Teona Lavrelashvili, kërkuese shkencore në Qendrën Martens, gjatë fjalës së saj në Konferencën “The Western Balkans Paradigm” kritikoi faktin që procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po personalizohet dhe po përdoret politikisht nga liderë si Edi Rama.
Lavrelashvili nënvizoi se BE nuk duhet të mbyllë sytë ndaj problematikave të thella që ekzistojnë në Shqipëri, përfshirë akuzat për manipulime zgjedhore dhe kapjen e institucioneve.
Fjala e plotë: Së pari, dua të jap mendimet e mia për atë tha z. Berisha dhe kjo lidhet edhe me politikën e zgjerimit. Ka një shqetësim dhe besoj se është shqetësues se diskutimet e zgjerimit po kthehen në problem. Dhe e kam fjalën për rastin e Edi Ramës, kur takoi komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, dhe ajo me krenari konfirmoi se Edi Rama i premtoi personalisht reforma progresive, integritet territorial, etj.
Kjo përbën shqetësim sepse zgjerimi, politika, nuk duhet të kthehen në çështje personale në Bruksel.
Ne kemi nevojë për ndjekjen e procedurave dhe qasje të bazuara në meritë, pasi kjo prek të drejtat themelore dhe integritetin që kanë problematika në Shqipëri. Nuk e kam lexuar raportin e OSBE/ODIHR, por akuzat që ndodhën me zgjedhjet janë të qarta, por në cilësinë time kam arritur të kuptoj se BE po i mbyll sytë ndaj këtyre akuzave. Shohim edhe disa fjali që dalin në rezoluta që dalin, por këto nuk mjaftojnë.
Vendet të cilat janë në procesin e anëtarësimit janë ato që duhet të kenë më shumë integritet në performancën zgjedhore.
Përsa i përket fleksibilitetit të kornizës së zgjerimit është e qartë. Kemi parë se metodologjia dhe korniza janë bërë më fleksibël në mënyrë që të merren në konsideratë elemente strategjike. Dhe kemi këtu edhe rastin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë.
Këto vende nuk mendoheshin të ishin pjesë e paketës së zgjerimit, ndërsa më pas këto diskutime u rihapën. Mendoj se korniza e zgjerimit është bërë më elastike, më fleksibël, por gjithashtu ne përdorim edhe disa elementë risie të integrimit gradual.
Jam dakord me Patrikun kur thotë se: këto nuk duhet të zëvendësojnë anëtarësimin tradicional, sepse këto parashikohen në nenin 49, sepse thuhet që ka vetëm një lloj anëtarësimi, që është anëtarësimi i plotë në BE. Sigurisht, që kemi integrimin në tregun e përbashkët, kemi marrëveshje, kemi programet e ERASMUS, etj., por anëtarësimi është një shtysë themelore për vendin, në mënyrë që ato të transformohen dhe të ecin përpara.
Unë do të tregohesha e kujdesshme që të thoja se gjeopolitika duhet të injektohet fuqishëm në zgjerim. Sepse, të përfundojmë duke pasur një zgjerim me vende të papërgatitura, dhe nuk duam vende të cilat do të sillnin më tepër probleme në BE, jo vetëm në korrupsion dhe në shtetin e së drejtës, por edhe në respektimin e të drejtave të njeriut.
Mendoj se BE ndodhet në udhëkryq: nga njëra anë, të jetë aktor gjeopolitik, t’i përgjigjet kërcënimit rus dhe jo vetëm atij, por kemi edhe ndërhyrje të tjera në rajon si Kina, apo aktorë të tjerë. BE gjithashtu duhet të ketë një ekuilibër strategjik, duhet të zbatojë objektivat e veta strategjike, por nuk duhet të harrojë se vendet kanë nevojë të përgatiten dhe të mos mbyllë sytë përpara kundërvajtjeve të përmendura jo vetëm nga OSBE, por edhe nga organizata të tjera.
Është një pyetje që vjen në momentin e duhur, sepse sa herë që dëgjojmë për lodhjen dhe zgjerimin, pyesim se çfarë mund të bëhet, cilat mund të jenë risitë për të përshpejtuar procesin.
Mendoj se integrimi gradual mund të jetë një zgjidhje integrimi në një treg të vetëm, por gjithashtu ka edhe diskutime për çështjet institucionale. Për shembull, për t’u dhënë të drejtën për të qenë pjesë të parlamentit, jo me të drejta të plota, por për të pasur statusin e vëzhguesit.
Ato vende kandidate të cilat i harmonizojnë vendimet e tyre me politikat e BE, ministrat e Punëve të Jashtme mund të ftohen për konfigurimet e këshillave për çështjet e jashtme.
Ajo që është e rëndësishme dhe që e tha edhe z.Berisha është e çështja e përgatitjes së vendeve kandidate në drejtim të shtetit të së drejtës, dhe t’i vëmë një emër gjërave, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Unë kam mbaruar studimet në një kolegj te Europës para 10 vitesh dhe tema ime kishte të bënte me Falcone dhe Borselinon, gjyqtarë që luftuan kundrejt krimit dhe padrejtësive në Itali. Ata u vranë sepse mbrojtën drejtësinë dhe mendoj se në botën e sotme, ku ne kemi edhe më tepër pasigurira dhe turbullira gjeopolitike, kompleksiteti, situata në Shqipëri, përshkruar nga z.Berisha, vështirësitë që ekzistojnë brenda vendit, nuk duhet të nënvlerësohen dhe BE duhet t;i kushtojë vëmendjen e duhur përgatitjes së popullatës shqiptare por të mbi të gjitha edhe elitës së qeverisë.
Përsa i përket risive institucionale plani i rritjes është në fakt një shpresë e madhe për BE, sepse do të sjellë një moment të rëndësishëm. Niveli i konvergjencës ekonomike të Ballkanit perëndimor është nën mesataren. Mendoj se plani i rritjes këtu duhet të shkyçë potencialin ekonomik, të hapë vende pune, të mundësojë investime dhe gjithashtu të investojë në reforma ekonomike. Pjesa tjetër më pas varet nga niveli përgatitjes së BE, kjo është detyra më e vështirë. A është gati BE? E dëgjojmë shumë koncept që ka të bëjë me kapacitetin përthithës. A mundet BE të menaxhojë 35 vende?
Është pyetje filozofike dhe pyetja është varet se kë pyet.
Po të më pyesni mua, them se, BE, po, mund të përballojë këtë numër vendesh anëtare sepse ka kapacitet.
Buxheti është përgatitur për zgjerimin dhe mund të shohim në të kostot dhe gjithashtu edhe investimet në fushën e mbrojtjes, vlera financiare në mbështetje.
Përsa i përket vendimmarrjes institucionale, të gjitha vendet anëtare të 27 mund të vendosin veton e tyre, dhe në fakt këtë veto mund ta vendosin në çfarëdolloj forme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të veçohen, dhe jo të futen patjetër të dyja te e njëjta hulli dhe të kërkohet që të vendosësh njëherësh në BE.
Konfigurimi i BE është i rëndësishëm dhe duhet të përcaktohet edhe vota e shumicës, por kjo nuk është zgjidhja e vetme, sepse kur ne kemi ndarje, përçarje në vendimmarrje, disa vende do të jenë për pro disa do të jenë kundër, por kjo do të sillte ndarje dhe përçarje të brendshme dhe BE do e kishte të vështirë t’i kapërcente.