• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontroll blic në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli

14:33 : 29/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një skandal është zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Drenovës, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu, i cili konsiderohet si një nga personazhet më të rrezikshëm në vend, është kapur me telefon celular në qeli.

Kontrolli u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB), i cili sinjalizoi për praninë e një pajisjeje të paligjshme në qelinë e Haxhiut.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e të burgosurit dhe sekuestruan telefonin celular, ndërsa pritet të kqyret nëse ka patur kontakte përmes tij ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar se si është futur pajisja e ndaluar në organet e vuajtjes së dënimit dhe nëse ka patur bashkëpunim me përgjegjës të sigurisë në burg.

Ky është një tjetër rast që vërteton problematikën e futjes së sendeve të ndaluara në burgje, sidomos te të dënuarit për krime të rënda dhe krim të organizuar. Autoritetet pritet të ndërmarrin masa disiplinore ndaj Haxhiut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm më 24 prill 2024 për “vrasje me paramendim”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “gruppe kriminale”, dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

Haxhiu u përfshi në atentatin ku u vranë dy persona (Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha), ndërsa u plagosën të tjerë, duke tentuar të vrisnin Xhulio Shkurtin, nipin e liderit të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Gjithashtu Haxhiu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për të paktën 17 ngjarje kriminale, mes të cilave vrasje e atentate, shpërthime me tritol e grabitje me dhunë. Zbërthimi I bandës së tij erdhi përmes dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani.

Po kush është Laert haxhiu?

Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjen e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares.

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë. Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun.

Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën.

Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Po ashtu, Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.

Në çdo informacion që merrej për ta, Policia e Shtetit ishte në këmbë për të kapur 2 të shumë kërkuarit. Madje në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Nëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici të vendeve të ndryshme për ta prangosur, por Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit.

Historia e bandës së Lushnjes
Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”.

Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

Përfshirja e të dashurës në bandën kriminale
Teksa në të gjithë ngjarjet ku flitet se është i përfshirë Laert Haxhiu nuk mund të mos të të kujtohet e dashura e tij, Klea Gjata e cila gjithashtu është akuzuar si bashkëpunëtore në disa vrasje e atentate.

Fillisht përpara oficerëve të policisë gjyqësore Klea Gjata tha se ishte përfshirë pa dashur, por më tej e mori rrjedha e ngjarjeve dhe e kishte të pamundur të shkëputej fillimisht nga i dashuri i saj por edhe nga informacionet që ajo kishte arritur të mësonte duke qenë se ishte shumë e afërt, me Laertin të cilësuar tashmë si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Etiketa: Burgdrenovekontroll bliclart haxhiuqelitelefon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

15:10 : 19/07/2025
AKTUALITET

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

13:54 : 19/07/2025
AKTUALITET

AUDIO/ Aktivisti kërcënon Shabanin në telefon: Dole i pabesë! Dajua s’ka ku në p*** të motrës të futet

16:40 : 18/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv në Drenovë të Mallakastrës, flakët dalin jashtë kontrollit 

15:06 : 17/07/2025
Para

Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm (Emri)

TË GJITHA

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com