• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka kushtuar së fundmi një artikull festivalit të parë ndërkombëtar të arkitekturës, i cili u zhvillua para pak muajsh në Tiranë dhe ku morën pjesë rreth 150 arkitektë nga e gjithë bota.

Një prej temave kryesore të trajtuara në artikull janë ndërtimet e shumta që po zhvillohen në kryeqytet, veçanërisht ndërtimi masiv i kullave shumëkatëshe që po rrethojnë qendrën e Tiranës.

Sipas “Die Zeit”, arkitektët e ftuar shprehën shqetësime të thella lidhur me destinacionin e këtyre ndërtesave dhe identitetin e blerësve të mundshëm, duke ngritur dyshime nëse këto projekte mund të shërbejnë si mjete për pastrim parash.

Në artikull theksohet se, ndërsa kryeministri Edi Rama promovon idenë se “e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë”, disa pjesëmarrës e perceptojnë këtë vizion si një fasadë që fsheh pastrim parash, ku ndërtimet shfaqen tërheqëse në aspektin estetik, por lënë hapësirë për shqetësime serioze në lidhje me burimin e financimit.

“Atmosfera gjatë festivalit ‘Bread-and-Heart’ ishte një përzierje entuziazmi dhe shqetësimi. Një prej paqartësive kryesore ishte pyetja: kush do të jetojë në të gjitha këto ndërtesa? Po ashtu, u ngritën dyshime për natyrën e financimeve, me pretendime se kemi të bëjmë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Megjithatë, ekziston shpresa që investimet e bëra do të përmirësojnë cilësinë e jetës në qytet, në një formë apo një tjetër,”  shkruhet në artikull.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Gjithashtu, artikulli thekson se në Shqipëri mbi 10% taksa mbi vlerën totale të ndërtimit duhet të paguhet që në fazën fillestare të projekteve, një shkallë më e lartë taksimi krahasuar me shumë vende evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten: A përbën kjo një mënyrë të mirë për të zgjeruar burimet financiare të shtetit, apo përkundrazi, një mundësi për legjitimimin e pastrimit të parave?

“Qëllimi i ndërtuesve është të ndërtojnë një qytet që bazohet në përzgjedhje të kujdesshme, jo thjesht në rregullime sipërfaqësore; ata synojnë të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi përballet me një shkallë të lartë emigrimi, ndërsa kryeqyteti përjeton rritje banorësh. Diaspora shqiptare numëron deri në dhjetë milionë anëtarë jashtë vendit. Një shpresë tjetër është që përmes këtij bumit ndërtimor do të futen investime që do të nxisin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë,” vijon artikulli.

Megjithatë, kjo shpresë ngre edhe debate dhe dyshime gjatë festivalit. “Në Shqipëri, taksa mbi vlerën totale të ndërtimit është mbi 10%, ndjeshëm më e lartë se në vende të tjera evropiane. Këto fonde përfundojnë në arkën e shtetit, por pyetjet mbeten nëse kjo qasje zgjeron mundësitë financiare të qeverisë apo në të kundërt, shërben si një rrugë për pastrimin e parave,” theksohet më tej, duke përmendur edhe qëndrimet e opozitës, e cila e konsideron këtë problematikë si të thellë, sidomos pas arrestimit në shkurt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuza për korrupsion dhe lidhje të afërta me Edi Ramën.

Në fund, gazeta përshkruan një panoramë të ndërlikuar në Tiranë, ku ngrihen pyetje të rëndësishme mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa arkitektë të njohur perëndimorë diskutojnë se si projektet e mëdha ndërtimore mund të nxisin avancimin e një vendi që ende përballet me sfida të mëdha.

“Pra, në Tiranë dhe pjesë të tjera të Shqipërisë, veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar bashkëjetojnë pyetje të thella mbi zhvillimin politik dhe social, ndërsa arkitektë ndërkombëtarë debatojnë mbi rolin e projektit urbanistik në kalimin drejt shekullit 21. Edi Rama ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, por e ndjek me vendosmëri. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen në festival, ndërsa ndërtime të shumta do të vazhdojnë të ngrihen  shpejtësia është një nga premtimet kryesore të Shqipërisë sot. Godinat do të qëndrojnë, por mbetet për t’u parë se cilat do të jenë pasojat reale dhe nëse premtimet e tjera do të plotësohen,” përfundon artikulli.

Etiketa: arkitekteEdi RamaErion VeliajKullat e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Aksidenti me 3 të mitur/ Eksperti ngre alarmin: Duhen masa mbrojtëse për monopatinat

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com