• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “The Western Balkans Paradigm” tha se Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji.

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet.

Sipas tij këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri.

“Mendoj se viti 2030 nuk është vit realist. Kur shikon vendet, të cilat shkelin masivisht zgjedhjet, shkelin të drejtat e njeriut, po të shkosh në burgjet shqiptare, 70 përqind e të burgosurve janë në paraburgim, pra thjesht plasi aty. Po të shikosh të drejtën e pronës dhe të drejtat e tjera, janë shkelje masive e të drejtave të njeriut. Sikurse u thashë, nuk ekziston një ekonomi tregu konkurruese në këtë vend. Kemi një narko-ekonomi dhe ekonomia e oligarkëve dhe klientëve. Është thelbësore që ekonomia e tregut të bëhet konkurruese në këtë vend. Përndryshe miliarderët, sepse ata përdorin emra të rremë, do vijnë dhe do ngrenë kulla në kryeqytetet tuaja, do të blejnë influencë dhe gjithçka.

Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji. Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet. Kushtetuta, kur nuk i përshtatet vullnetit të kryeministrit, shkelet haptas. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur nuk i përshtaten vullnetit të kryeministrit, nuk respektohen. Por kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen, nuk kemi më ligj, nuk kemi më shtet të së drejtës. Respekti i plotë i ligjit, reformat duhet të zbatohen, por edhe të vlerësohen. Shqipëria ka pasur një përvojë shumë të hidhur me reformën në drejtësi.

Lexo edhe:

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

Do të lexoni dhe do të dëgjoni për suksesin e madh, që ka qenë një dështim i madh në fakt. Pse? Pas 10 vitesh, me një vakum të madh që u krijua prej vetingut apo procesit të vlerësimit, ky vend tani ka 230 mijë dosje të cilat pritet të shqyrtohen. Sipas ekspertëve do të duhen të paktën 20 vjet. Pra, asnjë shqiptar aktualisht nuk ka mundësinë të ketë një proces të drejtë ligjor. Nga ana tjetër, përveç këtyre reformave, kemi një prokurori të posaçme, pothuajse identike me kohën e diktaturës.

Pse? Sepse prokuroria e posaçme në shkelje të çdo parimi ka të drejtë të vendosë përgjime për cilido gjykatës që përdor dosjet dhe gjyqtari vendos që vendimin që do marrë do jetë siç do prokurori. Dhe kjo është publike. Kemi nevojë për një vlerësim, kemi nevojë për mbështetje sepse është bërë herezi të flasësh për këtë. Në Shqipëri ne kemi 3 udhëheqës të opozitës shqiptare të cilët janë ose në arrest shtëpie ose në paraburgim, por nuk ka asnjë fakt penal ndaj tyre, por vetëm me urdhër të kryeministrit. Prej dy javësh ajo po merret me një prokurore të re që kishte zbatuar ligjin dhe jo vullnetin e kryeministrit. Dhe tani po bëhet luftë se si ta shkarkojnë dhe ta shajnë.

Këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri. Asnjë prokuror nuk duhet të kontrollojë gjyqtarin, gjyqtari duhet të ushtrojë kontrolle të tjera. Nuk duhet të ketë konflikte interesi, sepse po të ketë, kjo nuk duhet të lejohet. Pra, viti 2030 nuk është realist për integrimin, por rruga jonë nuk mund të ndryshojë. Nuk kemi rrugë tjetër përveçse integrimit në BE të këtij rajoni. Është një rajon i mrekullueshëm me një potencial të madh dhe mund të bëhet i begatë nëse mbizotëron shteti i së drejtës,” tha Berisha.

Etiketa: Berishadiktatureprokuroria e posacmeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025
AKTUALITET

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
Para

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

TË GJITHA

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

11:24 : 18/11/2025

PD: Në seancë të mos miratohet paketa fiskale! U hoq mundësia për konsultime me grupet e interesit

11:15 : 18/11/2025

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

11:05 : 18/11/2025

Buxheti 2026/ Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit: Nuk diskutojmë pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

11:00 : 18/11/2025

Dosja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

10:59 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com