QSUT, në një reagim në rrjete sociale, nuk dha asnjë shpjegim pse pajisja e Brakiterapisë (trajtim për shumë kancere ku trupi ekspozohet ndaj substancave radioaktive) është vënë në punë pa mirëmbajtje, pse është lejuar të funksionojë me burim të dyshimtë dhe të pakontrolluar, por u përpiqën të mbulojnë skandalin vrastar me gënjeshtra.
Gazetari Osman Stafa, teksa hedh poshtë deklaratën skandaloze të QSUT përplot me të pavërteta, deklaron se Orges Spahiu, drejtuesi pa specializim dhe diplomë i Radioterapisë, ka muaj të tërë që hesht për çdo skandal, por u kujtua sot papritur të bëhet hero tastiere!
Siç duket, Orges Spahiu është urdhëruar nga lart të mbulojë skandalin që po merr jetë me gënjeshtra, dhe me pafytyrësinë më të madhe ulet para kompjuterit dhe shkruan në rrjete sociale se pajisja funksionon sipas standarteve ndërkombëtare të sigurisë.
“Në një vend normal, kushdo që trajton pacientë pa specializim, do përfundonte përpara drejtësisë. Po në Shqipëri?
A e di Drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë se çfarë trajtimesh bën ky person mbi pacientët? Sidomos për ata që vijnë nga “5-a”, pacientë pa mjekë, sepse pajisja e rrezatimit në Neurologji është e prishur prej vitesh.”- thekson gazetari.
Stafa ngre pikëpyetje se një person si Orges Spahiu pa specializim dhe pa diplomë, e mban postin për të mbuluar skandalet dhe për të firmosur çdo poshtërsi që të tjerët nuk e pranojnë!
Gazetari deklaron se e gjitha kjo ndodh me bekimin e Shefes së Onkologjikut e cila ka lejuar që ky spital të kthehet në një “thertore” xhepistësh të frikshëm.
Postimi i plotë i gazetarit:
Reagimi i QSUT-së është turpi më i madh që mund të prodhojë një institucion shëndetësor që po mban gjallë vetëm fasadën në Spitalin Onkologjik, ndërsa pacientët i lënë pa trajtime.
Në vend që të japin shpjegime pse brakiterapia është vënë në punë pa mirëmbajtje (qëndroi jashtë funksionit nga 6 deri më 23 qershor), pse është lejuar të funksionojë me burim të dyshimtë dhe të pakontrolluar, dalin me deklarata si makinat e vjetra që nxjerrin tym të zi në mëngjes, duke u përpjekur të mbulojnë ajrin me gënjeshtra.
Kush e ka hartuar këtë reagim? QSUT si institucion, apo Orges Spahiu, drejtuesi i Radioterapisë, që ka muaj të tërë që hesht për çdo skandal, por papritur kujtohet të bëhet hero tastiere?
U pika! Ky njeri nuk ka as specializim, as diplomë.
Në një vend normal, kushdo që trajton pacientë pa specializim, do përfundonte përpara drejtësisë. Po në Shqipëri?
A e di Drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë se çfarë trajtimesh bën ky person mbi pacientët?
Sidomos për ata që vijnë nga “5-a”, pacientë pa mjekë, sepse pajisja e rrezatimit në Neurologji është e prishur prej vitesh.
Për çfarë e mbajnë në post një personazh të tillë?
Për të mbuluar skandalet?
Për të firmosur çdo poshtërsi që të tjerët nuk e pranojnë? Për të bërë punën e pistë që s’e bën dot kush tjetër?
Kjo ndodh me bekimin e Shefes së Onkologjikut, një emër që mishëron pazaret dhe heshtjen me qëllim.
Njeri i parimit: “unë s’flas për ty, ti s’flet për mua”. Ka lejuar që Onkologjiku të kthehet në një “thertore” xhepistësh të frikshëm.
E njëjta që dërgon punonjës anestezistë të Onkologjikut, në orar zyrtar, tek klinika private që ka pak metra më tutje. Një rrugë e shkurtër nga publiku tek privati.
Jo për pacientin, për xhepin.
Në vend që të kontrolloni pajisjet, kontrolloni statuset. Shikoni “liket” në profilin tim.
Në vend që të mbani në punë aparaturat, mbani gjallë propagandën në Facebook.
Ju nuk e meritoni as titullin mjek. Sepse mjeku ruan jetën, nuk shpik alibi. Nuk e vë pacientin në rrezik, e pastaj të dalë në deklarata sikur ka shpëtuar botën.
Mbroni dështimet e Ministrisë së Shëndetësisë. E latë kobaltin me vite në bodrum. E vendosët në punë vetëm në 6 muajt e fundit, dhe e shisni si sukses.
600 gra, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, mbetën pa trajtim brakiterapie, ndërkohë që burimi ishte aty, në bodrum.
12 vite Radioterapia në Shqipëri ka funksionuar pa brakiterapi. Ku është suksesi këtu?
Të premten, të dy akserelatorët linearë kishin probleme. Por QSUT se thotë këtë. Sepse për QSUT, ai është një defekt, ndërsa për një pacient me kancer, mosbërja e rrezeve sipas protokollit është, të mos i luftosh si duhet kancerin.
E dini sa pacientë bëjnë rreze në ditë në një akserelator? Mesatarisht thotë 100, Shefja e Onkoligjikut, në një shkresë që kam unë. E kuptoni, në një ditë që akserelatorët s’kanë punuar, 200 persona, s’bëjnë trajtim me rreze.
Akserelatorit 1 i duheshin bërë matjet, (mirëmbajtja). Edhe këtu dështoni, se nuk i programoni dot matjet ditën e shtunë, kur s’ka pacientë, por i bëni në ditë pune, që pacientët të humbasin trajtimin.
Ndërsa Akserelatori 2? U prish edhe ai. Po pritet pajisja të vij.
Po sa herë është prishur kjo pajisje në vitet e fundit?
Sa gra kanë mbetur pa trajtim?
A ka të njëjtin efekt rrezatimi kur ndërpritet për ditë të tëra?
Por për këto nuk flisni.
Pse nuk flisni për Pet-Scanin?
Pse nuk flasin për radhet e skanerave dhe rezonancave?
Pse nuk flasin për analizat 10 ditët e fundit të çdo muaji?.
Pse nuk flasin për Ecmon, që se kanë vënë ende në punë në Kardiokirugji?
Pse s’flasin për monitorët që mungojnë në Kardiokirugji?
Pse, pse, pse…?
Sepse kjo është e vërteta që iu djeg.
Unë dua të besoj se Drejtoresha e re e QSUT-së, e cila ka treguar ndjeshmëri më parë ndaj fëmijëve që kanë vuajtur nga kanceri, e që kanë qënë pa ilaçe, e ajo e di fare mirë, se do përpiqet të bëj ndryshe. Për pacientët. Për ata që vuajnë nga kanceri, e jo vetëm. Pavionet në QSUT, s’mund të kenë zotër, që thonë që s’pyesim për Drejtorë, Ministra e Kryeministra. Duhet të ketë mjekë, që e duan punën, s’janë patronazhista, e që kanë motiv jete “Betimin e Hipokratit”.
Zëri im do të dëgjohet më fort sa herë që ju përpiqeni ta mbuloni të vërtetën me buzëqeshje plastike dhe deklarata me ngjyra.
Unë flas për pacientët.
Ju flisni për mbijetesën tuaj në karrige.
Dhe e dimë të gjithë se kush ka më shumë për të humbur.
Reagimi i QSUT: