• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i sterilizimit drejt mbylljes, kostoja reale 53% më shumë se kontrata

08:09 : 23/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të afatit.

Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kosto reale e koncesionit arrti për 2017-2026 mbi 15.3 miliardë lekë ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.

Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit.

Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale.

Në dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë PPP 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, për sterilizimin e instrumentave kirurgjikale në spitalet publike me vlere prej 100 milionë eurosh. Teksa koncesioni u dha, një autoklavë e investuar miliona euro brenda QSUT me fonde publike nuk funksionoi kurrë. Në vitin 2018, kostoja e sterilizimit rezultoi 28% më e lartë sa plani, duke detyruar ministrinë të kufizojë operacionet e lehta.

Lexo edhe:

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

Në gusht 2023, SPAK lëshoi me 8 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara.

Pak ditë pas urdhrave, u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse SPAK sqaroi se e kishte siguruar kopjen autentike nga institucione të tjera. Hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.

Koncesioni i sterilizimit, një marrëveshje PPP e financuar nga taksa e qytetareve rezultoi një aktivitet me korrupsion sistematik, shpërdorim detyre dhe kapje të shtetit.

Shumica e kontratave koncesionare me PPP të tilla si incenertoret, kontratat në shëndetësi etj që u prezantuan nga qeveria si novatore kanë rezultuar skandale financiare, duke bërë që paratë publike të ikin për përfitime private në vend të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare Sani Servis dhe qeverisë shqiptare, sterilizimi për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushton 13.900 lekë.

Të gjitha këto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë ekspertë të shëndetësisë pohojnë se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklavë do të kushtonte shumë më lirë se, se 17 milionë euro në vit, që i paguhen sot koncesionarit./MONITOR

Afera e “sterilizimit”/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt

Etiketa: aferailir beqajkoncesionikontratakostojaPPPSani Servicesterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

18:17 : 05/08/2025
SPORT

Vinicius i vendos kushte Realit: 25 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës

12:55 : 02/08/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

14:42 : 01/08/2025
AKTUALITET

Aksioni i dyshimtë shtetëror/ Show me pranga të paligjshme, kush e shënjestroi “Delvina Gas Company”

16:29 : 30/07/2025
Para

Temperatura deri në 35°C, njihuni me parashkimin e motit për sot

TË GJITHA

Konflikt/ Pezulloi drejtorin e Vlorës, gjykata rrëzon kreun e komanduar të AMP, Artiol Saliasi

12:25 : 24/08/2025

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

12:07 : 24/08/2025

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

11:44 : 24/08/2025

Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

11:30 : 24/08/2025

I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan

11:22 : 24/08/2025

Trafikonte dr*gë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

11:05 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com