• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shembja me demolim ( tritol) e një pallati 9-katësh në rrugën “Andrea Mema ” në Durrës dëmtoi edhe 3 shtëpi të tjera pranë tij.

Pallati u hodh poshtë me shpërthim të komanduar, pasi ishte prishur shumë nga tërmeti i vitit 2019. Bashkë me të u dëmtuan shumë banesat rreth tij, banorët e të cilëve prej 4 vitesh nuk jetojnë më në shtëpitë e tyre. Ata nuk përfitojnë më as bonusin e qirave, por as fondin për riparimin e dëmeve që shteti shkaktoi nga demolimi i pallatit 9 -katësh.

Banorët e këtyre shtëpive u ankuan në Fiks Fare pasi prej kaq vitesh mbajnë në duar shkresa që u japin të drejtë , por asnjë zgjidhje tjetër.

Luljeta Cani njëra prej ankueseve e ka patur shtëpinë e saj vetëm 5 metra larg pallatit që u  shemb me komandim. Ajo tregon se në atë kohë për të hedhur poshtë pallatit u bënë dy shpërthime me tritol. I pari për të hedhur poshtë kafazin e ashensorit dhe shpërthimi i dytë për të hedhur poshtë gjithë ndërtesën. Si pasojë shtëpia e saj u dëmtua shumë gati në shkatërrim të plotë. Të njëjtin fat patën edhe shtëpitë e 3 familjeve të tjera.

Në fillim, Bashkia e Durrësit ofroi një bonus qiraje për banorët e prekur, por pas një viti kjo ndihmë ekonomike u ndërpre pa asnjë shpjegim të qartë. Zonja shprehet se për dy vite ka trokitur në çdo derë, ka kërkuar përgjigje dhe zgjidhje, por është përballur vetëm me heshtje dhe premtime boshe.

Pas konstatimit të  dëmeve të shkaktuara, Komisioni i  Bashkinë Durrës nxori një vlerë dëmshpërblimi prej rreth 7.3 milion lekësh për znj. Luljeta dhe për një familje tjetër  6 milion lekë të vjetra  Sipas Luljetës me këtë shumë ajo nuk bën dot as çatinë e shtëpisë e jo më ta rikthej në gjendjen e mëparshme. ” Me këtë shumë as tjegullat nuk i blej dot” shprehet ajo për Fiksin. Ndërsa familjet e tjera që  janë në po të njëjtën situate prej kohësh jetojnë me qira që e paguajnë vete.  Ndërkohë pallati 9 katësh që u demolua është rindërtuar dhe familjet sot jetojnë në shtëpitë e tyre të reja, kurse këta banorë kanë mbetur rrugëve.

Lexo edhe:

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Madje asokohe ka shkuar vetë kryeministri Rama në Durrës pas shembjen së pallatit ku ka takuar këta banorë dhe i ka qetësuar që shteti do u paguajë qiranë dhe do u ndërtojë edhe shtëpitë. Gjë që deri më sot ende nuk është bërë asgjë.

Çdo institucion u jep të drejtë me shkresa, por që asgjë konkrete nuk është bërë për ta.  Madje bashkia dëmtimin e banesave nga shembja me demolim e pallatit 9 katesh me nr 30 në 6 janar të vitit 2021, e ka klasifikuar  si një  fatkeqësi të shkaktuar  nga veprimtaria njerëzore. Komisioni i vlerësimit të dëmeve pranë Bashkisë së Durrësit zhvilloi një inspektim pranë banesës së zonjës Luljeta Cani konstatoi se niveli i dëmtimi në këtë banesë është DS2 dhe dëmet në shtëpinë e saj kapnin vlerës  879 mijë lekë të reja me tvsh.

Por në një vlerësim të dytë kjo shumë është ulur  në vlerën 629 mijë lekë të reja.

Edhe pse kanë në dorë 2 akte vlerësimi nga ekspertët e bashkisë, kjo familje nuk ka marrë asnjë fond për riparimin e dëmeve në shtëpinë  saj, madje i është ndërprerë edhe bonusi i qirasë.

Në 1 prill të këtij viti Bashkia e Durrësit u thotë se “aktualisht nuk ka fonde për bonuset e qirasë”, ndërsa vlera e dëmshpërblimit është futur në një “listë pritjeje”, pasi Bashkia e Durrësit ndodhet  “në fazën e rindërtimit të qytetit”.

Fiks Fare u interesua për problemin e këtyre banorëve në Bashkinë e Durrësit. Në përgjigjen e saj bashkia thotë se 2 familjet Cani dhe Golgota janë trajtuar me bosus qiraje për një periudhë 27 mujore.

Në vitin 2021 Këshilli Bashkiak i Durrësit mori vendim për t’u dhënë ndihmë financiare si familje të  dëmtuara nga  prishja e detyruar e ndërtesave në Njësinë Administrative nr.3,të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.

Kjo ndihmë financiare, sipas bashkisë,  i është kërkuar ish Ministrisë së Rindërtimit, por kjo e fundit në vitin 2022 u ka kthyer përgjigje se këto dëme  duhet të mbulohen nga të ardhurat financiare të bashkisë.

Në fund të përgjigjes së saj Bashkia e Durrësit premton se të gjithë qytetarët e dëmtuar nga shembjet e detyruara do të dëmshpërblehen brenda vitit 2025./TopChannel

Etiketa: BashkiaDurrestermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

12:42 : 26/07/2026
AKTUALITET

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

08:12 : 26/07/2026
AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët magazina në Durrës

11:00 : 25/07/2026
AKTUALITET

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026
AKTUALITET

Autor i 7 vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

13:47 : 23/07/2026
Para

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş