• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto/ Parkimet private zaptuan sheshet e pallateve në mes të Tiranës, pse Rama e Veliaj mbyllën sytë

10:00 : 14/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Fundjavën që lamë pas, fadromat e Inspektoratit Ndërtimor prishën një parkim privat mes dy pallateve, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, shumë pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në kuadër të nismës së shpallur nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e territorit.

Ajo që duhet të ishte një procedurë rutinore institucionale, në fakt është një tentativë për të mbuluar neglizhencës totale të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për të paktën dy vite.

Ky parkim, në zonën e ish-Bllokut, një prej qendrave më të populluara dhe të frekuentuara në Tiranë, është bërë shkak për një përplasje të fortë verbale, por edhe institucionale, mes banorëve të pallateve dhe një personi nga Fieri, A.P, i cili u ka deklaruar atyre se ishte pronar i tokës.

Lexo edhe:

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

Në Prill të vitit 2024, dhjetra familje të zonës i kanë bërë një peticion kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë (tashmë të arrestuar), Erion Veliaj, ku kërkonin ndërhyrjen emergjente për prishjen e këtij “parkimi privat”.

Në foto: Peticioni i banorëve (Prill 2024) për parkimin privat tek rr. “Sami Frashëri”, pranë shkollës “Petro Nini”

Sipas banorëve, parkimi privat i pengonte atyre lëvizjen e përditshme, si edhe ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës, si ambulanca, polici apo zjarrëfikëse, në rastet e nevojshme.

Banorët, madje, depozituan edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për ndërtim të paligjshëm. Por, për një vit me radhë, asnjë prej institucioneve, qeveria, bashkia dhe Prokuroria, nuk u dhanë zgjidhje problemit të tyre.

Në çdo rast, ai që prezantohej si pronari i tokës, ia kishte dalë që të bindte institucionet se zotëronte dokumentacionin përkatës për truallin.

Por, referuar ndërhyrjes më të fundit në atë parkim, duket se pronari nuk ka qenë aq në rregull me letrat ose, të paktën, ai parkim nuk përmbushte kriteret ligjore.

Banorët, e kontaktuar nga “Boldnews.al”, e konsiderojnë prishjen e parkimit dhe lirimin e hapësirës publike si një “fitore të vogël”, pasi dyshojnë se pas kësaj ndërhyrjeje në emër të paligjshmërisë, aty mund të mbijë një leje ndërtimi, e cila do t’u merrte frymën për të gjithë jetën.

Në foto: Fadromat shtetërore prishin “parkimin privat” pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë

Referuar ndërhyrjes me forcën e fadromave shtetërore, kuptohet se ky parkim pa qenë i paligjshëm. E, më tej, kuptohet se institucionet publike, sidomos ato vendore, më së paku kanë mbyllur sytë para paligjshmërisë. Për “parkimin” tek “Petro Nini”, askush nga zyrtarët nuk mund të fshihet pas padijenisë, pasi, si kryeministri, ashtu edhe kryetari i Bashkisë janë informuar nga peticioni i qytetarëve.

Ky parkim, i ngjizur në shesh-pushimet e pallatave, nuk është i vetmi në kryeqytetin shqiptar.

Ngjitur me shkollën në rindërtim, “Pjetër Budi” në Tiranë, shumë pranë gjykatës civile dhe prapa një prej rrugëve kryesore, “Myslym Shyri”, prej vitesh funksionon një parkim privat.

Administruesit e tij kanë ngritur një infrastrukturë të rregullt, me traun përkatës, me kabinë ku paguhen paratë, pra, në dukje, gjithçka brenda një normaliteti të aktivitetit tregtar. Por, ky parkim gjendet në shesh-pushimin mes dy pallateve të ndërtuara para viteve ’90 e ku jetojnë dhjetra familje.

Në foto: Parkimi privat në shesh-pushimin e pallateve, pas Gjykatës Civile të Tiranës

Është e paqartë se si është licensuar ky aktivitet privat, pasi dukshëm ai ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, e cila dikur ka shërbyer si ambjent shlodhës për banorët e zonës.

