• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim (VIDEO)

19:56 : 09/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

“Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!” është urimi që priti kryeministrin Edi Rama në Theth, një vit më parë. Me zërin e shtruar dhe kokën ulur, vajza e veshur me kostumin tradicional të zonës së Alpeve i zgjat tabakanë ku është një bukë e gatuar nga duart e grave të fshatit.

Edi Rama, që sapo ka zbritur nga GMC e zezë për një takim me banorët thyen një copë nga buka, e ngjyen në kripë dhe e shijon i kënaqur nga pritja me motive folklori.

Në sfond duken gjithsesi badigardët e shumtë që e shoqërojnë. Gotën e rakisë ia shërben një burrë, por Rama e refuzon kategorikisht. Në sfond oshëtin mirëseardhja tradicionale e burrave me njërën dorë në vesh që paralajmëron lëvizjet e një grupi valltarësh, që nisin kërcejnë nën tingujt e çiftelive.

Filmimet më lart tregon mikpritjen që treguan malsorët e Thethit për kryeministrin Edi Rama në një takim të një viti më parë, në qershor 2024. Ramën e pritën si një burrë që kishte mbajtur fjalën e dhënë.

Lexo edhe:

Aksioni në Theth/ Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës “i fortë me të dobëtit”

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

Një muaj më parë, kur kishte vizituar Thethin për t’u folur për “Paketën e Maleve”, Rama kishte premtuar certifikata pronësie për shumë familje, që shteti nuk ua njihte pronën, problem që kishte paralizuar investimet dhe që frenonte turizmin. (VIDEO KETU)

Gjithçka dukej se po bëhej realitet një muaj më pas, kur kryeministri u kthye me çertifikatat e pronësisë në dorë për gati 200 familje. Rama i shpërndau personalisht dokumentat, duke i bindur malsorët se ishte njeri i fjalës.

“Siç ju dhashë fjalën herën e shkuar në fund të muajit, ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot këtu” u tha banorëve, të cilëve u foli për investimet e ardhshme, për turistët që do të shtohen dhe për mundësinë që kishin fëmijët e tyre të ktheheshin nga emigracioni i rëndë i Gjermanisë, Francës, Britanisë etj.

“Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa patur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa patur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë” u shpreh kryeministri.

Në takimin e dytë, pasi i bindi se ishte burrë i fjalës, u tregua akoma më i pakursyer me premtimet për zgjidhjen e problemit të pronave. Fali gjobat për ndërtimet pa leje, por edhe i justifikoi duke thënë se “nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’ju shmangur ligjit. Janë ndërtime të bëra nga nevoja, ndërkohë që në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë”.

Ndërsa fliste me priftin e zonës, të cilit i dorëzoi titullin e pronësisë mbi truallin e kishës, kryeministri u shpreh:

“Janë rreth 150 bujtina sot dhe të gjitha do të bëhen dhe jo vetëm që do të bëhen të gjitha, por do të lulëzojnë më shumë e më shumë dhe unë po ju them që për disa vite, këtu do të jetë destinacion, jo vetëm europian, jo vetëm me shumë turistë, por do të jetë një destinacion ku do të duhet të paguajnë shumë për të fjetur një natë. Do të jetë destiancion i klasit më të lartë, ai që na duhet për turistët”.

Në vitin që pasoi i la banorët të përkundeshin nën ëndrrat e zhvillimit masiv të turizmit, faljes së gjobave dhe justifikimit të ndërtimeve pa leje. Disa e zhvilluan pronën, të tjerë që panë se si u falën gjobat, i investuan paratë e tyre në bujtina të tjera. Të tjerë, përfituan nga një rrjet korrupsioni të rrënjosur në polici dhe tek inspektorët e bashkisë për të shtuar investimet dhe për të ndërtuar objekte të reja.

Megjithatë, zgjedhjet e 11 majit ikën shpejt. Rama përfitoi 83 mandate deputetësh dhe tashmë në fjalor ka termat e ligjit, ndërsa mesazhet i dërgon përmes policisë, fadromave të IKMT apo forcave speciale.

