• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025
në RAJONI

Policia e Kosovës i ka ndaluar 17 persona të shtunën në Gazimestan – rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, teksa serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e kanë festuar Vidovdanin, festë në të cilën përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 17 personat e shoqëruar në stacionin policor për intervstim, katër prej tyre veçse janë liruar.

Në pjesën tjetër, njëri është ndaluar nën dyshimet për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, dhe 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit.

Policia ka thënë se këta persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi kanë provokuar masën, “duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Lexo edhe:

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

Personat e ndaluar janë dëgjuar duke kënduar këngë për Kosovën dhe duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Kosova është Serbi”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – i ka dënuar ashpër këto ndalime.

Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Në hapësirat ku është mbajtur organizimi ka pasur prezencë të madhe policore, përfshirë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe: Veprime brutale të Prishtinës

Lista Serbe i ka quajtur ndalimet e kryera nga Policia e Kosovës si veprime brutale dhe të turpshme të Prishtinës.

“Sot, Policia e Kosovës ndaloi më shumë se 15 serbë, vetëm sepse mbanin flamurin serb ose kishin simbole historike në rrobat e tyre. Midis të ndaluarve ka të rinj që festuan festën e kombit të tyre në mënyrë paqësore dhe me dinjitet”, është thënë në deklaratën e kësaj partie.

Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur sa persona i ka ndaluar.

Lista Serbe i ka konsideruar këto sjellje si sulm të hapur ndaj të drejtave të popullit serb dhe ka pretenduar se Policia e Kosovës është bërë “instrument i [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit për goditje sistematike ndaj serbëve”.

Festimi i Vidovdanit këtë vit kaloi pa incidente tjera të mëdha.

Zyrtarët policorë i kanë kontrolluar të gjithë ata i janë bashkuar festës.

Në vitet e kaluara, pjesëmarrësit kanë pasur ankesa për “përdorim të tepërt të forcës” nga policia.

Një vizitorit nuk është lejuar të hynte për shkak të një bluze me mbishkrimin “Delije sever” [Tifozët Delije nga veriu], ashtu sikurse disa tjerëve që mbanin flamuj serbë.

Delije është emri kolektiv i tifozëve të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq).

Më herët gjatë ditës, autoritetet kanë ndaluar një anëtar të partisë “Demokracia Serbe”, Stefan Vellkoviqin, pasi ai refuzoi të hiqte një bluzë me imazhin e liderit të partisë, Aleksandar Arsenijeviq.

Arsenijeviq, në pronën e të cilit u gjetën armë, nuk është në Kosovë, dhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ai do të arrestohej kur të hynte në Kosovë.

Arsenijeviq mohoi se armët e gjetura ishin të tijat, duke pretenduar se ato i ishin “vendosur” atij.

Në organizim kanë marrë pjesë edhe disa anëtarë të Listës Serbe, përfshirë Sllavko Simiqin.

Në të kaluarën, pjesëtarë të kësaj partie nuk patën marrë pjesë në festimet për Vidovdanin në Gazimestan, por vetëm në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e vitit të kaluar të komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit serb me rastin e Vidovdanit. Gjykata deklaroi se kjo komunë me shumicë serbe kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare.

Megjithatë, të shtunën ekipi i Radios Evropa e Lirë i ka parë flamujt serbë në gjithë Graçanicën, edhe përpara ndërtesës së komunës, të përdorur për të shënuar Vidovdanin.

Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se përdorimi i simboleve nga ana e komunitetit serb “nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por përkundrazi një afirmim të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – reagoi ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se e njëjta gjë duhet bërë kur flamuri shqiptar të shfaqet në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në prag të Vidovdanit se, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, Serbia synon të provokojë incidente dhe se me këtë rast grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë organizuar për të ardhur në Kosovë.

“Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, duke mbajtur simbole nacionaliste serbe dhe ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerësoi se akuzat e Kurtit kundër Serbisë janë “të çmendura dhe të pabaza”, dhe deklaroi se kryeministri i Kosovës në fakt dëshiron të “krijojë një alibi për planet e tij represive që dëshiron të zbatojë”.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë./ REL

Etiketa: arrestimekosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
RAJONI

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

09:42 : 27/09/2025
RAJONI

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

17:54 : 26/09/2025
Para

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

TË GJITHA

Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:13 : 01/10/2025

Futi “lavanderitë” e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkohen 20 vite burg për “Cincon”

14:07 : 01/10/2025

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025

Në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohen 2 persona në Korçë

13:37 : 01/10/2025

E zhdukur prej një muaji, flet babai i 15-vjeçares: Dyshoj se shoqja e ka futur në “valle” vajzën time

13:36 : 01/10/2025

Horoskopi mujor nga Meri Shehu/ Renditja e shenjave nga ajo me pak fat, tek më e favorizuara

13:20 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com