• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar sërish nga një “rregull i ri”.

Metës i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar me mediat pa leje.

“Dënim i ri me Rregullore të ‘re.’ Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të ‘re’.

Juristi i IEPV ‘Jordan Misja’ më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikës ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”, shkruan Meta, sipas të cilit kjo gjë nuk ekziston në rregullore.

Lexo edhe:

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

I revoltuar, ish-presidenti nis të ironizojë autoritetet e paraburgimit duke thënë: “Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër ‘Ramaduros’. Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua”

Në fund, Meta sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se “i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pesha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve”

Reagimi i plotë nga Meta:

“Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”.

Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.
Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.

Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz criminal të fabrikuar me shpifje dhe kallzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.

“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.

Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve” shkruan Meta.

Etiketa: BurgdenimMetapalesterqelia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
BOTA

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

11:14 : 14/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025
BOTA

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Më morën vitet më të bukura”/ I riu në Pogradec dënohet padrejtësisht, gjykata zvarrit kompensimin

21:28 : 11/11/2025
BOTA

Prokuroria turke kërkon mbi 2000 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu

15:45 : 11/11/2025
Para

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

TË GJITHA

I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: U vra nga i dashuri i saj

10:18 : 15/11/2025

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

10:06 : 15/11/2025

Përplasen 2 makina në Fier, gjashtë të plagosur

09:54 : 15/11/2025

Shpërthimi me tritol në biznesin në Kamëz, pamjet nga dëmi! Pronarët: Nuk kemi konflikte

09:36 : 15/11/2025

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 39-vjeçari (EMRAT)

09:21 : 15/11/2025

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com