• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

11:50 : 03/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesë në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Organi i akuzës thotë se u lëshuan 14 masa sigurimi ku 9 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’.

Sipas Prokurorisë, kompania nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë. Pavarësisht këtij aktiviteti të lartë ekonomik, “Bankers” ka deklaruar humbje për 20 vite radhazi, duke shmangur kështu detyrimet tatimore.

Nga 2004 deri në 2024 deklaruan 11.7 miliardë lekë humbje, ndërsa dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro.

Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Lexo edhe:

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e familjes “Hyka” në Fier

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.”, thotë prokuroria.

Etiketa: arrestimeBankersFierprokuroriaprokuroria e fierit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e familjes “Hyka” në Fier

13:37 : 05/11/2025
AKTUALITET

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

16:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025
AKTUALITET

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025
AKTUALITET

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025
Para

Kryemadhi sulmon Blushin: Largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia

TË GJITHA

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

09:19 : 08/11/2025

Ushtria amerikane godet një anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge

08:58 : 08/11/2025

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025

Këmbimi valutor 8 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:19 : 08/11/2025

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com