• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025
në RAJONI

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.

Sipas tyre, ky është një hap drejt “kërkimit të përgjegjësisë institucionale” për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë.

Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë certifikuar si deputetë më 27 mars”.

“Dje Gjykata Supreme ka nxjerr një aktgjykim ku konfirmon atë që ka thënë LDK-ja tash e disa muaj. Këtë aktgjykim e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, ku kemi dorëzuar në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij”, tha ai.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

Mustafa theksoi se nga momenti i certifikimit të deputetëve, ata nuk mund të ushtrojnë funksione në qeveri.

“Një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë detyrën në ekzekutiv dhe të jetë kryeministër në detyrë”, theksoi Mustafa.

Ndërkohë, deputeti Alban Zogaj kërkoi nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë veprime konkrete.

“Çdo vendim që është marrë pas certifikimit të zgjedhjeve është vendim i jashtëligjshëm”, tha ai.

Zogaj theksoi se kanë dorëzuar edhe një dokument shtesë, duke kërkuar hetim penal ndaj ministrave që “mbajnë dy pozita”.

“Prokuroria duhet të veprojë dhe kjo duhet të jetë sinjal që të zhbllokohet situata”, shtoi ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës kohë më parë dorëzi 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që kishte dorëzuar kallëzimet penale, kishte deklaruar se kryeministri Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.

Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët kishte argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar./REL

Etiketa: albin kurtikosoveLDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
RAJONI

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
Para

Pasi i la rrugët rrugëve, Edi Rama shkon me helikopter në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com