• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga data 1 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) operon pa kryetar, pas largimit të Jonaid Myzyrit nga detyra me urdhër të SPAK. Por e reja më e bujshme vjen nga vendimi i vetë KPP-së për të mos u tërhequr përballë një prej “teka-ve” më të shtrenjta të Bashkisë Tiranë, të firmosura nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani: një tender 465 milionë lekë për mobilimin e zyrave bashkiake.

Vendimi i marrë në mbledhjen e datës 1 korrik është një rast i rrallë kur KPP nuk i bindet verbërisht direktivave të Bashkisë së Tiranës. Ky institucion, prej vitesh i nëpërkëmbur dhe i përdorur si noteri i tenderëve të Erion Veliajt, këtë herë vendosi të mos e lejojë heqjen e pezullimit të një tenderi që është denoncuar për kritere diskriminuese dhe procedura të fryra përtej çdo logjike financiare.

Testimi jashtë vendit dhe faturat marramendëse për një karrige

Lexo edhe:

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

Një nga kushtet më absurde të këtij tenderi është kërkesa për testim ndërkombëtar të mobilieve, një proces që nuk mund të realizohet në Shqipëri, pasi në vend nuk ka asnjë laborator të certifikuar për testimin e mobilieve. Sipas përllogaritjeve, vetëm kontraktimi dhe realizimi i këtij testi jashtë shtetit kërkon mbi 10 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja për përmbushjen e kësaj kërkese është minimalisht 3-4 muaj.

Më datë 26 mars 2025, Bashkia Tiranë njofton se ka zbatuar vendimin. Komisioni i Prokurimit Publik pasi e verifikoi sistemin e prokurimeve elektronike, konstatoi se Bashkia ka hartuar dhe publikuar shtojcën, e cila nuk është në përputhje me vendimin e datës 16 qershor 2025 të KPP.

Pra, për një poltron rrotullues, qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë më shumë se sa një rrogë mesatare vjetore, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të hyjnë në kosto laboratorike dhe transporti të pajustifikuara, vetëm për të qenë të kualifikuar në këtë garë.

“Shkelje e barazisë së tenderit” Denoncimi i Klama shpk

Në një ankesë të bërë nga kompania Klame shpk, theksohet se kriteret e vendosura nga Bashkia Tiranë janë jo vetëm të ekzagjeruara, por edhe të dyshimta nga pikëpamja ligjore. Nëse një kompani ka pasur mundësi të realizojë testime paraprakisht sipas specifikimeve, atëherë lind dyshimi i fortë se këto specifikime janë shpërndarë paraprakisht në mënyrë të paligjshme – një shkelje flagrante e barazisë në tender, e dënueshme nga Kodi Penal.

Vendimi i KPP: Kriteret janë të ekzagjeruara

Në datën 16 qershor 2025, KPP pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi Bashkinë e Tiranës të rishikojë dokumentet e tenderit. Por, si gjithmonë, bashkia zgjodhi manovrën: pretendoi se ka zbatuar vendimin duke publikuar një shtojcë, e cila në fakt nuk përputhet me vendimin e KPP-së. Pra, në vend që të rregullojë shkeljen, Bashkia Tiranë e rikonfirmoi atë.

Në sfond, SPAK dhe hija e një tjetër hetimi

Kjo është vetëm një nga shumë procedura që kanë ngjallur interesin e opinionit publik dhe dyshime të forta të SPAK për mënyrën se si drejtohet Bashkia Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt. Emri i Anuela Ristanit është përmendur disa herë në denoncime publike dhe hetime të nisura, ndërsa vetë tenderi për mobilje luksi është tashmë në radarët e institucioneve ligjzbatuese./Publik.al

Etiketa: Anuela Ristanibashkia tiranekppmobilje luksipoltron rrotulluestender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
Para

Turqi/ 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen për korrupsion

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com