Një foto nga qendra e Thethit pranë Kullës së Ngujimit që tregonte disa shtëpiza të ngritura mbi beton paralajmëroi nisjen e një aksioni për shembjen e objekteve pa leje në fshat.

“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë” e quajti Rama që nisi edhe një debat me prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, e cila nuk kishte pranuar të niste procedim penal për këto ndërtime.

Fill pas këtij rasti, nisi aksioni masiv i IKMT. Në kulmin e sezonit veror, fadromat, të shoqëruara nga forcat e policisë mësynë në fshat për të shembur rreth 80 apo 90 bujtina dhe investime turistike të ndërtuara pa leje.

Këtë mëngjes forcat e FNSH u afruan në fshat për të vëzhguar nga larg, në pritje të një urdhëri.

Banorët bllokuan urën lidhëze në hyrje të fshatit për t’i penguar fadromat, duke u përplasur me policinë.

Thonë se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim, për të mos lejuar shembjen e objekteve dhe ngulmojnë se ndërtimet i kanë prej druri dhe me çati metalike, siç u ishte kërkuar nga autoritetet.

Por drejtuesi i aksionit të IKMT, një prej funksionarëve më të vjetër aty, Fatmir Meta u tha gazetarëve se urdhri është për prishjen e 70 apo 80 objekteve pa leje.

“Absolutisht, objektet pa leje. Do prishen objekte pa leje, rreth 70 ose 80 objekte pa leje. Ne nuk e interpretojme ligjin, ne e zbatojmë ligjin. E kemi bërë njoftimin paraprak me ditë të tëra na është premtuar që do t’i çmontojmë. Është e treta ditë që vijmë te zotëria dhe urdhëro. Janë ndërtime të reja. Nuk jam i qartë për ndërtimet kur janë ngritur. Po bëhet një batërdi, një vend një mrekulli duke ndërtuar kioska në vend ta mbrojmë këtë zonë, këtë mrekulli të zotit, në vend ta mbrojmë, të ndërtojmë me kritere dhe vetë banorët duhet të jenë për ta mbrojtur jo për ta bastarduar”.

Por banorët e shohin ndryshe situatën. Së pari, ata nuk e kuptojnë se përse shteti po i kërkon të shembin investimet e tyre në kulmin e sezonit, kur disa turistë janë detyruar të anulojnë pushimet, ndërsa të tjerë vëzhgojnë të habitur që dhjetëra policë rrethojnë bujtinat e Thethit sit ë ishin skena krimi.

“Ne donim të bëjmë një thirrje për një zgjidhje të përbashkët. Por në jo në mes të sezonit të bëni një masakër” u tha një prej protestuesve policëve që kërkonin të hynin në fshat. Ndërkohë në protestën e filmuar nga dhjetëra kamera, një protestues tjetër u shpreh: “Ky ka drejtë se i jep urdhër ai tjetri, por edhe ne kemi të drejtë të mbrojmë pasurinë tone! Se pasha zotin kam kja mbramë kur kam pa atë shembjen e bujtinave aty!”

“Hapni rrugën thotë që të më shembin shtëpinë, u shpreh një tjetër,- Po ku të rri unë kur të na shembni shtëpinë? Unë në rrugë do rri, në shi. Edhe tani në shi jam. Ju po na shtyni me dhunë. Po na prishni shtëpiat tona”.

Ndërsa shohin fadromat dhe policët u kanë rrethuar shtëpitë, të tjerët kujtojnë se ishin të njëjtët policë dhe inspektorë që merrnin ryshfet kur këto bujtina u ngritën pa leje nga shteti.

Njëri prej tyre, akuzoi direkt në sy drejtuesin e policisë gjatë protestës dhe për pasojë, policët tentuan ta arrestojnë, por pa sukses.

“Ku është Benet Beci? Ku është Edi Rama që e ka rrejt tan miletin? Ku e ke ligjin? Ligjin e keni ju! Ju keni marr lekt për me ba kto ndërtesa! Ju! Ju jeni hajdutat! Ju jeni hajdutat! Sot vini e ua shembni! Ti i pari! (Polici: Paraqitu në prokurori!) Ti i pari që vjen këtu e ua shemb! Ti zbaton ligjin? Ti zbaton leshin! Ke marrë lekt! Ke marr lekt e ke lënë me ndërtue!

