• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema mashtruese/ Lihen në burg drejtuesit e “Bankers”, nuk ndryshon masa as për 7 punonjësit

18:35 : 05/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas një seance maratonë që zgjati mbi 8 orë, Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për CEO-n aktual të kompanisë Bankers, shtetasin kinez Hong Ping Xiao, si dhe për ish-CEO-n Leonidha Çobo.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Gladiola Bregu, e cila konfirmoi gjithashtu masat e sigurisë edhe për shtatë zyrtarë të tjerë të kompanisë, pjesë e sektorit Financiar dhe të departamentit Juridik.

Në sallën e gjyqit, të pandehurit janë shprehur se janë të pafajshëm duke mos pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria e Fierit.

Në mbrojtjen e tij, Çobo përmendi se ndaj tij ishte zhvilluar një hetim i mëparshëm nga Prokuroria e Fierit për periudhën kur drejtonte Bankers, hetim që u pushua me kërkesë të vetë prokurorisë dhe u konfirmua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.

Lexo edhe:

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

Avokati i Çobos, Maksim Sota, theksoi se çështjet që lidhen me të ardhurat e kompanisë janë trajtuar më parë në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris dhe se klienti i tij po përballet padrejtësisht me akuza që i dëmtojnë imazhin.

Fghjfghjghj

Ndërkohë, 5 kinezë vijojnë të jenë në kërkim.

Akuzat

Prokuroria e Fierit akuzon drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Bankers se i kanë shkaktuar Shqipërisë humbje në miliona euro dhe kanë përdorur mashtrimin me TVSH-në.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum dhe drejtuesit e saj ishin përgjegjës për shmangie të detyrimeve në “miliona euro”.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet”, njoftonte prokuroria.

Sipas akuzës, kompania kishte eksportuar dhe shitur 532 miliardë lekë naftë apo rreth 5 miliardë euro, por kishte deklaruar humbje në shumën 11 miliardë lekë apo rreth 110 milionë euro përgjatë gjithë periudhës.

Prokuroria e mori indicien nga një hetim i Drejtorisë së Hetimit Tatimor, sipas së cilës kjo humbje vjen për shkak se kompania ka “rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese”.

Bankers Petroleum është themeluar në vitin 2004 si një kompani e vogël e regjistruar në bursë, ndërsa ajo u fuqizua me shpejtësi përgjatë viteve në vijim pasi mori me koncesion shfrytëzimin e burimeve të naftës në Patos – Marinzë, e cila është burimi më i madh i prodhimit të naftës në Shqipëri.

Kompania nënshkroi një kontratë hidrokarbure me qeverinë shqiptare në vitin 2004, në bazë të së cilës, fitonte të drejtën për të shfrytëzuar burimin e naftës Patos-Marinzë. Kontrata parashikonte që Bankers duhej të investonte për të rritur prodhimin e naftës dhe duhej t’i paguante qeverisë shqiptare 50 për qind normë fitimi pasi të shlyente investimet fillestare. Në vitin 2016 aksionet e kompanisë u shitën te një grup i ri investitorësh.

LEXO EDHE:

Dokumentet/ Behar Çukaj i “Bolv Oil” pjesë e skemës së vjedhjes në Bankers me fatura fiktive

Kuçedra Bankers/ Si u rrëmbyen 4 miliardë € nga nafta e Patos Marinzës pa asnjë lek tatim fitimi për shtetin

Etiketa: Bankers PetroleumHong Ping XiaoLeonidha Çobo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit. SPAK vihet në lëvizje

12:36 : 22/05/2026
AKTUALITET

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

09:40 : 16/05/2026
AKTUALITET

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

09:07 : 18/04/2026
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Apeli i GJKKO-së heq sekuestron për llogaritë bankare të Ardit Keros

15:56 : 12/02/2026
AKTUALITET

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë

10:50 : 10/02/2026
AKTUALITET

Bankers Petroleum zhduku 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

17:40 : 05/02/2026
Para

Krim mjedisor në Fushë Arrëz! Kompania 'Ber Alb' shkarkon mbetjet industriale në lumin Fan

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom