• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arabia Saudite kryen një numër të lartë ekzekutimesh të të huajve për krime droge

18:01 : 08/07/2025
në BOTA

Arabia Saudite ka kryer një numër të “tmerrshëm” ekzekutimesh për krime të lidhura me drogën gjatë dekadës së fundit, shumica e të cilëve janë shtetas të huaj, njofton organizata Amnesty International.

Gati 600 persona janë ekzekutuar gjatë 10 viteve të fundit për vepra që lidhen me trafik droge, ku tre të katërtat janë të huaj nga vende si Pakistan, Siria, Jemeni, Nigeria dhe Egjipti.

Pas një moratoriumi të përkohshëm midis viteve 2021 dhe 2022, ekzekutimet për këto krime kanë arritur nivele rekord, me 122 ekzekutime vetëm gjatë vitit 2024 dhe 118 të tjera deri në fund të muajit të kaluar.

Amnesty International paralajmëron për mungesë të vëmendjes ndërkombëtare ndaj proceseve gjyqësore që i quan “jashtëzakonisht të padrejta” dhe me një “mosrespekt të frikshëm për jetën njerëzore”, duke theksuar se numri i të ekzekutuarve pritet të rritet më tej.

Dana Ahmed, hulumtuese për Lindjen e Mesme pranë Amnesty-së, tha: “Po përjetojmë një trend vërtetë tmerrues, me shtetas të huaj që po ekzekutohen në një ritëm shqetësues për krime që as nuk duhej të dënoheshin me vdekje.”

Lexo edhe:

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

Organizata thekson se shumë nga të dënuarit e huaj janë “mashtuar dhe shfrytëzuar” pasi janë futur në trafik droge gjatë migrimit për punë, me premtime pagesash të ulëta që nuk justifikojnë rrezikun për dënim me vdekje.

Një rast i theksuar është ai i shtatë shtetasve etiopianë dhe një somalez, që janë në rrezik ekzekutimi për trafikimin e 153 kg kanabis, me vlerë të llogaritur në rreth 3.8 milionë dollarë. Sipas dëshmive të tyre në dokumentet gjyqësore, ata u rekrutuan me premtimin e vetëm 267 dollarëve për person.

Shumë nga të huajt në rrezik ekzekutimi kanë sfond arsimor të kufizuar dhe kushte të pafavorshme socio-ekonomike, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj shfrytëzimit dhe të paqëndrueshëm në përfaqësimin ligjor në Arabinë Saudite. Amnesty raportoi mungesë të aksesit në avokatë, mungesë ndihme konsullore dhe mungesë të interpretimit të efektshëm gjatë gjyqeve.

Në të paktën katër raste, të dënuarit kanë raportuar tortura apo trajtime të tjera çnjerëzore gjatë paraburgimit për të nxjerrë konfesionet. Shumë prej tyre nuk e dinin statusin e apelimeve apo kohën e ekzekutimit, duke mësuar vetëm një ditë para se të ekzekutoheshin.

Kristine Beckerle, zv/drejtoreshë e Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, u shpreh: “Dënimi me vdekje është ndëshkimi më i egër, çnjerëzor dhe degradues. Aleatët ndërkombëtarë të Arabisë Saudite duhet të ushtrojnë presion urgjent për të ndalur këtë valë ekzekutimesh dhe për të zbatuar detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”

Autoritetet saudite janë kontaktuar për koment, por nuk është marrë përgjigje. /Associated Press

Etiketa: Arabia Sauditeekzekutime

Lajme të lidhura

SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
BOTA

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025
BOTA

Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: Akt i papranueshëm!

20:56 : 23/06/2025
BOTA

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

22:22 : 04/06/2025
BOTA

Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën

18:59 : 02/06/2025
Para
ENISA

EULEX kërkon hetim të plotë për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com