• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori.

Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar problemet e gjetura në kriterin e pasurisë. Xholi këmbënguli se bashkëshorti nuk kishte pasur mjaftueshëm të ardhura për kursimet në blerjen e një apartamenti.

Ai vuri në dukje probleme në disa vite dhe arsyetoi se subjekti kishte deklarime të pasakta apo kishte dhënë argumente vetëm pas pyetjeve të ngritura në rivlerësim.

Prokurorja Laze kundërshtoi qëndrimin duke e cilësuar atë pa argumente. Ajo vuri në dukje se një pjesë e problemeve lidheshin me pasuri para martese, megjithatë arsyetoi se bashkëshorti dhe familja e tij i kishin pasur mundësitë për të kursyer shumat e përdorura në investime.

Lexo edhe:

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

Laze referoi disa detaje të çështjes. Ajo këmbënguli se disa transferta bankare, të ngrituara si problem, nuk ishin bërë prej tyre dhe se në atë kohë kishin qenë jashtë vendit.

Ajo preredoi se pasuria nuk ishte fshehur, nuk kishte probleme dhe vinte nga burime të ligjshme. Laze po ashtu këmbënguli se nuk kishte as probleme të figurës dhe etikës. Ajo kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit.

Pasi dëgjoi palët KPA vendosi të shpallë vendimin më 29 korrik.

Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin. Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizuese.

Ndërsa pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti.

Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj./ BIRN

Etiketa: Eranda Lazeermonela felajProkurorespakvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Emrat/ Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët

10:51 : 23/10/2025
AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakja socialiste e Lushnjes në SPAK për lulishten e qytetit, ia dha për shfrytëzim privatit/ Detaje

11:35 : 22/10/2025
Para

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com