• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender 1 mln euro/ E quan “Fake news”, por Arlinda Pogaj konfirmon të dhënat e “Boldnews.al”

11:41 : 05/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Me një lëvizje emocionale, por gjithësesi të pakuptimtë, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara (OBP) ka vendosur të rikonfirmojë të dhënat e publikuara nga “Boldnews.al” për një tender për blerje gomash, me fond limit 1 milionë euro, megjithëse këtë qëndrim e ka emërtuar si “përgënjeshtrim”.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se OBP ka shpallur rezultatet për procedurën e prokurimit publik, me objekt “Blerje goma për automjete-Loti I”, me fond limit 105.430.899 lekë të reja.

Raportimi shoqërohet me dokumentat zyrtare të publikuara nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, një strukturë qeveritare nën drejtimin ekzekutiv të Arlinda Pogaj.

Artikulli theksonte se “sipas dokumentave zyrtare, fituesi paraprak i kësaj procedure është shoqëria “Tires-R”, e cila nuk ka paraqitur ofertën më të ulët. Kompania “Tires-R” është në pronësi të biznesmenes Blerta Nika, e cila rezulton paralelisht edhe administratore në shoqërinë “RA-MI” shpk, e përfshirë në skandalin e blerjes abuzive të një zjarrëfikëseje për Bashkinë e Durrësit, me vlerë 7 milionë lekë të reja”.

Lexo edhe:

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Faksimile e artikullit të publikuar në “Boldnews.al” për tenderin e gomave

Pas publikimit të artikullit, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara ka bërë një reagim publik në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, “Facebook”, me titull: “Reagim zyrtar ndaj artikullit të publikuar në portalin “Boldnews.al” për procedurën e prokurimit me objekt: “loti 1 – blerje goma për automjete” (nr. reference: ref-46801-05-02-2025)”.

Në këtë reagim, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara shprehet se procedura ishte transparente, ka pasur pjesëmarrje të disa operatorëve ekonomikë dhe se “bashkimi i operatorëve X…Y, ndonëse me ofertën më të ulët, është skualifikuar për mospërmbushje të dy kritereve të detyrueshme”.

Më tej, Operatori thotë se “Operatori “Tires-R” sh.p.k, i shpallur fitues paraprak, ka paraqitur ofertën prej 79,073,200 lekë (pa TVSH), që përbën një ulje prej 24.99% ndaj fondit limit. Kjo ulje përkthehet në një kursim real prej 26,357,699.3 lekë për buxhetin e shtetit….”.

Postimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në “Facebook”

Pra, është një situatë, në të cilën “Boldnews.al” thotë se në tenderin me fond limit 1 milionë euro është shpallur fituar paraprak kompania që nuk ka paraqitur ofertën më të ulët dhe, nga ana tjetër, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara e pranon se shoqëria fituese nuk ka dhënë ofertën më të ulët.

Në këto kushte, është tërësisht e paqartë se cila është pjesa që Operatori i Blerjeve të Përqëndruara vlerëson si abuzive dhe e titullon “fake news”, kur dokumentat zyrtarë, por edhe vetë “përgënjeshtrimi” i tij pranojnë të dhënat e raportimit nga “Boldnews.al”.

Kompania fituese e tenderit me fond 1 mln euro wshtw “Tires-R”, nw pronwsi tw Blerta Nika. Kjo e fundit rezulton ende formalisht si administratore nw shoqwrinw ‘RA-MI” shpk.

Në tetor të vitit 2021, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), u arrestuan disa zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, si edhe përfaqësues të disa shoqërive private, të akuzuar për “Shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas atij hetimi të SPAK-ut, zyrtarët dhe përfaqësuesit e kompanive private kishin abuzuar me një tender në vlerë 7 milionë lekë të reja për blerjen e një zjarrëfikëseje për nevojat e Shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit në bashkinë e qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit të shpërndarë në atë kohë nga SPAK-u, rezulton se u miratuan masa sigurimi nga gjykata dhe u arrestuan zyrtarët Adriatik Velaj, Muhamet Likazhi, Artan Taho, Patriot Beqaraj, Indrit Matmuja dhe Gjergj Metkola.

Po ashtu, u caktuan “detyrim paraqitje për për Elona Rami, pronare e “R& R Group”; masa “arrest shtëpie” për Lulzime Rami, përfaqësuese e “Klosi R-Company”, si edhe “arrest në burg” për Albion Bushi, pronar i “RA-MI Company” shpk.

Administratore e kompanisë së fundit në radhë, “RA-MI” shpk ishte në atë kohë dhe vijon të jetë ende zyrtarisht Blerta Nika, e cila aktualisht zotëron “Tires-R” shpk dhe që u shpall së fundmi fituese e tenderit me fond 1 milionë euro të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara.

LEXO EDHE:

Arlinda Pogaj i jep 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefe” e skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

 

Etiketa: Arlinda Pogajblerje gomashfake newskorrupsionOperatori i Blerjeve të Përqëndruaraqeveriate dhenattender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve”/ Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro

18:50 : 17/10/2025
Para

U jepet lamtumira e fundit, Diogo Jota e Andre Silva prehen në qytetin e tyre të lindjes

TË GJITHA

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com