• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

10:41 : 04/07/2025
në RAJONI

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë.

Ishte sikur ato rastet kur realizohet një ëndërr pas një kohe, por që nuk i ngjan atij përjetimit fillestar. Për dikë mund të ketë qenë edhe zhgjëndërr.

Aktgjykimi parasheh 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe pasojat e mundshme, nëse nuk finalizohet procesi deri atëherë.

Tentime për konstituimin e Kuvendit ka pasur prej 15 prillit, por seancave prej 2-3 minutash nuk po u shihet fundi.

Lexo edhe:

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Në këtë situatë, kur secila palë insiston se ka të drejtë dhe se faji është te tabori tjetër, nuk ka mbetur shumë përveçse të zbërthejmë se si do të dukej një zgjidhje ideale për të ecur përpara.

E theksojmë: ideale, pasi në politikë një plus një duket se asnjëherë nuk bëjnë dy.

Natyrisht që secili e ka bindjen dhe vizionin e vet se çfarë do t’i jepte fund krizës, por për Vullnet Bugaqkun, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), çelësi është te kompromisi mes partive politike.

Ai vlerëson se detyrimet më të mëdha në këtë drejtim i ka Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si ftuesja e më së shumti votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Ideale do të ishte që LVV-ja të hiqte dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, dhe të gjente një kandidaturë më unifikuese, që do të ishte lehtë e pranueshme për pjesën tjetër. Zgjidhja më e lehtë dhe më e thjeshtë do të ishte kjo”, shprehet Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Për LVV-në, ky opsion është i papranueshëm, pasi anëtarë të saj besojnë se pikërisht pozita e të parit ua ofron komoditetin e vendimmarrjes.

Pas një takimi me përfaqësues të partive politike, më 28 qershor, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, tha se i ka shtruar në tavolinë dy kompromise: i pari, kandidatura e Haxhiut të tërhiqet nëse ajo nuk i merr votat e nevojshme përmes një votimi të fshehtë, dhe i dyti, partitë t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në një komision për votim të fshehtë, në mënyrë që ai të rrëzohet, më pas, me votë.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nënvizuar qartë që seanca konstituive e ka rendin e ditës të paracaktuar, dhe në njëfarë forme Gjykata e sqaroi që kryesuesi i seancës nuk mundet të propozojë pika të reja në rend dite, qoftë të formimit të ndonjë komisioni, qoftë të zhvillimit të ndonjë mënyre tjetër të votimit”, vlerëson Bugaqku.

Për partitë e mëdha shqiptare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kurti vazhdon të jetë i betonuar në idetë e tij fillestare. Ndryshimin e mënyrës së votimit, ato e konsiderojnë jokushtetues, ndërsa Haxhiun e përshkruajnë si figurë përçarëse.

“Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë”

Opsioni i dytë për Bugaqkun është që Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë, dhe që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ose partitë tjera, të kërkojnë sqarime nëse nuk do të respektohet afati kohor.

Ai kujton se deri më tani ekzistojnë së paku dy raste kur Gjykata ka nxjerrë vendime në formë të sqarimit të aktgjykimeve të veta: njëri për vendimin e vitit 2010, lidhur me logon e Komunës së Prizrenit, dhe tjetri më 2011, kur Jakup Krasniqi – atëbotë kryekuvendar – kërkoi nga Gjykata ta interpretonte zgjedhjen e Behgjet Pacollit president shteti.

Selia e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.
Selia e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Dritëro Arifi, politolog nga Prishtina, beson se presidentja Osmani po vonohet duke mos dërguar në Kushtetuese kërkesë për sqarimin e afateve kohore dhe të aspekteve procedurale, në mënyrë që procesi të ecë përpara.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dhe se çështja është vetëm kur do të bien dakord partitë për datën e tyre – para apo pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Osmani i takoi më 2 korrik krerët e partive më të mëdha politike, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, por rezultat të dukshëm nuk pati.

Partia Demokratike e Kosovës tha të enjten pasdite se i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese t’i vlerësojë, siç tha, “shkeljet” në seancën konstituive.

Më 30 qershor, 52 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta konstituojnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se bllokada po e cenon rendin demokratik.

Deri në gjetjen e “formulës magjike” do të vazhdojmë t’i shohim deputetët duke fajësuar njëri-tjetrin çdo 48 orë…/REL

Etiketa: kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
Para

EMRAT/ Kush janë 21 drejtuesit që dorëzuan dorëheqjen pas urdhrit të Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com