• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Lutfi Dervishi

Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa shoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin.

Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. Ai erdhi pa zhurmë, shpenzoi, bëri foto për Instagram, video për Tiktok,  la komente pozitive në Google dhe iku i kënaqur, duke lënë pas vezën e artë: një ekonomi që rritej ngadalë, por me këmbë të sigurta.

Pronarët e lokaleve, bujtinave, shezlongëve dhe shtëpive me qira u kënaqen me vezën e artë, por s’mund të prisnin të mblidhnin vezët një e nga  një.

I donin të gjitha brenda ditës. Në çast, në moment, menjëherë, sa hap e mbyll sytë.

Lexo edhe:

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

Shqipëria destinacion turistik, por me çfarë kostoje?

Çmimet u rritën me shpejtësinë e rrenës.

Kafeja 5 euro;

Shezlongu,  më i shtrenjtë se bileta udhetimit;

Peshku i “egër”, shitet si píkturë e Rembrandit;

Birra? 5 euro në Qafe të Pazarit;

8 euro coca-cola në kalanë e Lëkursit;

Dhoma e hotelit sikur të jesh në Maldive…

“Kanë këta”

“Po një muaj punë kemi ne”.

Dhe ashtu si fshatari i paduruar i Ezopit që i çau barkun rosës për t’i marrë të gjitha vezët menjëherë, edhe këta tanët po i çajnë zemrën turizmit.

Sikur të mos mjaftojë padurimi, në mes të sezonit shfaqen fadromat si dinozaure, zjarrmohen plehrat si të jetë dita pagane e pranverës, mungon uji sikur të jesh në mes të shkretëtirës dhe…

“Sivjet shumë dobët”

“Turistë të lodhur”,

“Vijnë me buke me vete”,

“Nuk po vijnë më si dikur”.

Po, sepse turistët ikin, anulojnë prenotimet, tmerrohen kur gjejnë një gërmadhë për vileten që kishin paguar dhe paralajmërojnë njëri-tjetrin.

Sepse edhe rosat dinë të fluturojnë, dinë edhe të zemërohen, sidomos kur ndihen të mashtruara.

Dhe të mos çuditemi kur nesër nuk do të shohim as rosa, as vezë, as turistë, veç gjelin që do vazhdojë të kakarisë majë plehut!

Etiketa: cmimeFshatarilutfi dervishirosaturistiturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria destinacion turistik, por me çfarë kostoje?

22:25 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga ushqimet te qiratë/ Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë

13:42 : 08/07/2026
AKTUALITET

Ra kjo protestë e u pamë!

08:46 : 04/07/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026
Para

Turisti britanik nga Thethi: Më nxorën pa paralajmërim, pasaporta më mbeti nën rrënoja

TË GJITHA

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:13 : 15/07/2026

Rrëfehet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar

08:56 : 15/07/2026

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş