• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

14:01 : 10/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën dhe shpalljen e tij fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, ku krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit të vitit të kaluar në fshatin Baltëz të Fierit.

Organi i akuzës bën me dije se shkaku i sherrit ka qenë futja e Azgan Mernicës me automjet me shpejtësi në kthesë dhe pa kontrolluar rrugën, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.

“Nga hetimi dhe gjykimi , u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri Azgan Mërnica duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo edhe:

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

Më konkretisht për Azgan Mërnicën kërkohen këto dënime:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Azgan Mërnica për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Azgan Mërnica për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Azgan Mërnica për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin. Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij. Ai u vetëdorëzua pas negociatave me Policinë, teksa fshihej në fshatin Dërmenas.

Etiketa: Azgan MernicaBurgburgim i perjetshemdenimiNevruz Cenaliaprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Greqi/ I riu shqiptar arratiset nga spitali i burgut

19:20 : 18/08/2025
AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
AKTUALITET

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

16:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

12:05 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kushte të tmerrshme”/ Avokatët e Pecorellit letër ministrit italian: Në Shqipëri po i shkelen të drejtat

09:25 : 09/08/2025
AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
Para

Çmimet e kafesë rriten pasi Trump kërcënon me tarifa 50% ndaj Brazilit

TË GJITHA

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

17:28 : 20/08/2025

Pritet përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug

17:22 : 20/08/2025

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com