• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja kush jane 17 kandidatët për 6 shefa komisariati në Tiranë dhe rrethe

15:57 : 06/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë të Policisë, të cilët kanë marrë minimumi 70 pikë në procedurat paraprake, janë në tavolinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në garë janë vendet vakanta të Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe Himarë, pas dorëheqjes së ish-drejtuesve, drejtuesi i komisariati i Cërrikut, pas daljes në pension të ish-shefit të tij, si edhe tre komisariate kufitare, ai i Rinasit, Dibrës dhe Sarandës, të cilët përfshihen për herë të parë në konkurs.

Mes emrave të kualifikuar është Idriz Daullja, i cili aktualisht, mban postin e zv.drejtorit të Policisë së Tiranës.

Në listën e kandidatëve për shefa komisariati mbi 70 pikë është edhe kryekomisari Përparim Dema, i cili është prej disa vitesh në krye të Komisariatit të Rinasit.

Lexo edhe:

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

Në listën e kandidatëve të kualifikuar spikat emri i oficerit Ferit Merkaj, i cili është me gradën më të ulët, nënkomisar. Megjithëse ligji e lejon kandidimin për shef komisariati edhe të punonjësve me këtë gradë të ulët, gjithësesi një emërim i mundshëm i tij para oficerëve me gradë komisar e kryekomisar mund të krijonte një shije të hidhur në sistemin e karrierës në Policinë e Shtetit.

Thuajse në të njëjtën situatë është edhe oficeri tjetër i kualifikuar, Ermal Gjoka, i cili vetëm së fundmi ka kaluar nga nënkomisar në gradën e komisarit.

Ndërkohë, të kualifikuar për garën për 6 vende vakante, janë edhe disa oficerë, të cilët janë shpallur fitues edhe në procedura të mëparshme, por nuk kanë qenë në listën e emërimeve të kryepolicit Ilir Proda.

Në listën e kualifikuarve gjendet emri i komisar Elvid Shehu, i cili aktualisht është i komanduar në drejtimin e Komisariatit të Sarandës. Shehu ka mbajtur postin e shefit të Postës së Pikës së Qafë Botës dhe u caktua përkohësisht në Sarandë, pasi ish-drejtuesi i mëparshëm, Elvis Dervishi, u shkarkua, në një vijim të një hetimi penal.

Kryekomisari Bledar Rreshka ka mbajtur postin e shefit të komisariatit nr.3 në Tiranë, deri në momentin kur, në tetor 2024, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë zhvilloi për herë të parë konkursin për emërimin e drejtuesve të komisariateve, bazuar në ligjin e ri. Rreshka u kualifikua edhe në atë konkurs, megjithatë nuk arriti të merrte emërimin.

Gjithashtu, tjetër emër që kualifikohet për herë të dytë në konkursin për shef komisariati është kryekomisar Oltjon Agolli, i cili ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Komisariatit të Sarandës.

Komisare Edjona Dano është e vetmja përfaqësuese e gjinisë femërore në listën e të kualifikuarve për pozicionin e Shefit të Komisariatit. Ajo punon aktualisht si Shefe e sektorit kundër dhunës në familje në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një tjetër emër që është shpallur fitues për herë të dytë në garën e hapur nga Drejtoria e Policisë është kryekomisari Artur Mersini. Aktualisht, Mersini është specialist në Sektorin e Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më parë ka mbajtur pozicionet e Shefit të Komisariatit në Has.

Kryekomisar Behar Gançi, gjithashtu në listën e të kualifikuarve, punon prej vitesh si ekspert në Policinë Shkencore.

Emrat e tjerë që janë kualifikuar për 6 vendet vakante për shef Komisariati janë edhe: Faik Ruko, Ermal Gjoka, Florian Dano, Kliton Zharri, Pllumb Kovacica, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, dhe Feliks Hoda.

Më poshtë është lista me 17 oficerët që kanë marrë se 70 pikë e më shumë në konkursin e shpallur nga Policia e Shtetit për plotësimin e 6 vendeve vakante si Shefa Komisariati:

  1. Kryekomisar Idris Daulle – 74 pikë
  2. Kryekomisar Përparim Dema – 73 pikë
  3. Kryekomisar Faik Ruko – 72 pikë
  4. Komisar Ermal Gjoka – 72 pikë
  5. Komisar Elvid Shehu – 72 pikë
  6. Kryekomisar Florian Dano – 72 pikë
  7. Nënkomisar Ferit Merkaj – 71 pikë
  8. Komisar Kliton Zharri – 71 pikë
  9. Kryekomisar Artur Mersini – 70 pikë
  10. Komisar Behar Gançi – 70 pikë
  11. Kryekomisar Oltjon Agolli – 70 pikë
  12. Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70 pikë
  13. Kryekomisar Bledar Rreshka – 70 pikë
  14. Kryekomisar Ardjan Çela – 70 pikë
  15. Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70 pikë
  16. Komisar Edjona Dano – 70 pikë
  17. Komisar Feliks Hoda – 70 pikë
Etiketa: Ermal GjokaFerit Merkajfiktivegarailir prodakomisariatepoliciarinasshefaTirane

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025
AKTUALITET

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025
BOTA

Masa të reja franceze: Rrjeta dhe jet-ski për ndalimin e varkave emigrante

14:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Goditi me sende të forta në kokë një person, procedohet 64-vjeçari

14:05 : 06/07/2025
AKTUALITET

Greqi, 12 të ndaluar pas një konflikti të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë

13:45 : 06/07/2025
Para

“150 euro, mos bërtit që mos të të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganierët kërkonin ryshfet

TË GJITHA

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025

Putin në samitin e BRICS: Sistemi unipolar i përket së kaluarës

21:35 : 06/07/2025

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com