• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

14:06 : 07/07/2025
në RAJONI

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja prej mbi 118%, ka shkaktuar shqetësime të thella te organizatat ekonomike dhe bizneset vendore.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin, duke theksuar se situata aktuale nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendor dhe identitetit ekonomik të Kosovës.

“Ky zhvillim është rezultat i heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe, vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës pa as një kushte në tetor të vitit të kaluar, nën trysninë e faktorit serbë dhe ndërkombëtar. Pasojat tashmë janë të dukshme: produktet “Made in Kosovo” po zëvendësohen nga ato serbe në rafte, në tregje e në tryezat tona. Kjo situatë nuk është vetëm çështje tregu – është çështje dinjiteti dhe vetëvendosjeje”, thuhet në deklaratën e AKB-së.

Sipas AKB-së, kjo situatë është pasojë direkte e heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe në tetor të vitit të kaluar, që sipas tyre vendimi u mor pa kushte nga Qeveria e Kosovës nën presionin e faktorëve ndërkombëtarë dhe serbë.

“Një ekonomi që lejon dominimin e një shteti që ende nuk e njeh pavarësinë tonë, është një ekonomi që rrezikon të bjerë në varësi të një strukture tregtare pa reciprocitet dhe pa kritere të qarta mbrojtëse. Ironikisht, ata që dikur protestonin kundër “maunave serbe” dhe kundër tregtisë së lirë me shtetin që e mohon Republikën e Kosovës, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave”.

Lexo edhe:

Sorensen në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve e prokurorëve serbë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon urgjentisht ndërgjegjësim qytetar dhe institucional për të mbrojtur prodhimin vendor. Ajo bën thirrje për konsumimin e produkteve vendore dhe për një strategji ekonomike që promovon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës.

“Duhet të zgjedhim midis një tregu të lirë dhe një shteti të lirë. Nuk mund të kemi të dyja nëse nuk vendosim rregulla të barabarta dhe vullnet për t’i zbatuar ato’.

Dhoma e Tregtisë kërkon reagim urgjent

Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për krizën e thelluar që po godet sektorin minerar dhe shumë sektorë të tjerë, si rezultat i bllokadave institucionale dhe mungesës së vullnetit për zgjidhje të shpejtë.

Sipas Dhomës, zvarritja në themelimin e Zyrës për Menaxhimin e Pronës Publike pranë Zyrës së Kryeministrit dhe, së fundmi, mosgatishmëria e Ministrisë së Bujqësisë për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ për Qiranë e Pyjeve dhe Tokës Pyjore, po pengojnë vazhdimin e licencave për dhjetëra kompani, duke paralizuar sektorin minerar.

DhTIK thekson se vonesat institucionale janë duke prodhuar pasoja të rënda: bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa vende pune, buxheti i shtetit po humb miliona euro dhe importi i materialeve bazë po rritet ndjeshëm, duke dëmtuar industrinë vendore.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Dhoma ka kërkuar takim urgjent me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Kryeministrin në detyrë, mirëpo deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare.

“Të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë përmasat e krizës: në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, importi i zhavorrit nga Serbia dhe Maqedonia ka arritur mbi 676 mijë euro, krahasuar me 430 mijë euro për të gjithë vitin 2024 – një rritje që tregon për mungesën e reagimit institucional dhe nevojën për veprim urgjent”.

Dhoma paralajmëron se nëse nuk merren masa të menjëhershme, pasojat do të jenë edhe më të mëdha dhe të parikuperueshme për ekonominë vendore.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar rreth raportimeve për rritje të importit 100 për qind nga Serbia.

Murati u shpreh se këto raportime janë lajme të rreme, derisa publikoi një grafik të importit nga Serbia përgjatë viteve dhe muajve.

“Çfarë thonë lajmet e rreme? – Importi nga Serbia rritet 100% (Pa treguar fare periudhën krahasuese, apo kontekstin kohor e rrethanor). Qysh në të vërtetë është importi nga Serbia”, ka shkruar Murati.

Shifrat e Doganës: Rritje drastike e importit nga Serbia

Kosova ka tejkaluar dyfishimin e importit të produkteve me origjinë serbe në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës, Kosova nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti ka importuar mallra në vlerë 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për qind) më shumë se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar që ishin 42 milionë euro.

Dogana e Kosovës ka treguar se 12.7 milionë euro ka rënë vlera e eksportit të mallrave të Kosovës gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, vlera e importit është rritur afro 380 milionë euro nga janari deri në maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2024.

Referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, në muajt janar-maj 2025, vlera e eksportit nga Kosova është mbi 356 milionë euro, derisa në këtë periudhë të vitit të kaluar ishte rreth 369 milionë euro. Derisa diferenca në këto shifra kalon shifrën prej 12 milionë euro.

Në anën tjetër, vlera e importit në pesëmujorin e parë të këtij viti është mbi 2 miliardë e 760 milionë euro, derisa në janar-maj 2024, kjo shifër ishte mbi 2 miliardë e 380 milionë euro.

Etiketa: kosoveprodukteserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Sorensen në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve e prokurorëve serbë

20:23 : 24/07/2026
RAJONI

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:23 : 24/07/2026
RAJONI

Institucionet e Kosovës në ngërç, Haxhiu: Kuvendi i ri mblidhet më 6 gusht

12:00 : 24/07/2026
Lajmet e Dites

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026
RAJONI

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026
AKTUALITET

Dyshohet se hynë ilegalisht nga Shqipëria, ndalohen dy somaleze në Kosovë

12:43 : 23/07/2026
Para

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş