• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim

21:16 : 30/06/2025
në BOTA

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 67 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, duke kryer sulme ajrore në pjesë të ndryshme të territorit palestinez, thanë dëshmitarët, spitalet dhe zyrtarët shëndetësorë.

Një sulm ajror goditi kafenenë Al-Baqa në qytetin e Gazës, kur ajo ishte e mbushur me gra dhe fëmijë, tha Ali Abu Ateila, i cili ndodhej brenda.

“Pa paralajmërim, papritmas një avion luftarak goditi vendin, duke e shkundur sikur të ishte tërmet”, tha ai.

Të paktën 30 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në kafene, tha Fares Awad, kreu i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në veri të Gazës.

Awad tha se shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Dy sulme të tjera në një rrugë të qytetit të Gazës vranë 15 njerëz, sipas Spitalit Shifa, i cili mori viktimat.

Lexo edhe:

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

Kafeneja, një nga bizneset e pakta që kanë vazhduar punën gjatë luftës 20-mujore, ishte një vend takimi për banorët që kërkonin qasje në internet dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave të tyre.

Video në rrjetet sociale shfaqin trupa të gjakosur dhe të deformuar në tokë dhe të plagosurit që barteshin me batanije.

Ndërkohë, forcat izraelite vranë 11 njerëz që po kërkonin ushqim në jug të Gazës, sipas dëshmitarëve, spitaleve dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Spitali Nasser në qytetin jugor Han Junis tha se i pranoi trupat e njerëzve të qëlluar ndërsa po ktheheshin nga një pikë e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, e lidhur me Fondin Humanitar të Gazës (GHF), i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë janë vrarë mbi 500 palestinezë gjatë muajit të fundit në këtë program kaotik dhe kontrovers të shpërndarjes së ndihmave.

Të shtënat ndodhën rreth 3 kilometra larg vendit të GHF në Han Junis, ndërsa palestinezët po ktheheshin nga vendi përmes rrugës së vetme të qasshme. Palestinezët shpesh detyrohen të udhëtojnë distanca të gjata për të arritur në qendrat e GHF në shpresë për të marrë ndihma.

Spitali Nasser tha se një person tjetër u vra pranë një qendre të GHF në qytetin jugor Rafah.

Dhjetë të tjerë u vranë në një depo ndihmash të Kombeve të Bashkuara në veri të Gazës, sipas shërbimit të ambulancës dhe urgjencës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se po i rishikon informacionet rreth sulmeve.

Në të kaluarën, ushtria kishte thënë se shtie me armë në shenjë paralajmërimi ndaj personave që lëvizin në mënyrë të dyshimtë ose afrohen shumë pranë trupave, duke përfshirë edhe ata që marrin ndihma.

Izraeli dëshiron që GHF-ja ta zëvendësojë një sistem të koordinuar nga OKB-ja dhe organizata ndërkombëtare për shpërndarjen e ndihmave.

Së bashku me SHBA-në, Izraeli e ka akuzuar grupin militant Hamas për plaçkitjen e ndihmave dhe përdorimin e tyre për ta mbajtur pushtetin në enklavë. OKB-ja mohon se ka një përvetësim sistematik të ndihmave.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar organizimin në zonë, duke përfshirë vendosjen e gardheve të reja, sinjalizimin dhe hapjen e rrugëve shtesë për qasje në ndihma.

Izraeli thotë se godet vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, duke i akuzuar militantët se fshihen mes civilëve, pasi operojnë në zona të populluara.

Sulmet në qytetin e Gazës ndodhën ndërsa ushtria intensifikoi fushatën e bombardimeve nëpër qytet dhe kampin e refugjatëve Xhabalia në afërsi.

Të dielën dhe të hënën, Izraeli lëshoi urdhra evakuimi për zona të mëdha në veri të Gazës.

Palestinezët raportuan bombardime masive gjatë natës deri në mëngjesin e të hënës./ REL

Etiketa: Gazaizraelsulme

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
Para

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com