• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

17:36 : 01/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dy trafikantë droge të një grupi kriminal në Zvicër.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji, i cili dyshohet se ka qenë kreu i grupit dhe është marrë i pandehur për veprat penale:

  • “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode,
  • “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit,
  • “Falsifikim i dokumenteve”, (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),
  • “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, (sa i përket pasaportës kosovare),
  • “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Po ashtu, edhe shtetasi Erjon Loci, i cili është marrë i pandehur për veprat penale:

  • “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode,
  • “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes,

Në total, grupit kriminal ku ata bënin pjesë u janë sekuestruar rreth 1.4 ton kokainë, heroinë dhe marijuanë, si dhe rreth 10 mijë tableta eksztazi. SPAK bën me dije se ky grup krimiminal është goditur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

Gjatë viteve 2018-2024, SPAK thotë se ky grup kriminal ka importuar drejt Zvicrës sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

Lexo edhe:

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

Itali/ Dy shqiptarët kapen me kokainë dhe hashash, u sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro

“Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Raportohet se si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),
  • 345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),
  • 1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)
  • 2 kg marihuanë
  • 10´000 tableta ecstasy
  • 2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak
  • një orë femrash “Rolex”,
  • një orë e markës “HUBLOT”,
  • dy pajisje regjistruese,
  • 2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),
  • karta bankare,
  • gjashtë telefona celularë

SPAK thotë se me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

Etiketa: drogeErjon LociGëzim BakalliheroinekokaineShkembim Cërmanjizvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për trafik kokaine rikthehet në Itali, arrestohet sërish nga policia

17:40 : 28/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Dy shqiptarët kapen me kokainë dhe hashash, u sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro

15:27 : 28/09/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 27 kg kokainë në makinë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

12:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

09:25 : 28/09/2025
AKTUALITET

U arrestua si “koka” e bandës/ Fatjon Prendi mik me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

21:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025
Para

"Eco-Elb" e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com