• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet Ramës: Vendimi për rastin në Theth, në përputhje me ligjin

17:20 : 07/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi prokuroren Elsa Gjeli për mosveprim lidhur me ndërtimin e një kompleksi pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Në një reagim zyrtar, Prokuroria sqaron se vendimi për mosfillimin e procedimit penal, i marrë më 30 maj 2025 nga prokurorja Gjeli, është bazuar në nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se hetimi penal nuk mund të nisë nëse fakti i referuar nuk përbën vepër penale ose kur fakti “nuk ekziston”.

Sipas Prokurorisë, strukturat e konstatuara nga Policia në Theth kanë qenë kontenierë të përkohshëm pa themele, të vendosur mbi pllaka guri, dhe nuk përmbushin kriteret ligjore për t’u cilësuar si objekte ndërtimi sipas ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Prokuroria thekson se vendimi i marrë është akt ligjor dhe jo vullnet personal, i mbështetur në analizën juridike të fakteve dhe provave të administruara. “Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin të veprojë vetëm në përputhje me ligjin dhe të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm, përfshirë edhe deklaratat politike,” thuhet në reagim.

Institucioni shton se çdo përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e prokurorit, qoftë përmes deklaratave publike apo presionit politik, cënon ndarjen e pushteteve dhe dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Lexo edhe:

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

Deklarata e kryeministrit
Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi ashpër ndaj prokurores Elsa Gjeli, duke e akuzuar se ka refuzuar të hetojë një ndërtim të paligjshëm në zemër të Parkut Kombëtar të Thethit.

Sipas Ramës, bëhet fjalë për një “krim të shumëfishtë mjedisor”, që është lënë pa ndëshkim, dhe që sipas tij, ka sjellë kosto shtesë për shtetin dhe taksapaguesit, për shkak të ndërhyrjes së IKMT-së dhe institucioneve të tjera për prishjen e strukturave.

Kryeministri pyeti publikisht “çfarë borxhi kanë qytetarët ndaj prokurores Gjeli” dhe vuri në dyshim vendimin për mosveprim, duke e cilësuar si një refuzim për të zbatuar ligjin.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, mungesa e elementëve të veprës penale dhe analizimi i legjislacionit në fuqi nuk kanë lënë hapësirë për ndjekje penale, duke bërë që çështja të mbyllet me vendimin për mosfillim të procedimit.

Etiketa: Edi RamaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

09:35 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

18:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
Para

BIRN: Banorët e Suçit "pushtojnë" bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

TË GJITHA

FOTO/ Më të afërt se kurrë, Sara Hoxha dhe Erik Fullani kapen “mat” në bregdet

10:13 : 16/07/2025

Shiste doza kanabisi në Korçë, arrestohet 21-vjeçari. E pëson edhe klienti i tij

10:08 : 16/07/2025

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

09:56 : 16/07/2025

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025

Aksident në Skërficë – Sarandë, makina përmbyset në mes të rrugës

09:44 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com