• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhjetëra pasuri që ndodheshin në emër të familjarëve të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës dhe familjarëve të Juxhin Drazhit e personave të tjerë të përfshitë në dosjen penale “Ura”, rezultojnë të sekuestruara qysh në datën 27 Maj 2025.

Por çuditërisht, ky lajm është shpërndarë nga zyra e shtypit tw SPAK ditën e shtunë. Fiks pas një muaji nga dita e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme në rregjistrat hipotekorë dhe Qëndrën Kombëtare të Biznesit.

Të gjitha pasuritë janë sekuestruar në 27 Maj, ndërsa SPAK njoftoi në 28 qershor. Mes dhjetëra pasurive është dhe një biznes hotelerie në Durrës, i quajtur Hotel “Majestic”.

Ky hotel është në pronësi të babait të Juxhin Drazhit, një të besuari në trafikun e kokainws tw Elvis Doçit alias “Visi i Pojës”.

Nga hetimet e kryera, SPAK ka zbuluar se biznesi fitimprurës ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është rregjistruar në emër të Nazmi Shahinit.

Lexo edhe:

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

Nga kqyrja e sistemit të Gjëndjes Civile, ka rezultuar se Shahini të jetë babai i Juxhin Drazhit, i cili gjatë hetimeve të kryera dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latinë në drejtim të disa vendeve të Europës.

Në muajin korrik 2021, Nazmi Shahini vendos t’ia shesë këtë pasuri vëllait të tij, Arben Drazhi, i cili është xhaxhai i Juxhin Drazhit.

Por pas dy muaj nga kjo shitje, sërisht Arben Drazhi ka vendosur t’ia shesë hotelin vëllait të tij, Nazmi Shahini. Të dyja kontratat janë bërë jo para një noteri publik, por rezultojnë të dorëzuara në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.

Pavarësisht se pronësia e këtij hoteli është në emër të Nazmi Shahinit, aktualisht pronar në një NIPT të dytë me NR. L81319505L i rregjistruar në Janar 2018, del dhe Arben Drazhi, biznes ndaj të cilit SPAK nuk ka vendosur asnjë masë sekuestro.

Veç këtij biznesi, rezulton se Arben Drazhi meret dhe me gjuetinë e peshkimit si dhe shëtitje me varkë.

Ndërsa për shoqërinë “Majestic Konstruksion” e rregjistruar në shkurt të 2009 në emër të Nazmi Shahinit, babait të Juxhin Drazhit, SPAK ka vendosur sekuestron qysh në 27 Maj 2025 dhe administrator i këtij biznesi është bërë Denisa Roshi e Agjensisë së Aseteve të Sekuestruara.

Të gjitha katet e hotelit “Majestik” në Durrës dhe njësitë e tjera tregtare janë sekuestruar nga SPAK.
Ndërkohë në emër të Juxhin Drazhit ekziston dhe një biznes tjetër i hapur prej tij në vitin 2021, me objekt import-eksport dhe tregti të automjeteve si dhe dhënia me qëra e tyre.

Ndërkohë mes personave të proceduar për trafik ndërkombëtar kokaine në kuadër të operacionit “Ura”, është dhe Ervin Zeqiri të cilit SPAK që prej muajit Maj, i ka sekuestruar bar-restorant Marques në Durrës dhe një truall dhe një ndërtesë me pjesë takuese ½.

Ndërkohë 9 pasuri, i janë sekuestruar Elvis Doçit alias “Visi i Pojës” dhe familjarëve të tij në Durrës, por SPAK nuk ka vënë asnjë masë ndaluese ndaj kompanisë “Eldemar Construction”, që është shpallur nga qeveria investitore strategjike në Durrës së bashku me kompaninë “ROCK OF KAVAJA” të Nadir Çaushollit.

Në dosjen hetimore të hetuar për 6 vite me rradhë dhe finalizuar në 21 Maj 2025, jepet një detaj i veçantë për grupin e “Visit të Pojës”, i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “Ura”, të kryer në bashkëpunim me Antimafien e Barit.

Është Episodi që flet për transferimin e parave përmes një metode të quajtur “Hawala”.

Një transferim prej 505,650 dollarësh amerikanë, që do të shkonin drejt amerikës së jugut për të paguar blerjen e një ngarkesë prej 500 kg kokainë në Guajakil të Ekuadorit, që do të trafikohej drejt Evropës.

Për pagesën, e cila është realizuar më 24 shkurt 2021, Elvis Doçi, sipas prokurorisë ka bashkëpunuar me Juxhin Drazhin dhe Artan Sulejmanin.

Sistemi informal i njohur “Hawala” është një metodë e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike.
Ky është një sistem alternativ financiar që operon mbi bazën e besimit të ndërmjetëm.

Një person i dorëzon një shumë një agjenti lokal (i quajtur haëaladar), i cili më pas e njofton një koleg në një vend tjetër për të dhënë të njëjtën shumë marrësit.

Ky transaksion nuk kalon përmes bankave dhe nuk lë gjurmë. Në rastet e grupeve kriminale, të cilat duhet të shmangin kontrollet zyrtare si në rastin e “Hawala” është ideal. I padukshëm, i shpejtë dhe praktikisht i pashoqërueshëm me burimin origjinal të fondeve.

Tranferimin e 505 mijë dollarësh ia kërkon vetë Elvis Doçi i cili i shkruan Artan Sulejmanit.

“…tani të dal direkt në temë, mos të lodh. Kam një mik që po ngarkon gjëra nga Ekuadori. Ka bërë disa punë këtë periudhë dhe është i interesuar edhe për aty në Valenca… me çanta nuk bëhet?”.

Pas shumë komunikimesh, më 24 shkurt 2021, Artan Sulejmani dyshohet se ka realizuar transfertën, që është dërguar drejt Amerikës së Jugut dhe janë marrë fizikisht nga “Nino” që sipas hetimeve është Juxhin Drazhi.

Transferta është bërë përmes një agjencie këmbimi valutor në Vlorë. Në këtë episod dyshohet se është përfshirë edhe vlonjati Nexhmedin Danaj, pronar i televizionit kabllor “Vlora Cable”, që tashmë është vendosur nën sekuestro./ Ora News

Lexo edhe:

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

Etiketa: elvis docipasurisekuestrospakVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

11:04 : 03/11/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

Berisha në SPAK, lexon mesazhin për Dumanin: Do përgjigjesh për milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

10:21 : 03/11/2025
AKTUALITET

Sizifi i dorëheqjes

08:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
Para

Parma tërhiqet për Ardian Ismajlin, klubi tjetër italian mbetet kandidati kryesor

TË GJITHA

Do hakoheshin të dhënat e 5 mijë shqiptarëve me ‘darkweb’ nga Posta Shqiptare, dy kinezët do vidhnin 5 mld lekë/ Detaje

11:23 : 03/11/2025

U zhduk dy ditë më parë në Itali, ende mister fati i Floresha Prengut

11:20 : 03/11/2025

Si u bë milioner ushtari i Ballukut, Ceno Klosi me vetëm 6 vite punë në shtet

11:04 : 03/11/2025

Lulzim Basha në SPAK për ’21 Janarin’, ja çfarë thotë Berisha

11:00 : 03/11/2025

“Nuk jam qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete”, Berisha: Rahmetlie Balluku ka kërcënuar Ramën

10:55 : 03/11/2025

Berisha: Irena Gjoka, fytyra e reformës në drejtësi! Dokumenti i ekspulsit fshihej nga Altin Troplini

10:48 : 03/11/2025

Publikohet dokumenti/ Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka

10:42 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com