• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mln euro”/ Numri 2 i KPP, Kreshnik Tërnova, betejë për bllokimin e skemës abuzive Jonaid Myzyri-Alko Impeks

11:17 : 09/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pezullimi nga detyra i kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera”, ka krijuar një situatë interesante brenda institucionit më të rëndësishëm që shqyrton vlefshmërinë e tenderave publikë në Shqipëri.

Myzyri ishte në fund të mandatit të tij 5-vjeçar në krye të KPP-së dhe ishte një kandidatët kryesorë për vijimin e drejtimit të institucionit.,

Në 12 Mars 2025, Këshilli i Ministrave vlerësoi kandidaturën e Myzyrit me pikët më larta për procedurën e zgjedhjes që do të zhvillohej më pas nga Parlamenti. I dyti në radhën e kandidatëve është Kreshnik Tërnova, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Lexo edhe:

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

Në foto: Njoftimi i Këshillit të Ministrave mbi pikëzimin e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik

Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025 pezulloi përkohësisht aktivitetin e Parlamentit dhe ligjvënësit nuk arritën ta përfshinin shpejt në rendin e ditës zgjedhjen e kryetarit të ri të KPP-së, në garën që zhvillohej mes Myzyrit dhe Tërnovës.

Por, ndërkohë që Parlamenti ende nuk kishte marrë vendim për kryetarin e ri, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në 30 qershor 2025 e mori të pandehur Jonaid Myzyrin për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe njëkohësisht siguroi një vendim gjykate për pezullimin e tij nga detyra aktuale (si kryetar i KPP-së).

Në foto: Kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri, u pezullua nga detyra në 30 qershor 2025

Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se Jonaid Myzyri u mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra për shkak të shkeljeve ligjore në shqyrtimin e një procedure tenderuese, me objekt “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)”.

Megjithëse SPAK-u ka vepruar vetëm mbi një procedurë, mbi Myzyrin ka pasur shpesh akuza publike se ai ka favorizuar në mënyrë të paligjshme disa kompani, sidomos njërën prej tyre, “Alko-Impeks” të biznesmenit Arbër Abazi.

Në foto: Zv.kryetari i KPP-së, Kreshnik Tërnova

Akuzave publike ndaj Myzyrit i është bashkuar edhe Partia Demokratike në opozitë. Zyrtarët opozitarë kanë deklaruar shpesh se Jonaid Myzyri mbështet fuqishëm “Alko Impeks”-in, pasi më herët ka qenë jurist i kësaj kompanie.

“Boldnews.al” ka raportuar edhe më herët për një lidhje të dyshimtë interesash mes kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri dhe kompanisë private të Arbër Abazit.

Një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në fund të prillit 2025, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në lojë ishte një tender me vlerë 1.2 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Dibër.

Dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al” tregojnë se Myzyri sërish ka gjetur një rrugëe, e cila shkonte në favor të “Alko Impeks”.

Qëndrimi i Myzyrit është kundërshtuar nga anëtari tjetër i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për drejtimin e institucionit.

Nga një vlerësim që ka marrë “Boldnews.al” nga ekspertë të fushës mbi këtë vendim të KPP-së, arrihet në konkluzionin se Kreshnik Tërnova ka mbajtur qëndrimin korrekt dhe ligjor.

Ky nuk është rasti i vetëm kur Tërnova ka dalë kundër qëndrimeve të kryetarit. “Boldnews.al” ka konsultuar një seri vendimesh të KPP-së, në të cilat anëtari Tërnova ka treguar integritet profesional, duke tentuar të bllokojë vendimmarrjet e dyshimta të Jonaid Myzyrit.

Megjithatë, fuqia e kryetarit, por edhe vlera e votës së Myzyrit, e cila në disa raste numërohet për dy të tilla, kur nuk arrihet kuorumi, ka anuar kahun e peshores në drejtim të vullnetit të kreut të institucionit.

Tenderi i Dibrës

“Ose fiton Alko Impeks, ose anuloj të gjithë tenderin”. Duket se me këta parim ka vepruar drejtuesi i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, në 29 Prill 2025, vota e të cilit ishte vendimtare për të rikthyer nga e para një tender me vlerë 1.2 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Dibër, pas skualifikimit të kompanisë së Arbër Abazit.

Jonaid Myzyri, tashmë duket se nuk e fsheh aspak rolin e tij si “dashamirës” ndaj kompanisë “Alko Impeks”, një shoqëri në pronësi të Arbër Abazit dhe ku dikur ka qenë i punësuar si jurist, referuar të dhënave të publikuara më herët nga Partia Demokratike.

Është një lloj “skenari”, i cila përsëritet prej disa vitesh, sipas raportimeve të mëhershme nga “Boldnews.al” apo të konstatuara nga gjykatat.

Në foto: Logo e shoqërisë “Alko Impex” e Arbër Abazit

Skema është shumë e thjeshtë: KPP, nën drejtimin e Myzyrit, ose shpall fitues “Alko Impeks-in” e Abazit ose, në rastet kur nuk mund të arrijë diçka të tillë, vendos anulimin e tenderit.

Një “skenar” i tillë është zbatuar edhe në fund të muajit Prill 2025. Në shqyrtim ishte një tender për “Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Demir Gashi’, Bashkia Dibër”, me fond limit 118.3 milionë lekë të reja ose rreth 1.2 milionë euro.

Kompania “Alko Impeks” u skualifikua nga ky tender, pasi nuk plotësonte kriteret. Shoqëria e Arbër Abazit e ankimoi vendimin e Bashkisë së Dibrës në Komisionin e Prokurimit Publik.

