• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

11:52 : 20/06/2025
në RAJONI

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik” fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet në Kosovë lidhur me vendosjen e barrikadave në veri më 2022.

Në mesin e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim është edhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – i cili po ashtu kërkohet nga Kosova për sulmin e armatosur më 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Gjuriç tha se këto fletarrestime janë “të pabazuara” dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Departamentit amerikan të Shtetit të publikuar në dhjetor të vitit 2022.

Kryediplomati serb tha se në bazë të kësaj deklarate, barrikadat ishin hequr pasi kishte “garanci ndërkombëtare që nuk do të kishte masa represive ndaj pjesëmarrësve”.

“Me këtë veprim, Prishtina minon drejtpërdrejt besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese dhe shkel brutalisht frymën e uljes së tensioneve që ishte vendosur atëherë”, u tha në deklaratë.

Lexo edhe:

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Gjuriç u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-së dhe BE-së, që të reagojnë urgjentisht dhe “të mbrojnë të drejtat themelore të popullit serb”.

Përfaqësuesit serbë që kishin marrë pjesë në barrikadat e dhjetorit 2022 në veriun e Kosovës kishin vendosur disa kushte për heqjen e tyre, si lirimi i serbëve të arrestuar dhe “tërheqja” e listave të supozuara me emra serbësh që, sipas tyre, Kosova synonte t’i arrestonte.

Beogradi zyrtar atëbotë kishte deklaruar se kishte marrë një njoftim zyrtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku thuhej se ishte përmbushur kërkesa e dytë e serbëve.

SHBA-ja dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët më 28 dhjetor 2022 deklaruan se kishin marrë siguri nga autoritetet në Kosovë se nuk ekzistojnë lista me emra serbësh që do të arrestoheshin apo përndiqeshin për shkak të protestave paqësore apo vendosjes së barrikadave.

“Njëkohësisht, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhej mes tjerash në këtë deklaratë të përbashkët.

Përveç në dhjetor, barrikada janë vendosur edhe më 31 korrik 2022, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit e Serbisë, por ato janë larguar më 1 gusht pas vendimit të Kosovës për ta shtyrë zbatimin e kësaj mase për 30 ditë.

Më 18 qershor 2025 Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se është lëshuar fletarrestim ndaj Radoiçiqit dhe 10 serbëve të tjerë.

Radoiçiq dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar nga autoritetet në Kosovë pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022. Radoiçiqi ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ndaj tij Kosova ka lëshuar edhe fletarrestime për krime lufte. Ndryshe, gjatë kësaj jave, po ashtu janë thirrur që të merren në pyetje edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Zllatan Elek./ REL

Etiketa: KosovaMarko Gjuricserbiazvecan

Lajme të lidhura

RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025
BOTA

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025
RAJONI

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

18:56 : 14/07/2025
AKTUALITET

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

19:59 : 13/07/2025
RAJONI

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025
Para

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

TË GJITHA

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

14:08 : 17/07/2025

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

13:55 : 17/07/2025

Krim pasioni! Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të përfshirë dhe 2 shqiptarë

13:49 : 17/07/2025

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

13:37 : 17/07/2025

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

13:34 : 17/07/2025

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com