• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza/ Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

18:34 : 25/06/2025
në RAJONI

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë.

Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo paketë prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023.

Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Lexo edhe:

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas vendimit të Gjykatës Speciale: Po rishkruhet historia jonë

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur deri më 25 qershor të konstituojnë Kuvendin.

Vëzhguesit u sugjerojnë atyre t’i lënë mënjanë grindjet e brendshme, për të përfituar nga një mundësi që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën evropiane të vendit, por edhe në zhvillimin e tij ekonomik.

“Pse është kjo e rëndësishme sot? Sepse, nëse Kosova e ka ‘head start-in’ (hapin e nisjes) më të vonshëm se vendet tjera, kjo i bie që ti do të jesh një hap prapa”, thotë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është ndarë katër vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Këto mjete kanë për qëllim përafrimin e gjashtë ekonomive në fjalë me atë të BE-së – organizatës ku të gjitha synojnë të anëtarësohen.

Megjithatë, ato janë paralajmëruar se nëse, brenda 1-2 vjetësh, nuk i kryejnë reformat e kërkuara – nga zhvillimi i sektorit privat deri te tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi – atëherë shuma e paraparë për to do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

A ka afat për ratifikimin e marrëveshjes?
Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndonjë afat deri kur Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen përkatëse për të marrë mjetet e para-financimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Burime brenda Qeverisë në largim të Kosovës i thanë REL-it se një afat të tillë nuk ka.

Ngjashëm pohon edhe Shasha. Sipas tij, para-financimi nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga vonesa në ratifikim, por vonesa në këtë hap të parë mund të sjellë pasoja zinxhirore, duke ndikuar edhe në përmbushjen me kohë të kushteve të vendosura nga BE-ja për vitin 2025 dhe dy vitet pasuese.

Këto kushte përfshijnë përparimin në reforma dhe një dialog konstruktiv me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“E gjithë kjo mund ta vonojë Kosovën në periudhën 2025-2027, si dhe ta vendosë atë në një situatë ku nuk mund t’i shpenzojë mjetet e veta (nga Plani i Rritjes). Fondet që Kosova nuk arrin t’i shpenzojë, do t’u ndahen vendeve tjera”, thotë Shasha, duke u thirrur në dokumentet e BE-së për Planin e Rritjes.

Ai shton se këto vonesa dërgojnë edhe sinjale të gabuara për gatishmërinë e Kosovës për të avancuar drejt BE-së.

“Nuk është mirë për prestigjin ndërkombëtar apo evropian të Kosovës që të sillet, të shihet dhe të perceptohet në këtë formë – si një aktor rajonal në procesin integrues që nuk po arrin të mirëmbajë hapin me vendet e tjera të rajonit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Efektet ekonomike
Por, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vonesat në shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes janë humbje edhe në aspektin ekonomik.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime – si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai thotë se një pjesë e këtyre investimeve do të mund të adresoheshin përmes fondeve të BE-së.

Çdo vonesë në sigurimin e tyre, thotë Gërxhaliu, është e dëmshme, sidomos në një kohë kur bota përballet me inflacion të lartë dhe kosto gjithnjë në rritje.

“Projektet që sot kushtojnë, ta zëmë 50 milionë (euro), vitin tjetër do të jenë me kosto shumë më të lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gërxhaliu kujton se Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së – të vendosura në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – dhe se pamundësia aktuale për të përfituar nga fondet e BE-së vetëm sa e rëndon më tej këtë situatë.

“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të kishte mesazh të qartë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës, se ‘Evropa është me ne, ne jemi në rrugën e integrimit dhe pretendojmë dhe mendojmë që një ditë të jemi të barabartë në familjen evropiane’”, thotë Gërxhaliu.

Thirrje për të kapërcyer ngërçin politik, Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të huaj, përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Derisa deputetët e partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive të tjera mbeten të ngurtë në qëndrime, miliona euro të tjera mbeten po ashtu të bllokuara.

Më 23 qershor, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkroi në Facebook se janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Edhe për këtë çështje, partia deri më tash në pushtet dhe ato në opozitë shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës./REL

Etiketa: BEBosnje e HercegovinaKosovaparlament

Lajme të lidhura

RAJONI

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

15:10 : 07/08/2025
RAJONI

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas vendimit të Gjykatës Speciale: Po rishkruhet historia jonë

17:20 : 06/08/2025
RAJONI

Varka përplaset në bregun shkëmbor në Greqi, në bord 7 shqiptarë nga Kosova dhe një amerikan

15:25 : 06/08/2025
BOTA

“BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë”, Trump: Mund të bëj çfarë të dua me ata

13:09 : 06/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
BOTA

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025
Para

Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës

TË GJITHA

Zjarr në Devoll, shkrumbohet një kasolle dhe sipërfaqe toke

16:52 : 07/08/2025

Manchester United transferon Seskon, 85 milionë euro shkojnë në arkat e Leipzig

16:41 : 07/08/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës

16:41 : 07/08/2025

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

16:35 : 07/08/2025

Muaji Korrik i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

16:32 : 07/08/2025

Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

16:24 : 07/08/2025

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com