• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi/ Jo vetëm vendasit, Shqipëria braktiset edhe nga emigrantët e “botës së tretë”

18:11 : 07/07/2025
në AKTUALITET

Shqipëria ka pësuar një shpopullim masiv gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku pjesa më e madhe e të larguarve janë rinia, ata që konsiderohen edhe si “truri” i një kombi.

Tashmë që “rrëmbeu” edhe mandatin e katërt, duket se për kryeministrin Edi Rama kjo nuk përbën problem dhe ndoshta ky është qëllimi i tij, shpopullimi i vendit.

Shqipëria nuk është më në listën e dëshirave as nga emigrantët e vendeve të “botës së tretë”. Azilkërkuesit po pakësohen, aplikantët për shtetësi gjithashtu. Edhe të huajt po ikin – pa u ndalur.

Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar.

Lexo edhe:

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

Koka: Salianji në burg prej drejtësisë së manipuluar, Veliaj simbol i korrupsionit në Tiranë

Pjesa më e madhe  tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani.

“Kemi disa faktorë. Së pari, Shqipëria nuk është më pjesë e rrugëve prioritare të emigrimit. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e të huajve dhe perceptimi për pasiguri politike, administrative apo ekonomike, ka ndikuar ndjeshëm”, shprehet Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit.

Në vitet e fundit, pasaporta shqiptare ishte bërë një alternativë për shumë qytetarë nga vende të treta, për arsye praktike, kulturore apo thjesht për të pasur një dokument shtesë për lëvizje më të lirë. Por ky trend ka ndryshuar.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të huajve që aplikojnë për shtetësinë shqiptare është në rënie – jo vetëm përmes martesës apo qëndrimit të zgjatur, por edhe për kategori të veçanta si investitorët apo ish-shtetasit shqiptarë që kërkonin riatdhesim. Numri i tyre në vetëm 919 nga 1 mijë e 382 në 2023-shin.

“Arsyet janë të shumta: nga mungesa e incentivave konkrete, te klima politike, vonesat procedurale apo edhe mungesa e promovimit institucional për tërheqjen e të huajve. Në një kohë kur disa vende të rajonit ofrojnë modele të qarta për tërheqjen e diasporës apo profesionistëve të huaj, Shqipëria duket se ka mbetur pa një strategji të qartë edhe në këtë drejtim”, thekson Xhaho.

Vitin e shkuar, kryesisht në jug-lindje të vendit, Sarandë e Korçë u kapën 1 mijë e 540 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin tregojnë e në raport me vitin 2023, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka rënë me 77 për qind.

Ndonëse në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si “vend trazit.”

“Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. ata duan të ikin në Perëndim. aty e kanë destinacionin e synuar. Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, shton ajo.

Emigrantët, kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria dhe të tjera shtete të varfra ekonomikisht apo në konflikte, hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë. Më pas, përpiqen që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar në “Perëndim”. (grafik harta) Që nga 2016-a e deri në fundin e fitit të shkuar në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit të vendit janë kapur gati 70 mijë emigrantë të parregullt. / A2 CNN

Etiketa: braktisjeemigrantlargimRamashpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025
AKTUALITET

Koka: Salianji në burg prej drejtësisë së manipuluar, Veliaj simbol i korrupsionit në Tiranë

22:08 : 08/07/2025
AKTUALITET

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

18:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kërcënimet e Ramës/ Qytetarët në Lungomare paralajmërojnë mbylljen e bizneseve

17:02 : 08/07/2025
AKTUALITET

I kërcënoi me shkarkime/ Rama mbërrin në bashkinë e Fierit (VIDEO)

16:14 : 08/07/2025
AKTUALITET

Rama “harron” se ka 12 vite në pushtet: E papranueshme që Vlora të jetë pa ujë nga paaftësia!

15:17 : 08/07/2025
Para

Rama nuk ndalet: “Kabinat e kriminelit” në Theth do i marrë shteti

TË GJITHA

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

23:06 : 08/07/2025

Rivalët e Shkëndijës në Champions s’kanë fanella, shënojnë numrin me stilolaps (Video)

22:56 : 08/07/2025

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

22:55 : 08/07/2025

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

22:39 : 08/07/2025

Zyrtare/ Ardian Ismajli mbetet në Serie A, firmos kontratë dy vjeçare me Torinon

22:26 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com