• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025
në BOTA

Në Izrael po qarkullon një plan që, sipas gazetës Israel Hayom, përshkruhet si plani i përbashkët i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu-t për të ardhmen e Gazës dhe të gjithë Lindjes së Mesme. Detajet janë të paqarta dhe ngrenë shumë pikëpyetje, por fakti që publikimi vjen nga gazeta e Miriam Adelson, një nga financueset më të mëdha të fushatës elektorale të Trump-it me 106 milionë dollarë, e bën atë të marrë vëmendje. Adelson përfaqëson një urë të drejtpërdrejtë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Izraelit.

Sipas gazetarit Ariel Kahana, plani përbëhet nga disa pika kryesore:

  • Përfundimi i shpejtë i luftës në Gaza me lirimin e të gjithë pengjeve;
  • Internimi i liderëve të Hamasit jashtë Gazës;
  • Kalimi i administrimit të Gazës nën kontrollin e disa vendeve arabe;
  • Emigrimi i palestinezëve të Gazës që duan të largohen;
  • Zgjerimi i Marrëveshjeve të Abrahamit me shtete të tjera, përfshirë Sirinë dhe Arabinë Saudite;
  • Angazhimi i Izraelit për një zgjidhje të ardhshme të çështjes palestineze mbi bazën e dy shteteve;
  • Në këmbim, SHBA-të do të njohin sovranitetin izraelit në pjesë të Bregut Perëndimor (i quajtur “Judea dhe Samaria” në tekstin origjinal).

Megjithatë, shumë gjëra mbeten të paqarta:

  • Ku do të shkojnë palestinezët që dëbohen nga Gaza?
  • Çfarë do të thotë “angazhim” i Izraelit kur ai ka shkelur vazhdimisht marrëveshjet ndërkombëtare për shtetin palestinez?
  • Dhe çfarë përfshin konkretisht “njohja e pjesëve të Bregut Perëndimor”?

Këto paqartësi e bëjnë të vështirë të kuptohet nëse ky dokument është real apo thjesht një përpjekje për të testuar reagimin e elektoratit të djathtë izraelit, i cili ndjek Israel Hayom. Megjithatë, duket qartë se disa nga idetë e shprehura, si zhvendosja e popullsisë së Gazës dhe përfshirja e vendeve arabe në administrim, përkojnë me strategjinë që Trump dhe Netanyahu kanë ndjekur në muajt e fundit.

“Është e mundur që Netanyahu po mendon për një zgjidhje të tillë dhe nëse është kështu, kjo do të thotë se ai është gati të lërë pas aleatët e tij të ekstremit të djathtë, të cilët duan sovranitet izraelit mbi Gazën dhe ndërtimin e kolonive të reja”, tha tha profesori Yehuda Mirsky nga Brandeis University.

Lexo edhe:

Kushner, Trump dhe Alabbar nënshkruajnë kontratën! Do ngrejnë tre kulla në Beograd

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

Sipas Kahanës, plani është hartuar pak para sulmit ndaj Iranit dhe duhet parë si sfond i lëvizjeve aktuale të Trump-it dhe Netanyahu-t , si rifillimi i bisedimeve me premtime për përparim të shpejtë dhe deklarata e fundit e Netanyahu-t për një “epokë paqeje” që po afrohet për Izraelin.

“Nëse Izraeli do të donte me të vërtetë një plan afatgjatë, ndoshta ky do të ishte. Por unë jam skeptik për vullnetin e vërtetë për ta realizuar. Një plan i tillë do të kërkonte tërheqjen izraelite nga Gaza dhe negociata me Autoritetin Kombëtar Palestinez – gjë që për Netanyahu-n sot është e papranueshme. Pa një formë të njohjes së shtetit palestinez, Arabia Saudite nuk do të përfshihet. Kështu që në maksimum mund të kemi një tjetër armëpushim, jo më shumë”, komentoi ish-diplomati Alon Pinkas.

A është dokumenti autentik apo një test elektoral? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim. E sigurt është që çështja e “ditës pas luftës në Gaza” po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Izrael dhe zgjidhjet që përfliten nuk përputhen me ato që kërkojnë Kombet e Bashkuara apo shumë shtete perëndimore.

E vërtetë apo jo, këtë lojë po e udhëheq mjeshtri i “post-së vërtetës”: Donald Trump. Nga ai do të varet përgjigjja përfundimtare.

Etiketa: Benjamin Netanjahudonald trumpGazaplaniTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushner, Trump dhe Alabbar nënshkruajnë kontratën! Do ngrejnë tre kulla në Beograd

10:57 : 17/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
Para

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com