KPP, në 29 Prill 2025, vendosi anulimin tërësor të procedurës. Ky vendim i dyshimtë u miratua nga dy prej katër anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik. Dy anëtarë, Kreshnik Tërnova dhe Anila Malaj, votuan kundër qëndrimit që mbajti kryetari. Megjithatë, vota e Jonaid Myzyri në favor të kërkesës së “Alko Impeks” për anulimin e tenderit ishte vendimtare, pasi ligji parashikon që, në rastet kur ka barazi votash, ajo që vlen më shumë është e kryetarit.

Në këtë mënyrë, Myzyri i plotësoi sërish “dëshirën” kompanisë së Arbër Abazit, i cili, nuk kishte asnjë mundësi reale të fitonte tenderin 1.2 milionë euro.

Skualifikimi i “Alko Impeks”

Në 17 Shkurt 2025, Bashkia e Dibrës shpall rezultatet paraprake të tenderit me objekt “Rikonstruksioni i shkollës Demir Gashi”, me fond limit 118.385.642 lekë të reja. Në garë marrin pjesë 8 operatorë, nga të cilët pesë skualifikohen për mosplotësim kriteresh. Në mes të të skualifikuarve ishte edhe bashkimi i operatorëve “Alko Impeks Konstruksion” dhe “Alko Impeks Genera Konstruksion”, të dyja të kontrolluara nga Arbër Abazi.

Komisioni i tenderit i Bashkisë së Dibrës konstatoi se bashkimi i kompanive të Arbër Abazit  nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e duhur për të treguar punë të ngjashme, si edhe nuk plotësonte kriteret teknike e profesionale të kërkuara në dokumentat e tenderit.

Pas këtij vendimi, “Alko Impeks” ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik, të drejtuar nga Jonaid Myzyri.

Në foto: Bashkia e Dibrës skualifikoi “Alko Impeks” nga tenderi 1.2 mln euro

Në atë ankesë, kompania kërkonte kualifikimin e saj ose, në të kundërt, anulimin e procedurës dhe rishpalljen e saj nga e para.

Në 29 Prill, KPP, me shumicë votash, pranon njërën prej kërkesave të “Alko Impeks”, e pikërisht anulimin e procedurës.

Sipas vendimit të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se shumica e KPP-së ka konstatuar se kriteret e tenderit janë të paqarta, duke cënuar parimin ligjor të transparencës. Në favor të këtij argumenti kanë votuar 2 nga 4 anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik që kanë marrë pjesë në atë mbledhje. Njëri prej tyre ishte Jonaid Myzyri, vota e të cilit është vendimtare kur anëtarët ndahen në barazim.

Në foto: Vota e Jonaid Myzyrit ishte vendimtare për ankesën e “Alko Impeks”

Dy anëtarët e tjerë, të cilët kanë votuar kundër kërkesës së ‘Alko Impeks” të Arbër Abazit, shprehen në vendim se tenderi nuk duhej anuluar.

Sipas tyre, ankesat e “Alko Impeks” për kriteret do të duhej të dorëzoheshin para se të shpalleshin rezultatet e procedurës, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vlerësimin e tyre, përsa kohë që “Alko Impeks” ka hyrë në garë pa ngritur më parë pretendime për kriteret kualifikuese të tenderit, do të thotë që i ka pranuar dhe nuk ka pasur objeksione.

Megjithatë, përtej qëndrimeve tërësisht të ndryshme mes anëtarëve, KPP, falë votës së Jonaid Myzyrit, pranoi kërkesën e “Alko Impeks” për anulimin e procedurës.

Nëse shihen më me detaje të dhënat e tenderit, duket se anulimi i procedurës ishte zgjidhja më optimale për kompaninë e Arbër Abazit.

Kërkesa e parë e “Alko Impeks” ishte kualifikimi i saj në tender. Por, në rast se do të kualifikohej, kompania sërish nuk do të shpallej fituese, pasi kishte ofertë më të lartë se dy operatorë të tjerë të kualifikuar.

Ndaj, zgjidhja më e mirë për Jonaid Myzyrin e KPP-së duket se ishte anulimi i të gjithë procedurës, me një lloj parimi të pashprehur: “Ose fiton Arbër Abazi, ose nuk fiton asnjëri!

LEXO EDHE:

Skema Jonaid Myzyri-Abazi/ KPP i jep 13 milion euro tendera “Alko Impex”

Skemë korrupsioni mes Myzyrit dhe Abazit? KPP i jep të gjithë tenderat e ankimuar “Alko Impex”

Gjykata zbulon skemën e tenderave mes Jonaid Myzyrit të KPP dhe “Alko Impeks” (Vendimi)

Etiketa: Arbër AbaziJonaid MyzyrikppKreshnik Tërnova“Alko Impeks Genera Konstruksion”“Alko Impeks Konstruksion”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025
AKTUALITET

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

12:52 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur për abuzim me tenderat, paraqitet në SPAK kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri

10:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

12:59 : 24/06/2025
Para

Rikonfirmohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

TË GJITHA

Renis Dobra u ndoq me makinë nga Burreli në Ulëz, sekuestrohen pamjet e kamerave

17:51 : 09/07/2025

Raporti i BE-së “shkund” Ramën, Nesho: Europa është ngopur me propagandën

17:46 : 09/07/2025

Tirana përforcon mesfushën, klubi njofton afrimin e pestë në merkato

17:37 : 09/07/2025

Po përgatiste sulme terroriste, arrestohet një boshnjak në Gjermani

17:36 : 09/07/2025

Veliaj u la në burg, avokatët ndërkombëtarë: Po shkelen të drejtat procedurale

17:24 : 09/07/2025

WizzAir mban peng shqiptarët, prej 2 orësh të bllokuar në avion

17:19 : 09/07/2025

CNN publikon audion ekskluzive: Trump kërcënoi Putinin me bombardimin e Moskës

17:12 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com