• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE
Suel Çela dhe SPAK

Suel Çela dhe SPAK

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka reaguar pas njoftimit të SPAK dhe autoriteteve italiane për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.

Në një komunikim telefonik me gazetaren e News 24, Klodiana Lala, Çela mohoi kategorikisht që pasuritë të kenë lidhje me aktivitet kriminal, duke deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij 34 vite më parë dhe se çdo pasuri që zotëron është e ligjshme.

“Pasuritë në Itali janë hetuar më parë dhe unë disponoj tre vendime gjykate që provojnë ligjshmërinë e tyre”, u shpreh Çela.

Ai reagoi gjithashtu ashpër ndaj mediave, duke i akuzuar se po “i nxijnë jetën” me lajme të pavërteta dhe sulme të vazhdueshme publike.

“Do ta ndjek betejën ligjore deri në fund. Do të bëj publike të gjitha dokumentet që provojnë se pasuria ime është e ndërtuar me punë të ndershme”, tha më tej Çela.

Lexo edhe:

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

Ditën e sotme SPAK bëri me dije se ka sekuestruar në Verona të Italisë më shumë se 4 milion euro pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan. Më konkretisht janë sekuestruar:

  • Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)
  • Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)
  • Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)
  • Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

“Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Sekuestrimi u bë me vendim të Gjykatës së Veronës si masë preventive, në kuadër të hetimeve që vijojnë.

Aktiviteti kriminal i Çelës e ka zanafillën  gati dy dekada më parë në Itali. Ai u dënua për herë të parë në moshën 17 vjeçare nga Gjykata e Torinos në vitin 2005, pasi u kap me 510 gram kokainë. Çela u shpall sërish në kërkim në vitin 2007 nga Gjykata e Livornos për shkelje të legjislacionit mbi lëndët narkotike dhe u dënua në vitin 2013 me 4 vjet e 7 muaj burg si dhe 26 mijë euro gjobë.

Në Shqipëri, Suel Çela është skeduar nga policia që prej vitit 2013, por nuk është dënuar nga drejtësia.

Aktualisht ndaj Çelës ka të paktën dy urdhër arreste; i pari i lëshuar në maj 2022 pas hetimeve dhe dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani dhe i dyti në nëntor 2024, i bazuar në komunikimet në SKY EÇ mes tij dhe 20 anëtarëve të tjerë të dyshuar të organizatës, gjithashtu nën akuzë.

Suel Çela akuzohet për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Etiketa: babaipasuriPetrit Çelasekuestrimsekuestroispaksuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

22:27 : 30/08/2025
AKTUALITET

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

20:30 : 30/08/2025
Para

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 3 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/09/2025

Tare dhe Allegri sjell ndryshim radikal te Milani, vetëm 9 lojtarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar

22:48 : 02/09/2025

Tutori shqiptar i dënuar për p*ostitucion, prej 4 vitesh i lirë në Britani

22:42 : 02/09/2025

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

22:35 : 02/09/2025

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

22:20 : 02/09/2025

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025

Dosja/ Si e v*au kryeplaku Piro Prronin në mes të parcelës me d*ogë në Shkodër

21:55 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com