• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

12:41 : 05/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar me një deklaratë për mediat, duke e cilësuar dosjen “Partizani” si shembullin më flagrant të “standardeve të dyfishta” dhe “kapjes së drejtësisë” nga regjimi që ajo e quan “Ramaduro”.

Vangjeli akuzoi SPAK-un për veprime politike kundër opozitës, duke përmendur arrestimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha, i cili sipas saj është mbajtur në arrest për 333 ditë “pa asnjë provë ligjore”.

Ajo shtoi se edhe profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, ndodhet në arrest prej 551 ditësh, vetëm pse “ndërtoi mbi pronën e kthyer ligjërisht” dhe kontribuoi për komunitetin përmes investimeve në infrastrukturë dhe arsim.

PD akuzon drejtësinë për heshtje të qëllimshme përballë rolit të Edi Ramës në të njëjtën dosje. “Edi Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, ndërsa ndaj tij nuk ka asnjë hetim”, u shpreh Vangjeli.

Deklarata e Genta Vangjelit:

Lexo edhe:

Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur nga regjimi ‘Ramaduro’, e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të KM Edi Rama.

SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, për çfarë…

Sepse, ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik.

Nga ana tjetër, drejtësia me regji:

• Mbyll sytë ndaj firmës së Edi Ramës të përsëritur 8 herë në dosjen ‘Partizani’, ndërsa Berisha nuk ka asnjë…

• Hesht për faktin që 4100 m2 tokë e dhuruar për gjimnaz publik po shfrytëzohet sot si biznes privat nga Carlo Bollino me bekimin e Edi Ramës dhe 4 VKM-ve të tij;

• Nuk heton ‘investimet strategjike’ me të cilat Rama ka ndarë Shqipërinë si pronë personale të trashëguar;

• Nuk reagon ndaj inceneratorit që nuk ekziston dhe vijon të vjelë paratë e shqiptarëve;

• Mbyll sytë për aferën McGonigal;

• Hesht për 34 mijë m2 tokë bregdetare në emër të familjarëve të KM në Gjirin e Gjipesë;

• Nuk reagon as për provat e dokumentuara me zë e figurë për farsën zgjedhore të 11 Majit.

Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i z. Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin.

Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike.

Drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Etiketa: dosja partizaniEdi RamaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

11:20 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama fotografohet në Spanjë, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal në ‘Bernabéu’

21:51 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
Para

Drejtorët e Ballukut “vjedhin” shqiptarët, qytetari: Abuzim! Më erdhi 500 mijë fatura e energjisë për majin

TË GJITHA

Superliga/ Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

17:07 : 05/10/2025

FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina

16:56 : 05/10/2025

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025

“Armë ke?”/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video)

16:17 : 05/10/2025

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio: Bisedimet për paqe në Gaza nuk nënkuptojnë ende fundin e luftës!

15:54 : 05/10/2025

Detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol

15:44 : 05/10/2025

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

15:39 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com