Ndërkohë një tjetër protestues i moshuar kujtoi shprehjen e Edi Ramës për ata që hanë mollë e dardha pas shpinës së tij, duke thënë se për të paguar ryshfet disa nga banorët kishin marrë edhe kredi në bankë.

“Kanë kërku ofertë dhe ia kemi dhanë vetëm me pshtue. Me djersën tonë. Kanë hangër dardhat, të paktën bishtat me ia çue Edi Ramës. Tanë janë me pagesë. Kush 5 milion, e kush… Merri në bankë e paguej policinë dhe bashkisë. Pse nuk vjen Benet Beci tash? Ai me policinë e bashkisë kanë marrë kafet. Kafet te dera” u shpreh një banor i irritur i Thethit.

Të tjerë po ashtu kujtuan se si kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se mund t’i investonin paratë e tyre dhe t’i kthenin fëmijët e tyre nga jashtë për të jetuar në Theth.

“Kur erdhi Edi Rama këtu në Theth, zoti kryeministër I Shqipërisë tha hapur të gjithë ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo ide? Rinia u kthye nga jashtë. Unë s’kam dalë asnjëherë jam banor i përhershëm. Unë flakën do t’ia ve. Më mirë të më marrin shpirtin se të bëjnë ato që kanë bë. Kam qa si fëmia dje që u shemb shtëpia e njërit që është i mytur në borxh. E di se ju keni detyrën e shtetit, ju japin urdhra, po edhe ne do mbrojmë pasurinë e djersën tone” u shpreh një prej tyre.

“Ne kemi rënë në hall. Edi Rama ka qenë këtu dhe na ka rrah shpatullat, në mënyrë të veçantë rinisë. Na ka thënë thirrini edhe të rinjtë, fëmijët tuaj të investojnë. Te “Paketa e Maleve”, po ku të vijnë? Një turiste nga Ukraina më tha: Ne kështu po na e bëjnë rusët, po jo shqiptarët t’ia bëjnë shqiptarëve” u shpreh një tjetër.

Ajo që po ndodh në Theth sot përmbledh pak a shumë Shqipërinë e sotme: një vend ku të drejtat e individit nuk varen nga gjykatat, por nga humori i pushtetarit, ku investimet dhe fatet e një komuniteti nuk varen nga ligji dhe institucionet, por nga kapriçiot e kryeministrit, premtimet e të cilit vlejnë sa për një cikël elektoral.

Nëse në 2024 Rama premtoi t’ua shtonte bujtinat, t’i jepte hov turizmit në Theth dhe ta shndërronte fshatin në një mrekulli turistike, në 2025 ai ua rrëzon bujtinat, ua prish investimin me fadroma dhe nuk u lë asgjë zgjidhje tjetër veç emigracionit. Ndaj më shumë se me ligjin duket sikur banorët e Thethit po përballen me pabesinë e njeriut që sot e quan krim, atë që dje ua quante zhvillim./ Lapsi.al

Etiketa: banoretbujtinahapesira publikekorrupsionqeveriaRamathethturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksioni në Theth/ Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës “i fortë me të dobëtit”

21:09 : 09/07/2025
AKTUALITET

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

20:46 : 09/07/2025
AKTUALITET

Raporti i BE-së “shkund” Ramën, Nesho: Europa është ngopur me propagandën

17:46 : 09/07/2025
AKTUALITET

Asnjë ndihmë për bujqësinë/ Thatësira rrezikon të mbjellat, fermerët e Maliqit braktisen nga qeveria

15:47 : 09/07/2025
AKTUALITET

A mund ta mbrosh Veliajn duke i shërbyer Edi Ramës

15:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Le të më kalojë sipër fadroma”, kreu i IKMT përplaset me banorët në Theth

14:51 : 09/07/2025
Para

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

TË GJITHA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

22:13 : 09/07/2025

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

22:05 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com