• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se "Izraeli është duke bërë punën e pistë", për të gjithë ne në Iran. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në Berlin.

08:33 : 20/06/2025
në BOTA

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne në Iran”. “Ky togfjalësh, ka shkaktuar acarim në grupin parlamentar të SPD-së”, thotë eksperti i politikës së jashtme Adis Ahmetoviq për portalin “ZDFheute.de”.

Kundërshtime të forta erdhën edhe nga të Gjelbrit, Partia e Majtë dhe aleanca e Sahra Wagenknecht. Ndërsa kancelari i sheh pikëpamjet e tij si të justifikuara nga reagimet.

“Kjo deklaratë mori miratim në masë të madhe”, tha Merz në Berlin. Kishte vetëm disa zëra kritikë që ai nuk pranoi t’i komentonte. Kritikët e Merz i referohen një fraze në një intervistë për ZDF në margjinat e samitit të G7 në Kanada.

Friedrich Merz dhe Benjamin Netanjahu gjatë një takimi në vitin 2024
Friedrich Merz dhe Benjamin Netanjahu gjatë një takimi në vitin 2024Fotografi: Kobi Gideon/GPO/dpa/picture alliance

Moderatorja Diana Zimmermann përdori në fakt fjalën “punë të pista” në pyetjen e saj dhe Merz e përmendi atë: “Zonja Zimmermann, jam mirënjohëse ndaj jush që përdorët termin “punë e pistë”. “Kjo është puna e pistë që Izraeli bën për të gjithë ne. Ne jemi gjithashtu të prekur nga ky regjim. Ky regjim mullahësh ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në botë”, tha Merz. Ai shprehu “respektin më të madh” që ushtria dhe qeveria izraelite “patën guximin ta bënin këtë”.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

Deklaratë “e çutitshme”

Politikani i SPD-së, Ahmetoviq, zëdhënës i politikës së jashtme për grupin e tij parlamentar, u distancua nga kjo deklaratë e kancelarit: “Qëllimi kryesor në këtë situatë shumë të ndjeshme është deeskalimi. Toni i kancelarit nuk është shumë i dobishëm në këtë pikë”, tha ai.

Kolegu i tij i SPD-së, Ralf Stegner, i tha Der Spiegel: “Kur kancelari thotë se Izraeli po bën punën tonë të pistë në Iran, kjo është më shumë se e çuditshme.”

“Komente injorante”

Opozita ishte edhe më e qartë. Raportuesja e të Gjelbërve për Lindjen e Mesme dhe Iranin, Luise Amtsberg, kritikoi si zgjedhjen e fjalëve ashtu edhe përmbajtjen e deklaratës së Merz. Ajo tha: “Në vend të komenteve cinike dhe injorante nga kancelari, pres që Qeveria federale të bëjë gjithçka që mundet për të ulur shkallëzimet në këtë situatë të tensionuar.”

Politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, i tha Welt TV: “E konsideroj zgjedhjen e fjalëve të ngathët.” Në Iran, 80 deri në 90 për qind e njerëzve janë kundër regjimit islamist, por shtoi se “nga sulmet e Izraelit në Iran po vdesin edhe civilët”.

Pellmann: “Një skandal”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann, kritikoi edhe më ashpër: “Fakti që kancelari Merz tani po e hedh poshtë ligjin ndërkombëtar dhe po përqafon logjikën shkatërruese të ‘të drejtës së më të fortit’ është një skandal dhe dëmton në mënyrë masive reputacionin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara dhe më gjerë”.

Luise Amtsberg gjatë një fjalimi
Luise AmtsbergFotografi: Volker Witting/DW

Deklaratat e Merz ishin një refuzim i sundimit të ligjit dhe normave ndërkombëtare. “Shumica prej nesh ndoshta ende nuk e dinë se ku mund të përfundojë kjo”, tha Pellmann për dpa.

AfD: “Mungesë respekti dhe dëmtim”

AfD e quajti deklaratën e Merzit si “mungesë respekti dhe dëmtuese për reputacionin e Gjermanisë”. “Kontributi aktiv në luftë nuk është në interes të Gjermanisë apo të Evropës”, kumtuan Alice Weidel dhe Tino Chrupalla.

“Politikanët e Evropës duhet të mbrojnë qytetarët e tyre nga efektet negative të konfliktit në Lindjen e Mesme, siç janë lëvizjet e migracionit ose sulmet dhe të kontribuojnë me diplomaci në vendosjen e paqes.”

BSW: “Standarde të dyfishta”

Kryetarja e BSW, Sahra Wagenknecht, foli për një deklaratë të paprecedentë. Merz “legjitimon në mënyrë të paturpshme një luftë agresioni që shkel ligjin ndërkombëtar, e cila tashmë ka marrë jetën e qindra civilëve në Iran”, tha Wagenknecht. Kjo është një thyerje e traditës së moderimit të politikës së jashtme.

Alice Weidel dhe Tino Chrupalla nga AfD
Alice Weidel dhe Tino Chrupalla Fotografi: Bernd Elmenthaler/Geisler-Fotopress/picture alliance

Deklaratat e Merz shkaktuan mosbesim edhe në komunitetin gjermano-iranian.

“Z. Merz, Ju nuk jeni prekur fare nga ky regjim. Para së gjithash, ata që preken janë 80 milionë njerëzit në Iran që kanë jetuar nën shtypjen vdekjeprurëse të këtij regjimi për 46 vjet”, shkroi gazetarja Gilda Sahebi në Instagram. Ajo shtoi se qeveria izraelite nuk po bënte “punën e pistë”; ​​kjo ishte puna e shumë njerëzve që po i rezistonin atyre në pushtet. “Këta njerëz tani po bombardohen.”/DW

Etiketa: Friedrich MerzIzraelikancelari gjerman

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026
BOTA

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

21:50 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

14:24 : 08/07/2026
AKTUALITET

Ron Yafet, miku izraelit i Ramës që u përfshi në “projektin e korruptuar” të armëve me Kayo

12:48 : 28/06/2026
BOTA

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026
BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
Para

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş