• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Porositi vrasjen e gruas/ Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

10:20 : 11/07/2025
në KRONIKE, RAJONI

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli. Në raport thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim më substanca psikoaktive ose alkool.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet

“Hajduti futi dorën në makina dhe ia bëri mamit bam”, dëshmia tronditës e djalit të Liridona Ademajt

Në konstatimet e raportit thuhet se Murseli “është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”.

“Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshitë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”, thuhet në raport.

Në dokument përshkruhet edhe statusi psikik i Murselit. Aty thuhet se ai është i vetëdijshëm, i orientuar në kohë dhe hapësirë dhe se pamja e jashtme i përgjigjet moshës së tij.

“I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet në dokument.

“I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajta. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”, thuhet tutje në dokument.

Murseli para katër javësh ishte dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.

Kërkesën për ekzaminim psikiatrik, mbrojtja e Murselit e kishte justifikuar duke thënë se klienti ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas  Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje./KOHA DITORE

Etiketa: Liridona AdemajNaim Murseli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet

13:56 : 21/04/2026
RAJONI

“Hajduti futi dorën në makina dhe ia bëri mamit bam”, dëshmia tronditës e djalit të Liridona Ademajt

15:23 : 17/04/2026
RAJONI

Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 3 të akuzuarit

11:25 : 17/04/2026
AKTUALITET

Vrasja e Liridonës/ Del në skenë edhe emri i administratorit të Aeroportit të Vlorës: Dhomën e hotelit e pagoi Valon Lluka

15:39 : 27/03/2026
KRONIKE

Dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës: Kisha marrëveshje me Murselin, në dijeni edhe Behgjet Pacolli

15:33 : 26/03/2026
KRONIKE

Porositi vrasjen e gruas/ Naim Murseli merr në dorë foton e Liridonës pas ekzekutimit me plumb në kokë

12:01 : 26/03/2026
Para

Pas shkresës në KLP, Rama vijon akuzat ndaj prokurores Gjeli

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom