• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Po mbahet këtë të enjte seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

I pranishëm në seancën me dyer të mbyllura është edhe vetë Ilir Meta, teksa janë zbardhur edhe argumentet e përdorura nga avokati i tij Kujtim Cakrani për të kundërshtuar provat e SPAK, duke pretenduar se nuk ka asnjë fakt që e përfshin Ilir Metën në çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA.

Gjatë seancës, ai ka thënë se SPAK përdor një deklarim të shtetasit  Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit dhe janë të dy të përfshirë në këtë çështje, duke i kërkuar SPAK që ta pyesë edhe se sa herë e ka takuar Adrian Shatkun në Tiranë dhe Washington, pa praninë e Metës.

Në lidhje me provën e re të paraqitur në seancën e kaluar nga SPAK, një kartë bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme jashtë vendit, Cakrani ka deklaruar se karta e kreditit ka qenë në emër të Monika Kryemadhit, Ilir Meta nuk ka qenë në dijeni të saj dhe nuk duhet të mbajë përgjegjësi.

Kujtojmë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAKpër korrupsion, pastrim parash dhe fshehje, teksa organi i akuzës ka shtyrë edhe me 6 muaj të tjera hetimet.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

“Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku”, avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

Aktualisht Meta ndodhet në masën “Arrest me burg”, ndërsa Kryemadhi në masën “detyrim paraqitje”. Masat ndaj Metës dhe Kryemadhit janë lëshuar nga SPAK pas bashkimit të dosjeve për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.

ARGUMENTET E PARAQITURA NË GJKKO

Përsa i përket pretendimeve të tjera nga organi akuzës dhe në funksion të kërkesës tonë për zvendësimin apo revokimin e masës së sigurimit personal “arresti me burg” zqarojmë gjykatën si më poshtë:

1 – Në faqen 3

Prokuroria pretendon se: I pandehuri Ilir Metaj dhe personi nën hetim Monika Kryemadhi, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga ………….., kanë vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin nën hetim, Adrian Shatku.

Mbrojtja:  Ky konkluzion i akuzës është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt të paktën për Z. Meta, por edhe tërësisht tendencioz edhe nga të gjitha parashtrimet e bëra nga prokurorët.

Nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Z. Meta ka emëruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator të tij. Po kështu nuk ka asnjë akt apo fakt  që Z. Meta të ketë qenë në dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashkëshortes së tij dhe se ndanin së bashku përfitime të paligjshme apo edhe të ligjshme.

2 – Po në faqjen 3 paragrafi i fundit organi procedurës pretendon se:

Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi Ardian Shatku dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti.

Mbrojtja:  Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku.

Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike. Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.

Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte, dhe në asnjë rastë të vetëm nuk provohet se Z. Ilir Metaj ka përdorur këto.

3 – Në faqen 5

Mbrojtja: Edhe njëherë theksojmë se përpjekjet e akuzës për të “provuar” nga gjetjet në celularin e Znj. Monika Kryemadhi  se personat në hetim, Metaj-Kryemadhi, kanë përfituar % të fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone, janë sa të pabazuara aq edhe kontradiktore.

Prokuroria:  “Ky fakt rezulton nga komunikimet që Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet “ne” “leja Dhorit dhe të miat”. Është e qartë se nëse kjo bisedë është e vërtetë , ajo me “ne” nënkupton veten e saj me kushëririn e saj Adrian Shatku. Ashtu sikurse pjesa e dytë, nëse është e vërtetë , “të miat” nënkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as përfshirjen e Ilir Metës në këtë marrëdhënie përqindjesh të pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni të një marrëdhënie të tillë (si edhe në rastin e kartave).

4- Në faqen 5.

Prokuroria: “Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”

Mbrojtja: Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës. Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.

5 – Faqe 5

Mbrojtja: Për të paraqitur këtë lidhje midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut shumë “të fortë”, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 të komunikimit të akuzës si i pandehur):  “Në datën 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do të shkojë në Marok në datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thotë se “po të duash për të vajtur dhe nëse të duhet ndonjë takim me ndonjë ministër – më tha Iliri”. Adriani i përgjigjet se ai do të shkojë dhe se “…takimin me PM do ta bëj unë….takojmë edhe ministrat e energjisë dhe telekomunikacionit”

Mbrojtja: Ky episod tregon jo vetëm se Monika informon Adrianin për lëvizjet e Kryetarit të Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shumë i fuqishëm në Marok sa merrte përsipër të rregullonte takimin me PM (Kryeministër) dhe ministra të tjerë. Atëherë përse i duhej ndihma e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë në Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut?
Siç dihet vizita ka qenë shtetërore dhe e bërë me të gjitha rregullat protokollare.
Përfshirja e episodeve të tilla kërkon në mënyrë të sforcuar të krijojë një lidhje të dyshimtë midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston në asnjë rrethanë.

6– Mbrojtja: Prokurorët në mënyrë absurde, përdorin një deklarim të shtetasit  Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit, të dy të përfshirë në çështjen e lobimeve për të rrëzuar pretendimin sipas SPAK-ut, të të pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnjë lidhje me Adrian Shatkun.

Mbrojtja:  Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim. Nëse unë nuk kam patur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme. Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.

7- Mbrojtja:  Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Ilir Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesin e Partisë dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse.
Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, prat ë paligjshme për interes të LSI.

Po kështu, Z.Meta është i habitur se si kompani amerikane mund të pranojnë pagesa të tilla në shkelje të ligjeve amerikane dhe ai është  interesuar të di nëse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA për këtë shkelje të ligjeve amerikane.

Në vijim të kësaj, Z. Ilir Metaj ju ka informuar dhe provuar, si në rastin e “McKeon Group”, për të cilën u bë një pagesë e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mijë $, se si ndërmjetësi, avokati Greko-Amerikan Fidetzis, kishte rregjistruar një marrëveshje në FARA në emër të LSI pa qenë i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vetë Z. Meta  te Presidenti i “McKeon Group” dhe nga ky u njoftua FARA.

Lidhur me pretendimin e organit akuzës për marrëdhëniet e ngushta me Znj. Ema Çoku (Shatku), kemi të bëjmë me një spekullim të qëllimshëm pasi ato kanë qenë mardhënie thjesht kortezie dhe aspak të afërta, për më tepër që ajo personalisht nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë (LSI), por kishte lidhje shoqërore dhe familjare me Znj. M. Kryemadhi.

Ndërsa lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas organit procedurës SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Znj. Monika Kryemadhi apo personave të tjerë, ato janë imagjinata, spekulative dhe të pavërteta. Po kështu, vlerësojmë se organi procedurës SPAK-u vazhdon ndaj Z.Ilir Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cënim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ku është cënuar rëndë nderi dhe dinjiteti jo vetëm si njeri por edhe si ish drejtues i lartë i shtetit.

E vlerësojmë lejen që Prokuroia e Posacme SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim ish Presidentin e Republikes Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyre disa herë. Prandaj urojmë që Gjykata ta vendosë këtë proces hetimi në shinat e shtetit të së drejtës për më tepër që Z. Meta është President i forcës së dytë opozitare në vend dhe nuk ka asnjë rrezik largimi, pasi ai është prej 6 vitesh në hetim dhe ditën e arrestimit (rrëmbimit) vinte nga Kosova.

Etiketa: GJKKOIlir Metaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ilir Meta s’ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku”, avokati: Nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës

14:48 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve, braktiset salla

12:38 : 26/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

12:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
Para

Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

TË GJITHA

Rinovim me peshë për Partizanin, sulmuesi mbetet pjesë e “demave”

17:17 : 26/06/2025

“Ku është ofendimi?”, Aulona Musta reagon pas videos së Beniada Nishanit

17:16 : 26/06/2025

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025

Sarandë/ Vijon përhapja e flakëve në jug të vendit, zjarr në Qafë Gjashtë

17:09 : 26/06/2025

Brazilian për qendrën e sulmit, klubi i Superligës prezanton blerjen e re

17:02 : 26/06/2025

Greqia përballet me zjarre të frikshme, evakuohen banorët në disa zona

16:58 : 26/06/2025

Ku ka zë, nuk është pa gjë! Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje, i ‘tradhëton’ tatuazhi

16:57 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com