• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve "Patriot" për Ukrainën.

09:56 : 16/07/2025
në BOTA

Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi të komunikojë një sukses. “Jam vërtetë e mërzitur, që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje”, tha Kallas. Nuk u arrit të bindej Sllovakia. Në këtë mënyrë paketa e 18 e sanksioneve ndaj Rusisë dështoi në mbledhjen vendimtare. Me sanksionet e reja synohet, që Rusia të ketë më pak të ardhura se deri tani nga eksporti i naftës në vende të treta. Ishin planifikuar tavane të reja çmimesh për naftën ruse dhe ndalimi i mjeteve lundruese, që të transportojnë naftë nga Rusia me çmime më të larta ose e sigurojnë atë. Krahas Sllovakisë, sipas të dhënave të diplomatëve edhe Malta ka shprehur rezerva kundër këtyre masave. Malta druan se me pa të drejtë mund të ketë disavantazh për sipërmarrjet vendase të lundrimit, nëse ulet ndjeshëm i ashtuquajturi tavan i çmimit të naftës.

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas duke folur para mikrofonëve në konferencë shtypi, në sfond flamuj të BE-së ngjyrë blu me yje të verdhë.
E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi.Fotografi: Geert Vanden Wijngaert/AP Photo/picture alliance

Sllovakia kërkon zhdëmtim financiar

Kryeministri sllovak Robert Fico prej javësh është kundër miratimit të paketës së re të sanksioneveMe kundërshtimin e tij ai do t’i bëjë presion BE-së. Synimi i tij është tek nafta, por kërkon zhdëmtim financiar për vendin e tij, në rast se ndërpritet importi i gazit rus në Sllovaki, që mund t’i shkaktojë dëme ekonomisë së vendit.

Sinjal jo i mirë i BE-së

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kallas u përpoq ta minimizojë dëmin nga dështimi. Do të bëhen përpjekje të mëtejshme tha ajo që të bindet Sllovakia. Por kjo nuk ndryshon faktin, se BE-ja nuk paraqitet unike. Pikërisht në ditën kur presidenti i SHBA-së ndryshoi kursin, duke u shprehur për herë të parë me kritika ndaj presidentit rus Vladimir Putin, BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë rrjedhjen e parasë në arkat e luftës së Vladimir Putinit.

Kryeministri Sllovak Robert Fico duke shtrënguar duart në takim me presidentin rus Vladimir Putin. të dy veshur me kostum ngjyrë të errët dhe me këmishë të bardhë e kravatë.
Kryeministri sllovak Fico ka marrëdhënie të mira me KremlininFotografi: Gavriil GRIGOROV/Sputnik/AFP

Fico ka marrëdhënie të mira me Kremlinin

Marrëveshja në BE u pengua nga Robert Fico, kryeministri që e tregon hapur afërsinë e tij me Putinin. Në fund të vitit të kaluar ai udhëtoi për në Moskë dhe u takua me Putinin. Të dy pozuan duke demonstruar harmoni. Takimi ngjalli indinjatë jo vetëm në BE, por edhe në Ukrainë. Përmbajtja e bisedimeve nuk u bë e ditur – përveçse dihet që është biseduar për furnizimet ruse me gaz në Sllovaki.

Lexo edhe:

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Kush do t’i paguajë sistemet e SHBA-së të mbrojtjes nga ajri?

Në takimin e ministrave të Jashtëm nuk arriti të sqarohet as çështja, se kush do t’i paguajë përveç Gjermanisë, armët e mbrojtjes nga ajri të tipit “Patriot” nga SHBA, që sikurse ofroi presidenti Trump, ato duhet të blihen dhe t’i furnizohen më tej Ukrainës. “Ne e përshëndesim vendimin e Trump për të furnizuar më shumë armë”, deklaroi Kallas, “por do të dëshironim, që kostot të ndahen”. Këtë në fakt e ka përjashtuar presidenti i SHBA-së. Ai miraton eksportin, por pagesën duhet ta bëjnë partnerët e NATO-s. Deri tani vetëm Gjermania ka siguruar se do të paguajë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se do të blejë edhe dy sisteme të tjera të tipit “Patriot” nga SHBA, për të mbështetur Kievin. Më parë qeveria e kancelarit Scholz i furnizoi Ukrainës tre sisteme “Patriot”.

Kostot për këto sisteme bashkë me municionin llogariten rreth një miliard dollarë. Vendet partenre në NATO Danimarka dhe Holanda janë shprehur gjithashtu pozitivisht dhe duan të shqyrtojnë mundësitë e financimit në vend. Si Danimarka edhe Holanda parimisht qysh përpara dy vjetësh kanë lënë të kuptohet se kanë gatishmëri për pjesëmarrje në funrizimet me sistemet “Patriot”./DW

Etiketa: BERusisanksione

Lajme të lidhura

BOTA

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
BOTA

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

21:57 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
BOTA

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025
Para

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com