• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

10:00 : 13/07/2025
në BOTA

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet misterioz duke u ndërtuar në brigjet e Kaspikut, në Rusinë sovjetike.

Ai që fillimisht u quajt “Përbindëshi i Detit Kaspik” më vonë u kuptua se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që kapërcen valët me shpejtësi të aeroplanëve luftarakë.

"Përbindëshi i Detit Kaspik" gjatë testimeve në vitet '60.
“Përbindëshi i Detit Kaspik” gjatë testimeve në vitet ’60.

Dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe projektit të ekranoplanit të atij vendi, fotografitë nga Kina sugjerojnë se Pekini tani mund të jetë duke ndërtuar diçka të ngjashme në Detin Bohai.

Anija është quajtur, joçuditërisht, “Përbindëshi i Detit Bohai”.

Një fotografi e mjetit kinez, të vërejtur së voni, që ka karakteristikat e një ekranoplani.
Një fotografi e mjetit kinez, të vërejtur së voni, që ka karakteristikat e një ekranoplani.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet.

“Kina është e njohur për vendosmërinë e saj për të financuar dhe për të testuar një mori zgjidhjesh të ndryshme teknike dhe teknologjike për problemet ushtarake”, ka thënë Bronk, hulumtues i lartë në Royal United Services Institute, duke shtuar se kinezët po i provojnë edhe dizajnët me gjasa të vogla për sukses.

“Mbase duke u bazuar në logjikën se disa, të paktën, do të rezultojnë të përdorshëm dhe të suksesshëm”, është shprehur ai.

Një ekranoplan sovjetik i llojit Lun, që përmbante gjashtë raketalëshues, gjatë testimeve në Detin Kaspik.
Një ekranoplan sovjetik i llojit Lun, që përmbante gjashtë raketalëshues, gjatë testimeve në Detin Kaspik.

Ekranoplanët ofrojnë disa përparësi në krahasim me aeroplanët dhe me anijet.

Duke fluturuar ulët, ata do të mbeteshin të padukshëm për shumicën e sistemeve të radarëve, derisa të paraqiteshin në horizont.

Me shpejtësi maksimale prej rreth 10 herë më të madhe se ajo e anijeve luftarake, një flotë ekranoplanësh në ardhje do t’ju jepte mbrojtjeve bregdetare pak kohë për të reaguar.

Ekranoplanët janë, po ashtu, të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha sesa aeroplanët e madhësisë së njëjtë.

Këto përparësi zgjuan së voni imagjinatën e inxhinierëve në Agjencinë amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA), e cila raportohet të ketë shpenzuar 22 milionë dollarë për të dizajnuar modele të një anieje fluturuese, të quajtur “Liberty Lifter”.

Programi amerikan u ndërpre para kohe, në qershorin e 2025-tës.

Një skicim i anijes lundruese amerikane "Liberty Lifter".
Një skicim i anijes lundruese amerikane “Liberty Lifter”.

Një zëdhënës i njërës nga kompanitë e përfshira në ndërtimin e modeleve i ka thënë gazetës Air Force Times se përmes programit kanë arritur “të shfaqin qëndrueshmërinë e dizajnit dhe realizueshmërinë e teknikave të reja të prodhimit”.

Por, përveç skicave të mjetit amerikan, asgjë tjetër s’është parë.

Tani, fotografitë që rrodhën nga Kina, qoftë të planifikuara apo të rastësishme, sugjerojnë se Pekini ka arritur fazën e testimit të prototipit të mjetit të saj fluturues-lundrues.

Një pamje e pjesës së pasme të "Përbindëshit të Detit Bohai" (në mes), imazhi i parë i mjetit që u publikua në rrjetet sociale kineze.
Një pamje e pjesës së pasme të “Përbindëshit të Detit Bohai” (në mes), imazhi i parë i mjetit që u publikua në rrjetet sociale kineze.

Nuk ka dëshmi konkrete se anija e vërejtur në Detin Bohai është pjesë e një projekti ushtarak, por ngjyra e saj e hirtë dhe një portë e madhe për ngarkesa i ka shtyrë ekspertët të spekulojnë se ajo mund të jetë e menduar si një lloj anije logjistike ushtarake.

“Ekranoplani mund të ndërtohet [për marinën kineze] për të bartur ngarkesa, që janë shumë të rënda edhe për aeroplanët e mëdhenj transportues ushtarakë, më shpejt sesa do t’i transportonin anijet tradicionale”, ka thënë Bronk.

“Ai mund t’i shërbejë Kinës për t’i përforcuar ishujt e vegjël të kontestuar më shpejt, me sisteme të konsiderueshme kundëranije dhe kundërajrore”.

Një ekranoplan sovjetik në brigjet e rajonit rus Dagestan, më 2024. Mjeti pritet të shërbejë si veçori kryesore e një "Parku patriotik" që po ndërtohet aktualisht afër Derbentit.
Një ekranoplan sovjetik në brigjet e rajonit rus Dagestan, më 2024. Mjeti pritet të shërbejë si veçori kryesore e një “Parku patriotik” që po ndërtohet aktualisht afër Derbentit.

Dizajnët e mëparshëm të ekranoplanit kanë çaluar për shkak të nevojës për fuqi të madhe për t’u ngritur në ajër, që mund të minimizojë shpenzimin e ulët të karburantit si rezultat i fluturimit të ulët.

Për më tepër, fluturimi pak mbi nivelin e detit i vë anijet në rrezik të lartë të goditjes nga zogjtë, krahasuar me një aeroplan që fluturon në lartësi të mëdha.

Marina e Kinës është duke u zgjeruar me shpejtësi, teksa vendi autoritar aziatik raportohet se synon të ndërtojë një flotë prej gjashtë aeroplanëve transportues luftarakë deri në vitet ’30.

Pamjet e fundit të mjeteve të pazakonta kanë rritur frikën se Pekini është duke u përgatitur aktivisht për një pushtim të mundshëm të Tajvanit./REL

Etiketa: kineSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
Para

Adrion Pajaziti debuton me Hajduk Split, flet trajneri i ekipit: Tregoi kualitet!

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com