• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë ngre shqetësime për sigurinë dhe zbatimin e ligjit në zonat turistike

Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Radhimë, ku pronarja e një subjekti turistik është dhunuar fizikisht për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet mes bizneseve që operojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

Sipas dëshmisë së vetë subjektit “Baro Beach”, i lidhur me “Hotel Dion”, konflikti nisi kur fqinjët e tyre, të cilët pretendojnë të njëjtën hapësirë plazhi, tentuan të pushtonin zonën që “Baro Beach” e ka të kontraktuar për përdorim pesëvjeçar që nga viti 2021.

Përfaqësuesit e Baro Beach thonë se konflikti ka eskaluar pasi fqinji, identifikuar si Adjon Hanxhari, i lidhur me subjektin “Oricon Coast”, ka dërguar persona për t’i dhunuar fizikisht. “Na tregoi forcën e tij me bodigardë”, pohuan pronarët e dhunuar për JOQ Albania.

“Ne jemi një biznes që operon në Radhimë, me leje të rregullt për përdorimin e hapësirës së plazhit për një periudhë prej pesë vitesh, që nga viti 2021.

Lexo edhe:

EMRAT/ Dy kushërinjë dhunojnë me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen në flagrancë

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

Fqinji ynë pretendon se kjo hapësirë i përket atij, vetëm sepse është ‘i fortë’. Sot, ai na tregoi ‘forcën’ duke dërguar truprojat e tij për të na dhunuar fizikisht.

“Personi në fjalë është Adjon Hanxhari, i cili pretendon përmes biznesit të tij ‘Oricon Coast’ se hapësira i takon atij. Në fakt, është ai që ka ushtruar dhunë ndaj nesh.”

“Ne jemi ‘Baro Beach’ dhe jemi të lidhur familjarisht me ‘Hotel Dion’. Për më tepër, struktura jonë figuron qartë në Google Maps që prej vitit 2010, kohë kur zoti Adjon Hanxhari nuk kishte asnjë prani në atë zonë.”

“Se dy nga ne perfunduan ne urgjence, edhe djali (me nenshtetesi italiane) mori shume goditje”

Për të vërtetuar të drejtën e tyre mbi hapësirën e plazhit, ata i referohen kontratës zyrtare të nënshkruar më 3 gusht 2021 me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Bashkinë Vlorë. Dokumenti u firmos nga zonja Floresha Mukaj në emër të subjektit qiramarrës.

Në kontratë përcaktohet qartë se hapësira prej 200 m2 në parcelën VL-291 i është dhënë me qira subjektit në fjalë për një afat pesëvjeçar, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 171 të datës 27 mars 2019.

Për më tepër, përfaqësuesit e “Baro Beach” pohojnë se ndërtesa dhe struktura e tyre figurojnë në Google Maps që nga viti 2010, kohë kur “Oricon Coast” nuk ekzistonte në atë zonë.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe pritet që autoritetet vendore dhe organet ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe të garantojnë mbrojtjen e të drejtave kontraktuale të subjekteve që veprojnë në përputhje me ligjin. Palët janë shoqëruar në polici për të zgjidhur konfliktin.

Zhvillime të tilla tregojnë nevojën për një monitorim më të rreptë të hapësirave publike dhe për një mbështetje më të madhe për sipërmarrësit që investojnë në turizëm në përputhje me normat ligjore./ JOQ

Etiketa: dhunehapesirahimareplazhpronareRadhime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Dy kushërinjë dhunojnë me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen në flagrancë

11:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025
AKTUALITET

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Himarë

11:35 : 03/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
Para

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com