• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

15:07 : 07/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Tirana, Tepelena, Tropoja, Mati e Berati, janë pesë bashki të cilat do të kalojnë detyrimisht në zgjedhje të pjesëshme lokale, ndonëse afatet ligjore janë kapërcyer e shkelmuar prej kohësh. Shkelësi është i njohuri urdhër-munguari kryeministër, kontrolluesi i procedurës së pushtetit në qendër e nëpër qarqe, ku prefektët, pas lajmërimeve nga këshillat bashkiakë përkatës, duhet të lajmërojnë shkresërisht vakancat, për të ecur me tej me procesin zgjedhor. Dy kryebashkiakë janë në qeli dhe arrest shtëpie, dy në hetim nga SPAK, por mandatuar si deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Bashkiakët me masë shtërnguese nga prokuroria, Këshilli i Ministrave duhej të ishin shkarkuar, për t’i zëvëndësuar me një tjetër të votuar, ashtu siç ligji parashikon.

Tirana

Eshtë gjysma e banorëve të Shqipërisë, banorët e Tiranës, të cilët nuk kanë kryetar bashkie në detyrë, prej më se pesë muajsh, nga arrestimi i Erion Veliajt nga Prokuroria e Posaçme, me 10 shkurt 2025, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, fshehjes së pasurisë, mosdeklarimeve e interesa me të tretët. Në Bashkinë e Tiranës, gjendja është më e rëndë se në çdo institucion në vend. Aty janë edhe shumë drejtorë të arrestuar për vepra të rënda penale, nga korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe grupeve të strukturuara kriminale. Rama nuk ka ende këllqe ta shkarkojë Veliajn, as Këshilli Bashkiak nuk ka pikë takati të dërgojë dokumentat e duhura. Kryeministri ka vendosur ta drejtojë vetë bashkinë më të madhe në vend, duke shkarkuar e emëruar drejtorë sipas oreksit personal, njëlloj si në Vlorë. Njësia duhej të kishte shkuar në zgjedhje së paku tre muaj më herët. Tre ditë të shkuara kreu i qeverisë, u kthye kryebashkiak në kryeqytet, duke urdhëruar daljen në terren, për të folur me njerëzit, ndonëse nuk ka folur ende me veten. Hetimet në Bashkinë e Tiranës janë për inceneratorin 430 milionë euro, drejtorët e Veliajt të skemës 5D, shembja e Teatrit Kombëtar, e të tjera, si Eco Tirana, e ndërtimeve me Ndrangheta, e pemëmbjelljeve, si dhe shumë tendera rrugësh. Të pandehurit do të duhet të shkojnë në zgjedhje, për të marrë besimin si mjeshtra të vjedhjes e korrupsionit.

Tropoja

Lexo edhe:

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

Gjendja e dërrmimit ligjor për mosbërjen e zgjedhjeve vendore në Tropojë është më rëndë se askund tjetër. Qyteti është pa kryebashkiak në detyrë, nga shtatori vitit 2024, kur Struktura e Posaçme kërkoi dhe Gjykata e cila mori masën arrest shtëpie për kryetarin Rexhë Byberaj dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, për akuzat e shpërdorimit të detyrës e shkatërrimit të pronës, duke qenë të pandehur zyrtarisht. Hetimi flet për një dëm afër 2.8 milionë euro. Ndërkohë ende pas nëntë muajsh të vendimeve të drejtësisë, gjendja e qeverisjes së bashkisë, është paligjshmëri ekstreme, sepse ashtu drejton mazhoranca nga qelitë dhe arrestimet. Ustallarët mendojnë se me moslargime të pensionistëve nga zyrat, apo ndoshta ripunësime të atyre të kaluar në moshën e duhur ligjore, do të përpiqen të shkepin diku vota në garën e ardhshme.

Mati, Tepelena, Berati

Tre ish-bashkiakët e Matit, Tepelenës e Beratit, përkatësisht Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo, u dorëhoqën pasi kandiduan për deputetë të Partisë Socialistë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Të tre fituan dhe sot janë parlamentarë të mazhorancës me nisjen e sesionit në shtator. Malaj dhe Peçi kanë histori të nisura e të pambaruara me Strukturën e Posaçme. Dosjet e tyre në prokurori janë për çështje jo të pakta. Malaj është thirrur nga prokurorët dhe dosjet do të presin të përballen në Gjykatë, ku gjatë rrugës mund të ketë vendime të tjera, duke sjellë situata të reja ligjore. Në bashki, janë edhe shumë tendera, pjesë e kallëzimeve të bëra, të cilat do të jenë pjesë e hetimit. Ndërsa ish-bashkiaku i Tepelenës ka një afërsi më të re me hetimet. Pak ditë pas zgjedhjeve ku mori mandatin e deputetit, Struktura e Posaçme ka sekuestruar disa dosje për tendera në Bashkinë e Tepelenës, në vlerën mbi 60 milionë euro, ku dyshimet e akuzës janë për abuzime me fondet publike. Nëse Prokuroria do të provojë dyshimet për përfshirjet e dy ish të zgjedhurve vendorë Mat dhe Tepelenë, atëherë ndaj tyre do të ketë kërkesa për heqje të imuniteteve në Kuvend. Ndërsa në Berat nga zgjedhja e Ervin Demos deputet, mbetet hapësira e ribërjes së zgjedhjeve. Në të katër bashkitë ku vjeshta mund të sjellë zgjedhje vendore, historitë me SPAK-un janë aty si dëshmi se si kanë qeverisur paraardhësit dhe forca e tyre politike. Një fotokopje e zverdhur e qeverisë e cila ka thuajse gjithë ministrat në qeli, në arrest, të pandehur e në hetim. Ai është kandidat e kryetar vetë ndaj mban mandatet pa zgjedhje. PD dhe opozita kanë gjithnjë përballë korrupsionin, si kandidatë për tu mundur.

Etiketa: bashkiBasir ÇollakukandidatRamaVendoret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fryrja e administratës/ Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit dhe ulin investimet

08:05 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Rama gënjen dhe mashtron”/ Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

21:40 : 14/07/2025
AKTUALITET

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025
Para

38 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, teksa bisedimet për armëpushim hyjnë në fazën vendimtare

TË GJITHA

FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, vëllezërit Bushgjoka me precedentë të mëparshëm penal

09:19 : 16/07/2025

Merret sot vendimi i rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:15 : 16/07/2025

“Matrix” vjen në SPAK/ Pas “Sky”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

09:03 : 16/07/2025

Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

09:01 : 16/07/2025

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

08:54 : 16/07/2025

Psikologia: Nënat shqiptare duhet t’iu blejnë prezervativ vajzave dhe t’ua japin t’i mbajnë me vete

08:52 : 16/07/2025

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë/ PAMJE

08:36 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com