• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Gattuso: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

16:16 : 19/06/2025
në SPORT

Pas humbjes në Oslo ndaj Norvegjisë, FIGC vendosi të shkarkojë Luciano Spallettin dhe më pas zgjodhi Gennaro Gattuson si pasuesin e tij.

Trajnerit kalabrez, kampion bote në vitin 2006, i është besuar misioni për ta çuar Italinë në Botërorin e ardhshëm. Në fjalën hyrëse, gjatë prezantimit, ai nënvizoi:

“Është një ëndërr që bëhet realitet, shpresoj të jem në lartësinë e duhur. E di që detyra nuk është e lehtë, por në jetë asgjë nuk është e lehtë. Unë dhe stafi im e dimë që ka shumë për të punuar, por jemi të bindur se mund të bëjmë një punë të madhe.

Duhet të punojmë, të shkojmë të flasim me lojtarët, të hyjmë në mendjen e tyre. Kam dëgjuar prej vitesh që thuhet se nuk ka më talent në Itali, por unë besoj se lojtarët ekzistojnë. Duhet vetëm t’i vendosim në kushtet e duhura për t’u shprehur në maksimum. Objektivi është ta rikthejmë Italinë në Botëror. Kjo është thelbësore për ne dhe futbollin tonë”.

Çfarë duhet të bëjmë?
“Duhet të rigjejmë entuziazmin, të mos mendojmë negativisht. Kush vjen në Coverciano duhet të vijë me entuziazëm, duhet të krijojmë një familje. Përveç aspektit teknik dhe taktik, duhet të rindërtojmë atë frymë grupi që na ka karakterizuar për vite me radhë”.

Lexo edhe:

Te Partizani, të vendosur për një emër të huaj pas Skënder Gegës

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

Çfarë të shtyu ta pranosh këtë detyrë delikate?
Bindja se kemi lojtarë të rëndësishëm. 4-5 prej tyre janë ndër më të mirët në botë në rolet e tyre. Sidoqoftë, e theksoj: rëndësi ka grupi, jo individët. Kur më telefonuan Buffon dhe Gravina, nuk hezitova asnjë çast.

Çfarë identiteti duhet të rikthejmë?
Ka shumë të huaj në Serie A dhe ky është problem. Në moshat e reja po bëhet punë e mirë, por më pas lojtarët humbasin rrugës. Te Hajduku kam luajtur me të rinj të lindur më 2005, 2006, 2007… Duhet t’u japim hapësirë të rinjve. Të mos shkojmë dy herë radhazi në Botëror, është e papranueshme.

Çfarë Gattuso do të shohim?
Të gjithë kujtojnë Gattuson luftarak, por sot një lojtar si vetja nuk do ta fusja në formacion, sepse dua që skuadra ime të luajë futboll. Sot futbolli ka ndryshuar, çdo lojtar ka karakterin e vet, nuk janë të gjithë njësoj.

Na thoni më shumë për stafin dhe eksperiencën tuaj si trajner…
Kam Bonuccin në staf dhe pesë të tjerë, që punojnë me mua prej vitesh. Do të na ndihmojnë edhe Prandelli, Zambrotta dhe Perrotta. Me Napolin humba Champions-in me 77 pikë, me Milanin dështova për një pikë. Me Hajdukun luftuam për titull pas 19 vitesh. Nuk vlerësohet vetëm kush fiton, por si punohet dhe si rritet skuadra.

Sa do të ndryshojë puna si trajner i kombëtares?
Do të jem shpesh në udhëtime, në trena, avionë, për të parë stërvitje dhe ndeshje, për të biseduar me lojtarët.

Çfarë këshille ke marrë nga Lippi?
Nuk mund ta them gjithçka… Ai më tha: Tani je ti trajner i kombëtares, kuptove… Të tjerat ishin batuta. Dua të rikrijoj atmosferën që kishte Italia e Lippit. Dua të krijoj përkatësi, një grup që vjen me buzëqeshje në “Coverciano”.

Mesazhi që të ka emocionuar më shumë…
Zëri i prindërve të mi që emocionoheshin kur e mësuan lajmin. Ishte një moment i bukur për mua.

Çfarë skeme do të përdorësh?
Nuk ka rëndësi moduli, rëndësi ka mënyra si qëndrojmë në fushë. Duhet të jemi skuadër që luan në gjysmën e fushës së kundërshtarit.

Çfarë mendon për ata që refuzojnë kombëtaren?
Kush vjen në kombëtare duhet të qëndrojë edhe nëse ka ndonjë shqetësim, këtu kemi gjithçka për t’i kuruar. Nuk dua justifikime. Kush vjen këtu, rri këtu.

Çfarë do t’iu thuash lojtarëve në takimin e parë?
Duhet t’ia themi gjërat njëri-tjetrit në sy, si një familje. Nuk dua justifikime. Kush nuk jep maksimumin, e ka të vështirë këtu.

A ke folur me lojtarë që Spalletti nuk i ka thirrur?
Kam telefonuar 35 lojtarë. Ka lojtarë që nuk janë thirrur, por mund të na ndihmojnë. Edhe me Chiesa kam folur, i kam thënë që duhet të gjejë vazhdimësinë.

Çfarë mendove duke parë ndeshjen me Norvegjinë?
Norvegjia vraponte më shumë. Disa nga tanët kishin humbur në Champions, ishin të rrënuar psikologjikisht. Ishte e vështirë ndeshja.

Çfarë shpëton nga puna e Spallettit?
Kam respekt të madh për Spallettin. Është një mjeshtër i futbollit, por tani duhet të shohim si të ecim përpara me kohën e pakët që kemi në dispozicion.

Për çfarë do të jesh i patolerueshëm?
Nëse lojtarët nuk japin 100% në stërvitje. Në stërvitje nuk duhet të ecësh, por të japësh gjithçka.

Një mesazh për bashkëqytetarët e tu?
Kalabria është një vend i mrekullueshëm, iu them të rinjve të ndjekin rrugën e drejtë, të studiojnë, të jenë njerëz të mirë. Shpresoj që të flitet për Kalabrinë për gjëra të bukura.

A ke pasur kohë të emocionohesh?
Jo, menjëherë kam hyrë në mendime, sepse kam marrë përsipër përgjegjësi të mëdha. Vetëm mund të premtoj përkushtim dhe pasion.

A është Acerbi mes lojtarëve që ke kontaktuar?
Jo, nuk kam folur me të. Ekziston respekti maksimal, por kam thirrur lojtarë më të rinj, që mund të na ndihmojnë më shumë tani.

Etiketa: GattusoItaliatrajner

Lajme të lidhura

SPORT

Te Partizani, të vendosur për një emër të huaj pas Skënder Gegës

15:52 : 28/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
SPORT

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025
SPORT

Dorëheqja e Skënder Gegës te Partizani, ja kush do ta drejtojë skuadrën

18:12 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani mbetet pa trajner, largohet Skënder Gega

16:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Lopatat s’japin rezultat, Italia dhe Greqia na ndihmojnë me avionë për të shuar zjarret

20:09 : 21/07/2025
Para

"56 mijë apartamente bosh në Tiranë"/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 31 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 30/07/2025

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025

Ul kolesterolin, pastron gjakun dhe mbron mëlçinë, zbuloni vlerat ushqyese të manaferrës

22:52 : 30/07/2025

PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës

22:41 : 30/07/2025

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com