• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga 10 zyrtarët e thirur tek 8 bashkitë e qarkun të Elbasanit, ditën e Premte janë paraqitur vetëm 3 në prokurorinë e qytetit, duke dhënë shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore që po ndjek dinamikën e hetimit të dosjes me Nr. 1417.

Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Menaxhimit të Mbetjeve”.

Por hetimet në këtë dosje kanë avancuar dhe në fokus të verifikimit tashmë është future dhe marëdhënia institucionale dhe financiare që zyrtarë të 8 bashkive në qarkun e Elbasanit, kanë pasur me kompaninë e menaxhimit të plerave “ECO-ELB”, që administrohet nga Leli Kraja.

Përmes një fletë-thirje të lëshuar nga prokurori i dosjes, drejtorë Juridikë dhe disa shefa finance të bashkive Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rogozhinë, janë ftuar për tu paraqitur dhe dhënë shpjegime para Oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Asllani.

“…në kuadër të hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim është e nevojshme marja e deklarimeve nga personi përgjegjës në bashkitë e mësipërme, i cili ka hartuar kontratën e nënshkruar midis bashkive dhe shoqërisë “ECO-ELB Sh.p.k”-thuhet në fletë-thirjen e dërguar bashkive nga prokuroria e Elbasanit.

Lexo edhe:

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

Por vetëm 3 nga 10 zyrtarët e thirur, janë paraqitur ditën e premte dhe kanë dhënë shpjegime mbi situatën, pagesat dhe menaxhimin e mbetjeve Urbane, proces të cilin 8 bashkitë e Qarkut Elbasan, e realizojnë përmes kompanisë “ECO-ELB”, e cila ka marë këtë shërbim në inceneratorin e Elbasanit.

Ndërsa 7 personat e tjerë pritet të paraqiten gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për zyrtarë që shërbejnë në Drejtorinë Juridike dhe Drejtorinë e Finanacave tek bashkitë e sipërpërmendura.

Zyrtarët janë marë në pyetje lidhur me kushtet e përpilimit të kontratës juridike të lidhurme kompaninë “ECO-ELB” dhe mënyrën e pagesave që janë kryer.

Prokuroria ka ngritur dyshime të forta se bashkitë për gati 4 vite me rradhë, kanë paguar përmes 668 transaksione milion lekë tek “ECO-ELB” për një shërbim që nuk e kanë marë, siç është djegia e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit.

“Ora News” ka mësuar se në nenin 4 të Objekktit të Kontratës së lidhur mes administratorit të “ECO-ELB” Leli Kraja dhe 8 Drejtorave Juridikë të bashkive në qarkun e Elbasanit, parashikohet pranimi i mbeturinave, grumbullimi i tyre, trajtimi dhe më pas incenerimi (djegia) nëpërmjet impiantit të incenerimit.

Të 4 këto shërbime sipas kontratës duhet ti ofronte kompania “ECO-ALB”. Ndërsa 8 bashkitë duhet tëpaguanin nga buxheti i tyre çdo muaj për këto 4 shërbime.

Tre proceset e para siç është pranimi, grumbullimi dhe trajtimi që parashikon selskionimin e tyre janë kryer për gati 4 vite me rradhë nga kompania “ECO-ELB”, ndërsa incenerimi thuajse nuk është ofruar fare si shërbim.

Kjo për shkak se sipas kompanisë “ECO-ELB”, impianti i djegies ka pasur difekt dhe pjesën më të madhe ai ka qëndruar i mbyllur.

Sipas dosjes hetimore në vitin 2022 impianti i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm 24 ditë, për shkak të difekteve që ka pësuar.

Ndërsa në vitin 2023, impianti ka punuar përafërsisht vetëm 7 muaj. Ndërsa në vitin 2024 dhe 5 muajt e vitit 2025, impianti i djegies nuk ka punuar fare.

“…gjatë vitit 2024 është kryer procesi i pranimit dhe grumbullimit,por nuk është kryer procesi i incenerimit…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.

Pavarësisht mos ofrimi i këtij shërbimi kontraktual, zyrat e Financave në 8 bashkitë e qarkut të Elbasanit, kanë vijuar kryerjen e pagesave për kompaninë “ECO-ELB” me qëllim djegien e mbeturinave.

“Ora News” ka mësuar se vetëm nga ana e bashkisë së Elbasanit përgjatë viteve 2022,2023,2024 dhe 5 mujorit të vitit 2025, janë kryer drejt kompanisë “ECO-ELB” plot 239 transaksione bankare me një vlerë të përgjithshme mbi 2 miliard e 442 milion lekë të vjetra.

Kjo shumë është paguar për 4 shërbime, duke përfshirë dhe procesin e djegies por një gjë e tillë gjatë këtyre viteve është kryer në një periudhë fare të vogël, për të mos thënë fare.

Bashkia e Gramshit rezulton të ketë kryer 72 transaksione në drejtim të “ECO-ELB” me 209 milion lekë të vjetra. Ndërsa bashkia e Librazhdit ka kryer 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra.

Lista vijon me bashkinëe Përenjas e cila ka kryer 71 transaksione me 223 milion lekë të vjetra. Kurse bashkia e Cërrikut ka kryer 71 transaksione drejt “ECO-ELB” me vlerë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

E përfshirë në transaksione për një shërbim që është kryer pjesërisht është dhe bashkia Belsh, e cila ka kryer 72 transaksione me vlerë mbi 198 milion lekë të vjetra. Pas saj ka vijuar dhe bashkia e Peqinit me 66 transaksione, vlera e të cilave është 298 milion lekë të vjetra.

E fundit qëndron bashkia e Rogozhinës e cila ka kryer drejt komapanisë “ECO-ELB”, plot 12 transaksione me vlerë financiare 187 milion lekë.

Tabela e pagesave
1. Bashkia Elbasan 239 transaksione me vlerë dy milliard e 442 milion lekë drejt kompanisë ECO-ELB.
2. Bashkia Gramsh 72 transaksione me vlerë 209 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
3. Bashkia Librazhd 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
4. Bashkia Prenjas 71 transaksione me vlerë 223 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
5. Bashkia Cërrik 71 transaksione me vlerë 308 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
6. Bashkia Belsh 72 transaksione me vlerë 198 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
7. Bashkia Peqin 66 transaksione me vlerë 298 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.
8. Bashkia Rogozhinë 12 transaksione me vlerë 187 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB./ Ora News

Lexo edhe:

Thellohet hetimi për “Eco-Elb”/ Sot dëshmojnë zyrtarë të 7 bashkive që menaxhojnë inceneratorin

Etiketa: Bashkiaeko elbelbasanmiliardapagesaplehrazyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025
AKTUALITET

Merrnin para për kolaudimin e automjeteve, lëshohen 10 masa sigurie për zyrtarët e DRSHTRR-së Fier

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
Para

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

TË GJITHA

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi, 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025

Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut/ Kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit

10:48 : 19/09/2025

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE në Shqipëri: Për të ardhur keq

10:47 : 19/09/2025

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

10:39 : 19/09/2025

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com