencor, Dorothee Bär (CSU) planifikon të nxisë kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të ardhshme si inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike, si dhe zbatimin e tyre industrial. Sipas agjencisë Reuters, aplikimet gjermane për Gigafabrikat evropiane të IA do të koordinohen me ekonominë, shkencën dhe landet federale deri në fund të vitit 2025, dhe Gigafabrikat do të jenë funksionale në vitin 2027.

Dhjetë përqind e performancës ekonomike

Të ashtuquajturat Gigafabrika janë institucione veçanërisht të fuqishme që, për shembull, u lejojnë kompanive të nxisin zhvillimin e produkteve me mbështetjen e IA. Po në vitin 2025 do të vihet për herë të parë në punë në Gjermani sateliti i parë kërkimor për komunikimet kuantike. Një “përforcues i robotikës së IA-së” do të lançohet në vitin 2026 me projekte pilot për robotë shumëfunksionalë, dhe një program i ri kërkimor mbi “inxhinierinë e softuerëve” do të lançohet në vitin 2027.

“Me një ofensivë të IA, ne duam të nxjerrim 10% të prodhimit tonë ekonomik duke u bazuar në IA deri në vitin 2030 dhe ta bëjmë atë një mjet të rëndësishëm në fushat themelore të kërkimit”, thuhet në strategjinë e teknologjisë së lartë. Gjermania dhe Evropa janë në garë për të arritur Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Pas një takimi në malin Zugspitze midis Kancelarit Friedrich Merz (CDU) dhe Kryeministrit të Bavarisë Markus Söder (CSU), të dy theksuan rëndësinë e strategjisë së teknologjisë së lartë për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, ministrja Bär nuk dëshiron të përqendrohet vetëm në zhvillim, por edhe në zbatimin ekonomik të rezultateve të kërkimit. “Studimet vlerësojnë një potencial për krijimin e vlerës së shtuar përmes IA-së midis 300 dhe 400 miliardë euro në vit në Gjermani dhe dhjetë herë më shumë se kjo shumë në të gjithë botën”, thuhet në dokument përsa u përket viteve të ardhshme. Edhe pse Gjermania po përjeton suksese në fazën fillestare të inovacionit, ajo qartësisht po mbetet prapa në komercializim.

Plan veprimi për një termocentral me fuzion
Agjenda e teknologjisë së lartë njofton gjithashtu se, deri në fund të vitit 2025, do të paraqitet një plan veprimi strategjik afatgjatë për ndërtimin e një termocentrali me fuzion në Gjermani. Për më tepër, kërkimet në teknologjitë e erës dhe diellit do të nxiten më tej, dhe Gjermania do të bëhet një “vend kryesor për inovacionin, prodhimin dhe zbatimin e akumulatorëve stacionarë të baterive”.

Prej vitit 2026, do të krijohen të ashtuquajturat “grupime kompetencash” për materialet e baterive, prodhimin e baterive dhe bateritë e këtij lloji.

Në fushën e gjeotermisë, Gjermania do të bëhet pioniere globale. Dokumenti 35-faqësh thekson se, sipas ekspertëve, tregu global për teknologjitë e energjisë së gjelbër do të rritet nga 700 miliardë dollarë në vitin 2023 në më shumë se 2 bilionë dollarë në vitin 2035.

Kërkime civile dhe ushtarake

Megjithatë, agjenda e teknologjisë së lartë përfshin gjithashtu kërkime shëndetësore, navigim hapësinor dhe integrimin e ardhshëm të kërkimeve civile dhe ushtarake.

Për më tepër, njoftohet rinovimi i flotës kërkimore gjermane, duke përfshirë kërkimet mbi klimën dhe biodiversitetin në dete. Përveç mbështetjes, financimi do të vijë nga më shumë kapital sipërmarrës dhe një fond gjerman ku bashkohen fondet publike dhe private. Shteti përmendet shprehimisht si një “klient bazë”, i cili duhet të blejë produkte të reja për t’i bërë ato të tregtueshme./DW

Etiketa: cipaEvropegjermaniaTSMC

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

20:05 : 06/08/2025
BOTA

Tregu i punës në Evropë po ndryshon! Cilat janë profesionet më të kërkuara në vitin 2025?

08:33 : 06/08/2025
BOTA

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

14:13 : 02/08/2025
BOTA

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

14:22 : 29/07/2025
BOTA

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025
Para

Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë"

TË GJITHA

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

09:44 : 07/08/2025

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:27 : 07/08/2025

DW: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

09:22 : 07/08/2025

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

08:58 : 07/08/2025

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

08:34 : 07/08/2025

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025

Korriku i këtij viti, ndër më të nxehtit! Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

08:15 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com