• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 14 korrik me parashtrimet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, por që u konvertua në shërbim prove. Ish-gjyqtarja Andrea nuk ishte e pranishme në seancë. Kolegji konstatoi se ajo nuk kishte depozituar ndonjë shkak të arsyeshëm për mospraninë e saj dhe për rrjedhojë u vendos vijimi seancës gjyqësore, kur në mënyrë të përmbledhur, prokurori Klodian Braho që përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, paraqiti shkaqet e ankimit dhe kërkimet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi se institucionet e drejtësisë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre për hetimin dhe procedimin disiplinor të magjistratëve, për gjashtë vjet radhazi nuk kishin ushtruar kompetencat e tyre për t’i hequr Andreas statusin e magjistratit dhe vendimarrja për ta shkarkuar u konsiderua si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht statusin e saj të magjistratit.

Por, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e cilësoi të gabuar arsyetimin e Komisionit. Ai vlerësoi se ushtrimi nga ana e Komisionit i kompetencës kushtetuese së kryerjes së procesit të rivlerësimit duke sjellë shkarkimin e magjistratit të dënuar, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë ardhjen e pasojës, për shkak të mosveprimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, të cilët Kushtetuta i detyron të veprojnë në rastin konkret.

Edhe prokurori Braho deklaroi të hënën se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit. Ai konstatoi se KPK ka pasur mundësinë që të verifikonte dhe të hetonte shkaqet që kanë sjellë mosveprimin e ILD-së dhe KLGj-së për të ushtruar kompetencën e tyre kushtetuese të kryerjes së hetimit dhe procedimit disiplinor me qëllim shkarkimin e Andreas. Ai kërkoi që kontrolli i vendimarrjes së KPK nga Kolegji të ushtrohet për të hetuar se cilat kanë qenë shkaqet që kanë sjellë si pasojë mosveprimin e këtyre institucioneve.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Sipas Brahos, procedura e vetingut të Andreas duhet të deklaruar e përfunduar pa një vendim përfundimtar, si në rastin kur institucionet e juridiksionit të zakonshëm disiplinor, ILD dhe KLGJ e kanë përmbushur detyrimin kushtetues duke dhënë ndaj subjektit masën disiplinore të shkarkimit, ashtu dhe nëse këto institucione vijojnë të jenë në kushtet e mosveprimit.

Trupi gjykues i Kolegjit, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe t’i kërkojë informacion KLGJ-së për statusin e ish-gjyqtares Majlinda Andrea.

Seanca e radhës u shty për më datë 21 korrik, në orën 09:30. Kolegji kërkoi që palët të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare./BIRN

Etiketa: gjyqtarekpaMajlinda Andrea

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

19:48 : 13/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
Para

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com