• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasje e ashpër në gjyq/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla

12:31 : 04/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Seanca e fundit gjyqësore në procesin ndaj Erjon Alibej ka zbuluar detaje të reja për komunikimet e tij me eksponentë të krimit të organizuar dhe për planifikimet e atentateve ndaj figurave të njohura.

Në sallën e gjyqit nuk munguan tensionet, ku dëshmia e Alibejt u shoqërua me ndërhyrje dhe replika të forta nga Plarent Dervishaj, duke detyruar gjykatën të ndërhyjë dhe ta largojë këtë të fundit nga salla.

Në dëshminë e tij, Alibej tregoi: “Komunikimi në fillim u bë në EnchroChat. Plarenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe ‘Rrumi i Shijakut’ dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thoshte pse? U çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte t’u fuste në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin ‘prokurori Ndoja’. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me ‘Rrumin’. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ja thosha, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentit. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish-kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ia çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjyqtastët e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi komunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thoshte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thoshte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, ‘Rrumi.’”

Në këtë moment, Plarent Dervishaj e ndërpreu duke e pyetur: “Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndojës? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?”

Lexo edhe:

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

Alibej u përgjigj: “Duke e ditur që nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjirin e Lalzit. Duke ditur që ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë pse ai donte ta vriste.”

Dervishaj vijoi me një tjetër pyetje provokuese: “Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë, në orë dhe në personat që përmend. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për të vrarë Franc Çopjan me vëllanë?”

Alibej replikoi shkurt: “Kolegët e tu të punës?”

Në këtë pikë, Dervishaj iu kthye me fjalë të ashpra: “Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroj çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”

Gjykata ndërhyri duke thënë: “Nuk pranohet pyetja.”

Etiketa: Erjon AlibejPlarent Dervishaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

11:09 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Sërish përplasje në seancën e sotme në GJKKO

12:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Kisha akses në TIMS”, Alibej: Altin Qato ishte drejt zbardhjes së masakrës së Bradasheshit, por e larguan

17:05 : 29/05/2025
Para

Elbasani "mbytet"nga tymi toksik, qytetarët protestojnë: Prokuroria të nisë hetimet!

TË GJITHA

Apartamente të kthyera në fole prost*tucioni në Durrës, arrestohet organizatori

12:05 : 27/09/2025

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

11:58 : 27/09/2025

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160

11:50 : 27/09/2025

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025

Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve dhe i shkaktoi mln lekë dëm shtetit, dërgohet në gjyq ish-drejtoresha e Kadastrës

11:35 : 27/09/2025

1000 euro viza të falsifikuara për në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

11:24 : 27/09/2025

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

11:16 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com