Një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë, në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës.
“Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç”, njofton policia.