• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet

11:46 : 08/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndonëse qershori është një periudhë kur në treg dalin prodhimet vendase, çmimet janë rritur me ritme më të shpejta se në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Instat raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2025 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%.

Ky është niveli më i lartë në më shumë se një vit.

Rritja është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, si dhe nga kostot e qirasë, ujit dhe energjisë.

Sipas njoftimit të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2025, arriti 119,2, kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2025 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2025, krahasuar me Maj 2025 është -0,2%.

Lexo edhe:

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,19 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,36 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,8%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,0%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7%, “Komunikimi” me 1,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Shëndeti” me 0,6%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,5%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,6%, “mish” me 4,0%, “peshk” me 2,4%, “fruta” me 1,3%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 0,9%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 0,5%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,3% secili dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%./ Monitor.al

 

Etiketa: jetesaShqiperishtrejtim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

11:01 : 21/10/2025
AKTUALITET

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

13:41 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
Para

Hapet për herë të parë gara për Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com