Natyrisht, edhe në këtë rast, pronari/pronarët e parkimit mund të jenë pajisur me çertifikatën e pronësisë së truallit, megjithëse duket disi absurde që autoritetet të kenë dhënë të drejtën e pronës në një ambjent të përbashkët.

Shkojmë pak më tej, brenda unazës së Tiranës. Në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, shumë pranë godinës së Prokurorisë së kryeqytetit, gjendet gjithashtu një parkim privat. Edhe ai është ndërtuar në shesh-pushimin e pallateve të ndërtuara në kohën e komunizimit.

Në foto: Parkimi privat në sheshin mes pallateve, pranë Prokurorisë së Tiranës

Parkimi me pagesë, i cili përdoret më shumë për personat që i zë halli në dyert e Prokurorisë, u ka marrë banorëve të lagjes një pjesë të konsiderueshme të zonës që mund të shërbente si ambjent çlodhës, por edhe për parkimin e mjeteve të tyre pa pagesë.

Pranë tij, në zonën e Unazës, afërsisht përballë shkollës “Harry Fulz”, gjithashtu një tjetër parkim privat shtrihet në hapësirën mes dy pallateve të ndërtuara më së paku 40 vjet më parë.

Edhe këtu, e njëjta situatë. Në hyrje të parkimit privat gjendet trau i hyrje-daljes dhe kabina e pagesës. Pra, një infrastrukturë e ngritur më së miri për ushtrimin e biznesit privat. Mjetet që akomodohen me pagesë disa-orëshe u shkojnë ngjitur dritareve dhe ballkoneve të pallateve.

Në foto: Parkimi privat në shesh-pushimin mes pallateve, në zonën e Unazës, pranë shkollës “Harry Fultz”

Banorët shpesh shprehin shqetësimin e tyre për zhurmat dhe bllokimin e hapësirës. Por, protestat e tyre janë përballur gjithnjë me reagimin “me letra në dorë” të administruesve të parkimit, të cilët duket se janë licensuar nga autoritetet përkatëse.

Këtë të dielë (13 korrik 2025), Policia e Tiranës njoftoi se ishte ndërhyrë me fadroma për prishjen e një “parkimi privat” në zonën e “Komunës së Parisit”, pranë qendrës “Kristal”, në kuadër të mbrojtjes së territorit nga paligjshmëria.

Rastet e përmendura në këtë raportim, por edhe të tjera të ngjashme, dëshmojnë se “paligjshmëria e parkimeve private” përbën një fenomen në Tiranë.

Në foto: Prishja e parkimit privat mes pallateve në rr. Komuna e Parisit (pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit)

Në këtë “paligjshmëri” endemike, deri më tani, përgjegjësia duket se po kërkohet vetëm tek subjektet private. Megjithatë, ata kanë funksionuar të pashqetësuar prej shumë vitesh, falë dokumentacionit që kanë siguruar nga autoritetet publike, sidomos ato bashkiake.

Ndaj, goditja e asaj që konsiderohet paligjshmëri vetëm tek privatët, më së paku do të ishte një pabarazi ekstreme përpara ligjit. Këto parkime kanë funksionuar ose funksionojnë ende, falë “letrave” dhe licensimit që u janë bërë nga Bashkia, kanë punuar në sytë e inspektorëve ndërtimorë, policëve bashkiakë e policëve të shtetit.

Nëse parkimet që kanë zaptuar shesh-pushimet e pallateve janë të paligjshme dhe duhen prishur, atëherë, krahas fadromave mbi subjektet private, duhet të kërcasin prangat edhe tek inspektorët e shefat të tyre, që kanë lejuar me bindje të plotë këtë situatë.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajndertime pa lejeparkime privateprivatizim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

16:42 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

20:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
Para

Ndezi zjarr në oborrin e tij por dogji 10 ha bimë, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com